Home / Lajme / Shqetësimi joreal i zëvendësit të Zajkos ndaj sloganeve raciste të ”komitëve” kundër shqiptarëve

Shqetësimi joreal i zëvendësit të Zajkos ndaj sloganeve raciste të ”komitëve” kundër shqiptarëve

Shqetësimi joreal i zëvendësit të Zajkos ndaj sloganeve raciste të ”komitëve” kundër shqiptarëve!
Dje në një shënim të tij personal dhe jo reagim zyrtar megafoni i Zajkos Artan Grubi, është ”befasur” nga shfaqja publike e britmave raciste dhe shovene nga ana ”komitëve” sllavo-maqedonas kundër shqiptarëve në mes të Shkupit.
Nëse do ishte ky një shqetësim real do duhesh bërë një reagim në kohë si veprim dënueshëm dhe antishqiptar përmes megafonit të qeverisë dhe jo nga dritarja e rrjeteve sociale.
Grubi shkruan se gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme të disa të rinjve në mes të Shkupit duhet të dënohen.
“Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, shkruan Grubi.
Shqiptarët nuk kanë pse çuditen me këto skena shovene tashmë të ”zakonshme” ndaj nesh, por që duhet ti di edhe ky xhoker i Zajkos që bën të paditurin, se ata turma komitësh të paprekshëm nuk janë të rastësishme aty sepse ata
janë të pranishme shpesh herë në ndeshje sportive me akordin dhe aprovimin e SDSM-së poashtu dhe të VMRO-së, që përdoren si fije shkrepse për ta ndezur vatrën e shovinizmit dhe antishqiptarizmit në kokat e tyre.
Heshtja e plotë e prokurorisë ndaj këtij akti shoven dhe mosvënia para përgjegjësisë e këtij grupi komitësh të ”paprekshëm” ndër vite që hedhin slogane antishqiptare, tregon qartë për qëndrimin djallëzor të qeverisë Zajko dhe rolin e saj të ”sehirxhiut” në këtë rast.
Ndaj, mos e kërkoni fajtorin shfaqjeve të tilla shovene te huliganët, por atë e keni brenda bordellos qeveritare të ulur në kolltukun e kryeministrit.

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...