Home / Të ndryshme / Shkëputje nga romani: “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani” të autorit Avdi Ibrahimi, botim i vitit 2014.

Shkëputje nga romani: “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani” të autorit Avdi Ibrahimi, botim i vitit 2014.

Sali Shabani ka jetuar me jetën e kaçakut deri në vdekje! (2)

Rozafa, atje në fshat, ishte tretur në mendime. Një dalldi hutimi po e kaplonte iu bënë flakë faqet dhe sytë i xixëllonin, i buçisnin veshët, qe trandur vetmevete, i qe turbulluar shpirti ashtu, ndjeu se diçka i theri dhe i shkaktoi dhembje në gjoksin me gjinj të fryrë. Mendimet i fluturonin në një pafundësi, Kabashi gjithnjë po i kujtonte diçka. Ajo sikur pa një fytyrë të njohur prej kaçaku. Një fytyrë paksa rrumbullake me sy të vegjël e të kaftë, me vetulla të zeza, një trup mesatar, por të fuqishëm. Atje në mes çetës kaçake, i dukej të ishte më i miri, më i besës, më i fjalës, ishte për mendimet e saj bacë Sali Shabani. Për një kohë mbeti e shtangur. O Zot, ndoshta kështu mendon edhe Shpendi?! O Zot për mua bacë Saliu më duket se është i hyjnishëm?! O Zot, Kabashi ëndrra ime?! Lëshoi një thirrmë! Shpend, të falem nderit për të gjitha rrëfimet e mrekullueshme që më ke treguar për Kabashin dhe trimin Sali Kabashin?!
– Kabashi me një natyrë të mrekullueshme?
– Për këtë vriste mendjen Rozafa, Kabashi i vendit ku kishin jetuar të parët e fisit tim. Por kishte mbetur e habitur kur kishte vizituar varret e të parëve në Kabash, ato varre i kishte mbuluar bari. Kaloi për një kohë në heshtje dhe ashtu e heshtur mendoi, kushedi mos po kalonte rastësisht në tallazet e çmendurisë. Pastaj ajo u tremb nga ajo masakër e tmerrshme, njëherësh zgurdulloi sytë me qerpikët që i rrihnin poshtë – lart, po ndjente një zjarrmi në trupin e saj, shpirti flakë po i digjte, kjo ngjarje e hidhur i dukej se po e çmendte! Zot, si nuk e kishin frikën e ndëshkimit, kriminelët serboçetnik!
E mëgjithëkëtë për vete kujtojnë ata serbët se janë të ”shenjtë “ sa marrëzi! Por ata nuk janë më shumë se një copë bajgë, – tha me një zë të përvajshëm Rozafa.
Tani ajo kishte kaluar në heshtje të pakuptimtë, sapo i dukej vetja sikur të mos ishte qenie e kësaj bote. Të dukej sikur ajo rrekej të gjente në pafundësinë e qiellit që ta risjellte në jetë fjala e dhënë e Sali Kabashit se do të hakmerrej ndaj kriminelëve serboçetnikë për masakrën që kishin bërë në kishë të Kabashit.
Ajo mezi e kapërceu tendosjen që kishte dhe po mendonte më vete të kalonte në mendime tjera për fjalën e dhënë, pra për besën shqiptare, ose kultin e besës që e kanë për zemër shqiparët, për traditat e të parëve, në familjet e fshatit Kabash, fjalën kryesore e kishte i zoti i shtëpisë.
Urdhrave u nënshtroheshin pa kushte të gjithë anëtarët e familjes. Çdo anëtar duhej ta ruante prestigjin e familjes, i zoti i shtëpisë vendoste për martesën e anëtarëve që arrijnë moshën e pjekurisë, ai përfaqëson familjen në komunikimin e jashtëm me shoqërinë dhe organet e pushtetit. Brenda familjes me afri gjaku, mbretëronte harmonia e pajtueshmëria, disa nga anëtarët kryenin punët fushore, të tjerët ruanin e rrisnin bagëtinë, të tretët shkojnë në treg, në mulli për të bluar, për dru e ca të tjerë shkolloheshin, dhe gratë mbanin pastërtinë, kujdeseshin për rritjen dhe edukimin e fëmijëve endnin pëlhura në vek, qëndisnin qëndisma, thurnin triko leshi, gatuanin dhe përgatisnin bulmetin. Në mbrëmje kur të gjithë meshkujt gjendeshin të bashkuar, i zoti i shtëpisë secilit prej tyre ua caktonte se çdo të punonte të nesërmen, të njëjtën gjë e bënte edhe zonja e shtëpisë me femrat. Të zotët e shtëpisë ishin rigorozisht të drejtë. Gratë, në të shumtën e rasteve, mbanin veshje një këmishë të gjatë e një përparëseje, karakterizohej nga këmisha e bardhë e gjatë dhe xhoka, e cila ishte prej shajaku të bardhë, kishte gjatësi të tillë sa pak dukej këmisha, brekët e gjata, kurse çorapë të shkurtra dhe shami mbi kokë.
