
Foto: Atdhe Mulla
10.9.2020 – 23:14
Biden gjatë intervistës vuri theksin në raportin e fundit të ‘The Atlantic’ ku Trump u ishte referuar të vrarëve dhe të plagosurve në luftë “dështakë” .
Ai theksoi shërbimin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden në Kosovë dhe Irak “dhe gjithë njerëzve me të, të cilët vdiqën. A janë ata të shpifur? Dua të them, nuk e konceptoj dot”, ka thënë Biden.
“Ata janë heronjë, detyrë, nderë dhe shtet”, ka shtuar tutje Biden.
Joseph R. “Beau” Biden III ishte djali i madh i Zëvendës Presidentit amerikan Joe Biden, prokuror, ushtarak dhe politikan. Për një kohë, Beau ishte edhe në Kosovë, ku ndihmoi në funksionalizimin e sistemit të drejtësisë. Ai ndërroi jetë në moshën 46 vjeçare, pas një sëmundje me kancer.
Në qershor të 2016, Qeveria mori vendim që autostrada Gjilan-Ferizaj të emërtohet si autostrada ‘Beau Biden’.