Home / Lajme / Ramabaja për Prof dr Sabit Brokajn!

Ramabaja për Prof dr Sabit Brokajn!

Se kildebilledet
Nga Sadri Ramabaja
Më 27 prill 1999 pata ateruar me helikopter ushtarak CH nga Luzern-i në Tiranë. Shkoja me një ekip të vogël mjekësh e ushtarakësh tok me mikun tim Dr Agron Abrashin.
Me ndihmën e mikut tonë Christian Gieger kishim arritur të siguronim një sasi të madhe barnash për ushtarët tanë (UÇK) në frontet e luftës. Barnat ishin kryesisht kundër helmeve biologjiko-kimike. Sasia kapte shumën prej diku 1.5 milion Fr,-
Me insistimin tim barnat ia kishim dorëzuar përgjegjësit për këtë tip logjistike – Dr Shaip Mujës. Ato kishin arritur në Tiranë një muaj përpara. Personalisht i kisha pritur në Durrës.
Brenga ime ishte se a do të shkonin barnat në cakun e destinuar.
Kjo ishte arsyeja përse kërkova një takim me Prof. Dr Sabit Brokajn, atëbotë këshilltar për çështje të sigurisë i presidentit Rexhep Meidani.
Në zyrë më priti plot ngrohtësi.
Mbi tavolinën e punës kishte lbrin e Ukshin Hotit “Filozofia politike e çështes shqiptare”. Një argument plus se Ai e njeh çështjen e Kosovës më në detaje.
Fillimisht biseduam mbi çështjet e politikës së ditës dhe të rejat nga frontet e luftës. Iu gëzua shumë faktit se barnat ishin marrë nga rezervat e ushtrisë zvicerane, por edhe më shumë se ushtaraku zviceran i shoqëruar nga një mjek, do të vinin pas 4 javësh për vizitë në Tiranë dhe shikim të magazinave ku do të ruheshin barnat…
Nga fundi i bisedës, që kishte zgjatur më shumë se 30 minuta, ia shpreha brengën time për mundësitë e bjerrjes së barnave në rrugë e sipër!
Këtë brengë ta heq unë, më tha ai me sigurinë e ushtarakut dhe mjekut të përgjegjshëm. Ato do t’i shoqërojnë një eskort imja. Edhe miqte zvicerane do t’i presim ashtu si e meritojne.
Në aeroport na priti zëvendësministri i Shëndetësisë.
Me Agronin kishim ndarë detyrat: ai do të vazhdonte me ushtarakët dhe mjekun zviceran për Krumë, unë do të ndalesha për vizitë te Dr Brokaj.
Dr. Sabit Brokajn do ta kujtoj si intelektual e humanist të veçantë, si mjek profesionist i kalibrit të lartë, si patriot të madh, por mbi të gjitha si mbështetës i pakompromis i idesë për bashkimin e Kombit.
Ngushëllime familjes Brokaj, miqve e bashkëpunëtorëve të profesorit Brokaj!
Lamtumirë Shqiptar i madh!
U prehtë në paqe!
Se kildebilledet

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...