Home / Lajme / Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, ish ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, dhe asistentja ekzekutive e kryetarit, znj. Valë Gjonbalaj!

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, ish ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, dhe asistentja ekzekutive e kryetarit, znj. Valë Gjonbalaj!

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, ish ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, dhe asistentja ekzekutive e kryetarit, znj. Valë Gjonbalaj, sot gjatë ditës pritën në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkan, z. Arne Sannes Bjørnstad, dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grøndahl.
Biseda përgjatë takimit përfshiu shumë tema. U diskutua mbi situatën tejet të rënduar me COVID-19 nga qershori e sëkëndejmi, dhe rrezikun e përkeqësimit me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe dimrit. Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është shprehur edhe në ndihmat e fundit me 20 respiratorë nga Norvegjia. Ndër çështjet e trajtuara ishte edhe situata gjeopolitike në Ballkan e më gjerë, dialogu me Serbinë dhe katër lëndët e adresuara nga VETËVENDOSJE! në Gjykatën Kushtetuese për të cilat po priten vendimet, si dhe përgatitjet që po bën Lëvizja për zgjedhjet e reja.
Në fund të takimit, Kryetari Kurti falenderoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkan, z. Bjørnstad, dhe ambasadorin Grøndahl për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parreshtuar të Norvegjisë ndaj Kosovës dhe u zotua për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...