Home / Opinion / Ja pse Enver Hoxha i lufoi njëherazi Ballisto Zogistët!

Ja pse Enver Hoxha i lufoi njëherazi Ballisto Zogistët!

/ Foto i ndjeri Hysni Milloshi /
Ballisto Zogistët ,  ishin aleat me Pushtusit , dhe aleat të Serbis ,ku Ahmet Zogu ju fali trojet , dhe me von Ballisto zogistët , i kërkuan Titos që Kosova dhe Metohia të ishin krahina autonome nën ish Jugosllavi dhe më von edhe Shqipëria republik e Shtat nën ish jugosllavi , por Enveri në 1948-n jua prishi planet , preu mardhëniet me Titon dhe dénoi tradhëtin që nga Koçi Xoxe e tjer .
Kështu do të shkruante Hysni Milloshi si kryetar i PKSH , mbas viteve 90 .Kur Ahmet Zogu gjendej në Beograd, si kryeministër i larguar nga Shqipëria më 24 qershor 1924, në gusht të atij viti, lidhi me kryeministrin e Jugosllavisë, Nikolla Pashiqin, këtë Marrëveshje të fshehtë, e cila në asnjë pikë dhe asnjëherë, nuk u realzua kurrë, kurse palët ishin marrë vesh që ajo të fillonte të aplikohej që nga momenti që Ahmet Zogu të vendosej në fronin e kryeministrit të Shqipërisë, i ndihmuar gjithanshmërisht nga Jugosllavia.
Ky është teksti i Marrëveshjes:
1. Shqipëria do të angazhohet për lidhjen e bashkimit personal me Jugosllavinë.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, i cili më vonë do të njoh dinastinë e Karagjorgjeviqëve.
3. Qeveria jugosllave, me të gjitha mjetet diplomatike e ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar të shtetit dhe një herë në vit do t’i japë donacione shtetërore, hua.
4. Ministria shqiptare e ushtrisë do të shuhet dhe Shqipëria do të heq dorë nga formimi i ushtrisë kombëtare.
5. Shqipëria do të ketë xhandarmëri mjaft të fortë për të mbajtur në vend qetësinë e brendshme dhe për të ndalur dhe shkatërruar secilën lëvizje që ngrihet kundër Ahmet Zogut ose kundër regjimit të vendosur nga ai.
6. Në atë xhandarmëri do tëjenë të angazhuar edhe oficerë rusë të gjenerslit Vrangel, të cilët gjenden në Jugosllavi. Qeveria jugosllave xhandarmërinë do ta mbajë me mjete financiare të saja dhe me armë.
7. Në xhandarmëri mund të angazhohen edhe oficerë jugosllav, si dhe ata që qeveria e Jugosllavisë i angazhon në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugoslavisë do të vendsoet bashkimi doganor, mbi atë bazë që ajo të jetë e përshtatur me mundësinë e kalimit të lirshëm të mallërave në të dyja shtetet. Ushhtria dhe ushtarët e të dy vendeve do të jenë të lira të kalojnë kufirin, nga një anë në tjetrën.
9. Përfaqësitë jugosllave në botën e jashtme do të punojnë edhe në interes të Shqipërisë, sepse ajo heq dorë nga hapja e përfaqësive tësaj diplomatike jashtë vendit.
10. Qeveria Shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Paris duhet të deklarohet se heq dorë nga pretendimet e saj për sovranitet mbi Manastirin e Shën Naumit e të vendbanimit të Vermoshit kelemndas, sepse ati duhet të mbesin nën Jugoslavinë.
11. Kisha Ordodokse Shqiptare duhet të largohet nga Patrikana e Stambollit dhe të bashkohet me Hierarkinë Pravosllave në Beograd, kurse Myftillëku Musliman i Shqipërisë do të jetë i varur nga ai i Jugosllavisë.
12. Qeveria e Shqipërisë rreptësisht heq dorë nga politika nacionale dhe nuk do të interesohet për elemntin shqiptar jashtë kufinjëve të saj. Ajo do të angazhohet që në territorin e saj të mos pranojë kosovarë dhe anëtarë të dyshimtë e elementë të cilët janë kundërshtarë të politikës jugosllave.
13. Për secilin koncesion që Shqipëfria i jep ndonjë shteti tjetër, obligohet që më parë të marrë pëlqim nga Jugosllavia.
14. Nëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë e Greqinë, Qeveria e Jugoslavisë do të ketë të drejtë që në Shqipëri të rekrutojë 25 mijë vullnetarë, me qëllim të dërgimit të tyre në frontin bullgaro-grek. Në rast të luftës midis Italisë e Greqisë, kundër Shqipërisë, ushtria jugosllave do të ketë të drejtë ta okupojë gjithë territorin e Shqipërisë, pasi në atë mënyrë e siguron gjithë Shqipërinë nga invazioni i mundshëm i Greqisë dhe Italisë.
15. Qeveria e Shqipërisë nuk mund t’i shpall luftë asnjë shteti pa marrë më parë pëlqimin e Jugosllavisë.
16. Kjo marrëveshje është e fshehtë dhe s’mund të shpallet pa pëlqimin e të dy palëve.
/ Maeë nga FB i Laura Gjakovare/

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...