Home / Lajme / Kosova mund të humbë Ujmanin dhe Trepçën, thotë njohësi amerikan për çështje të Ballkanit

Kosova mund të humbë Ujmanin dhe Trepçën, thotë njohësi amerikan për çështje të Ballkanit

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Server, tha se ai nuk ishte “mjaft i sigurt” se diçka do të nënshkruhej në takimin midis Kosovës dhe Serbisë në Washington në fillim të shtatorit.
Ai nuk përjashtoi mundësinë e arritjes së “disa marrëveshjeve ekonomike, përfshirë këtu atë për Trepçën dhe Ujmanin”.
“Po ashtu, një marrëveshje për zona të veçanta ekonomike përgjatë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është e mundur.
Unë dyshoj se do të ketë një marrëveshje për çështje madhore politike që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve, sepse duket se Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën si të pavarur dhe sovrane. Prishtina nuk mund të pranojë asgjë më pak se kaq”, i tha ai Danasit, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka një shumicë të vogël në parlament dhe nuk dëshiron të rrezikojë zgjedhjet e parakohshme, të cilat sipas tij me siguri do të fitoheshin bindshëm nga ish-kryeministri, udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, transmeton Klan Kosova.
Imazhi mund të përmbajë: text that says 'Kosova if the Thaçi-Vučić Agreement Was Signed in July 2019 CEDED TO SERBIA ARRR Of KOSOVA TRATERRITORIAL STATUS SPECIAL OF AOH.ρSIC BL CIAL UJANOC DISTRICT SPECIAL STATUS uthor:u/FWolf14 CEDED το KOSOVA ASSOCIATION OF SERBIANMUNICIPALITIES MUNICIPALITIES'

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...