Ky ishte tipi më i përhapur i veshjes popullore të grave ndër shqiptarët. Si duket këtë veshje e kishin trashëguar edhe gratë e Kabashit.
Femra e këtij fshati malor, me gjithë punët e përditshme shtëpiake, atyre rreth bagëtisë dhe fushës, i kushtonin kujdes edhe higjienës së vetë.
Krahas rregullimit të flokëve, rregullonin fytyrën, vetullat, mollëzat, e faqeve dhe buzët.
Rregullimin e fytyrës e bënin vetëm nuset e reja, ndërsa çupat, vashat, gratë e veja dhe plakat nuk hynin në rregullimin e fytyrës.
Nuset rregullimin e bënin me ndihmën e një materie të dylltë, për të cilin ngjiteshin qimet e fytyrës, pastaj lyhej fytyra me të bardhë, për mbajtjen e flokëve ishte krehri. Mjeti themelor për larjen e flokëve ka qenë “humza“ një lloj dheu natyror i përhimët (dheu argjilor), pas larjes kriheshin, krehri ishte i gjerë e petak me dy palë dhëmbëza, të rrallë e të shpeshtë.
Ato nganjëherë i ngjyrosnin flokët me kanë të gështenjtë apo të kuqërremtë. Ato mbanin edhe stoli me materiale të çmuara të arta e të argjendta.
Pastaj kishte edhe gra që u besonin besë-tytnive, ato thoshin se, të marteve e të dielave “Nuk është mirë me u la”. Kur i krihnin flokët, ato që bien s’bën të hidhen në tokë për të mos i shkelur ndokush, se thoshin i dhemb koka.
Edhe pse sot shumë gjëra nga traditat tona shqiptare kanë zënë të harrohen. Në punime të ndryshme artizanale, drugdhendjen e ushtronin meshkujt, ndërsa punimet artizanale të tekstilit i punonin zakonisht femrat. Kjo traditë është ngritur në nivele artistike. Në artizanatin shtëpiak janë bërë punime me vek apo me vegje, ku janë bërë qilimat, thurjet e ndryshme të veshmbathjeve, qëndisjeve, punimet me grep e gjilpërë. Në punimet e drunjta, siç ishin: magjet, hambarët e koshat, djepat, arkat e nuseve, enët e ndryshme, veglat bujqësore. Motivi i gjarprit, shpezët e ndryshme: shqiponja, dielli, yjet, motivet florale, lisi, fieri, dushku, lulet, në artin shqiptar janë mjaft të shpeshta, këto motive të aplikuara në prodhimet e ndryshme artizanale shtëpiake, dalin tejet interesante për etnografinë.
Ky fshat ka ruajtur, zakone e norma të ndryshme, për vetë aktin e lindjes. Pasi lindte fëmija, atë e merrte më e moshuara e shtëpisë, ia priste kërthizën fëmijës, e pastronte dhe mbështillte në pelena, pastaj atë ia jep nënës së vetë dhe kjo i jepte sisë. Lehona pushonte shtatë ditë ajo s’punonte fare dhe nuk dilte nga dhoma. Nëse fëmija ishte djalë, në të shumtën e rasteve e pagëzonin me emrin Jeton, ndërkaq kur ishte vajzë me emrin Jeta, ose Fatë, emër ky paraislamik. Një simbolikë mjaft e përhapur në këtë fshat ishte, nëse dikujt nuk i jetonin fëmijët, dhe kishte ndodhur që t’i vdiste edhe fëmija i tretë me radhë, paska qenë zakon që djepi i tij të lihej i përmbysur mbi varrin e tij. Kjo bëhej me qëllim “për mu pre, deka”. Besohej se kështu i dilej vdekjes përpara, fëmijët që lindnin më pas, do të jetojnë. Kështu veprohej me gjasë, se vdekja vdekjes i frikësohej. Sipas filozofisë popullore, zjarri me zjarr e keqja me të keqen luftohet. (vijon)
P.S. Foto e legjendes kombetare Sali Shabani (Kabashi).

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...