Home / Opinion / Kur politika mundohet ta fshehë të vërtetën!

Kur politika mundohet ta fshehë të vërtetën!

 shkruan Akademik , Abdulla Mehmeti

16,09,2020  Tetovë /Shipkovic/
Marrëveshjet mes shteteve shumetnike nuk mund të jenë marrëveshje vetëm mes dy popujve.
Nëse mes dy popujve fqinjë kërkohen rrënjë të përbashkëta të historisë së tyre, gjuha e njëjtë, trashëgimia kulturore e përbashkët dhe identiteti kombëtar i njëjtë; synohet shkrimi i historisë së përbashkët, i librave shkollorë dhe literaturës historiografike me përmbajtje të njëjtë, për ngjarjet dhe personalitetet nga e kaluara (Ilindeni, Goce Dellçevi etj.), siç parasheh Marrëveshja për bashkëpunim, mirëkuptim dhe fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, hapi i ardhshëm i tyre çon në kërkesën për krijimin e shtetit të përbashkët, përkatësisht i një populli të njëjtë me dy shtete.
Si gjithmonë, në këtë lojë të madhe politike, pas nënshkrimit të Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (2017) dhe Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë (2018), humbës më të mëdhenj janë shqiptarët, nuk është populli maqedonas, përderisa edhe zyrtarë të lartë nga pala bullgare kanë bërë thirrje disa herë, në emër të së vërtetës historike, respektimit të fqinjësisë dhe miqësisë tradicionale mes popullit shqiptar dhe popullit bullgar, duke kërkuar që edhe shqiptarët vendës të përfshihen denjësisht në dialogun mes palëve për zgjidhjen e këtyre çështjeve të rëndësishme për popujt dhe shtetet fqinje, ndërsa klasa politike shqiptare vendëse (me heshtjen mortore edhe të Tiranës dhe të Prishtinës zyrtare) vazhdon të mbetet e shurdhër edhe më tej, duke i lënë qëllimisht në heshtje këto çështje me peshë historike për popullin shqiptar në Maqedoni, për t’i mbajtur në kreun e agjendës së saj çështjet dytësore dhe të parëndësishme, siç është pjesëmarrja fiktive në pushtet dhe realizimi i interesave partiake, personale dhe grupore, apo të klaneve politike të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar, me këtë duke i dëmtuar njëherësh, interesat e popullit shqiptar, interesat e fqinjëve të tyre maqedonas dhe bashkëqytetarëve të tjerë, si edhe procesin e integrimeve rajonale (Ballkani Perëndimor) dhe ato globale (NATO, BE), paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Kjo klasë politike (në pozitë dhe opozitë), përderisa hesht për çështje kaq të rëndësishme dhe me peshë historike nuk mund t’i përfaqësojë interesat e shqiptarëve në këtë shtet dhe si e tillë duhet sa më parë të demaskohet dhe largohet nga skena politike, si faktor që mbron interesa të huaja dhe rrezikon paqen dhe sigurinë e vendit dhe të rajonit.

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...