Home / Opinion / Vetëm kush nuk i njeh shqiptarët e nuk ua njeh tabiatet, befasohet nga krahinorizmat mes nesh. E vetëm kush ka fjalor të vobektë i quan “racizëm” këto krahinorizma.

Vetëm kush nuk i njeh shqiptarët e nuk ua njeh tabiatet, befasohet nga krahinorizmat mes nesh. E vetëm kush ka fjalor të vobektë i quan “racizëm” këto krahinorizma.

Proceset civilizuese që e nxjerrin një popull prej krahinorizmave nuk janë të tipit moralizues.
Për t’u përmendur me vlerësim është fakti se, me gjithë krahinorizmat e pranishëm kudo mes shqiptarëve, Shqipëria ka patur kryeministra e ministra (sigurisht edhe zv.ministra e deputetë) shqiptarë të Kosovës (edhe të trojeve të tjera sigurisht), edhe në periudhën republikane e monarkike të paraluftës, edhe në qeveritë komuniste e demokratike të pasluftës dhe kjo traditë sigurisht do të vazhdojë deri në bashkim. Aq sa ka patur vlerë ideologjia së cilës i kanë shërbyer, aq kanë patur vlerë ata. Siç ka qenë modeli intelektual i drejtuesit, ashtu ka qenë edhe ai i tyre. Jam i sigurt se do të vijë koha kur edhe Kosova të mund të ketë ministra e kryeministra nga Shqipëria, e të mos ketë kundërshti të mëdha ndaj kësaj.
Po ashtu, përveç kombëtares së futbollit, Shqipëria është vend ku bëjnë biznes, art, sport, shkollë, apo ku janë punësuar e jetojnë shumë shqiptarë të Kosovës. Shumë syresh, kanë edhe shtetësinë e Shqipërisë. A jetojnë mirë e a i kanë raportet e mira me komshinjtë e lagjeve? A shahen, duke përdorur gjithë blasfemitë, seksizmat, krahinorizmat, ofendimet e pamjes së jashtme, moshës, varfërisë, aftësive fizike e sëmundjeve, apo janë të gjithë djem e vajza të edukuara si te filmat e realizmit socialist? Një nga një nuk mund ta di si i kanë punët, po kështu në përgjithësi duhet t’i kenë punët ashtu siç i ka Shqipëria e shqiptarët e tjerë. Pra, mbase edhe shahen mesvedi.
Mirëpo: kur një ministër dorëzon detyrën është mirë të tregojë si e gjeti e si e la, çfarë sheh me kritikë te vetja e te bashkëpunëtorët, çka u arrit, çka jo, dhe kush e pengoi.
Paraqitja e vetes si viktimë është i pranueshëm te viktima, por është i dyshimtë kur bëhet nga personi i veshur me pushtet. Nëse vërtet paska patur diskriminim që të ka penguar, fundja, ç’bëre për ta ndryshuar? Ose për ta vetëdijësuar opinionin, nga pozita e pushtetshme që pate? Ose ose, më e pakta, të denoncoje “racistin”? Kështu, në përgjithësi, ky fajësim jo vetëm që nuk e reflekton realitetin, por e shtrembëron dhe e instrumentalizon atë. Duket më shumë si një taktikë për t’ia dhënë shef Edvinit edhe flamurin e gegofilit, duke i dhënë opozitarëve etiketën e gegofobëve. Pse pak bajrakë mban Edvini ynë alemdar? Pak kategorizime demonizuese ka opozita, sa i mungonte dhe kjo e gegofobisë? Pse duhet përdorur platforma e pushtetit për të përhapur helm të tillë?

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...