Home / Opinion / Propaganda e verdhë!

Propaganda e verdhë!

 

 

Se kildebilledet

Afrim Morina

            Për lexuesit, duhet sqaruar, se çka është propaganda e verdhë. Propaganda e verdhë, është pjesë e propagandës, e cila ka një armatë të tërë gazetarësh, prapa të cilëve qëndron politika dhe është busollë e saj. Kjo prpagandë krijon edhe kolonën e pestë, e cila mundohet ta arsyetojë gjithë këtë, madje, me denoncime edhe me kërcnime, nëse dikush vepron në të kundërtën. Qëllimi i saj është për të krijuar ambient të përshtatshëm, për të bërë politikë pa kundërshtime. Qytetari duhet të parfillë gjithqçka që lansonte kjo propagandë, për t’a oriejntuar atë në valët e veta të veprimit politikë dhe për të krijuar huti, për atë që ndodh, e, që do të ndodh rreth tyre, për probleme shoqërore politike, se edhe aty është qëllimi. Thënë me një fjalë, e kundërta e asaj që është kombëtare e parimore në propagandë, është kjo, e cila mundohet për të bindur, se, duhet paur besimin në nomenklaturën udhëheqëse, se ajo është e pagabuar.

Në këtë analizë do të merrem me propagandën e verdhë, te ne shqipatarët, vetëm në kontestin politikë, që nga letra e njohur e dyqindë e sa intelektualëve, që kërkonin rikthimin e autonomiesë, në vjeshtë të viti 1989, pas demonstratave të fuqishme, në pranëverë dhe vjeshtë, ku u vranë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu (nëntor). Kjo letër i parapriu kësaj propagande, se ishin tubuar ajka e “intelektualëve” që punonin në “Rilindje” dhe revistat jovere, edhe letrare, në gazetën “Komunist” në “Nasha armija”, e korespodentë të jashtë, që ishin akredituar me pëlqimin e Beogradit, nëpër shtete të ndyeshmne. Gjithë këta kishin krijuar emra dhe prestigj, duke luftuar iredentizmin, seperatizmin dhe nacionalizmin shqipëtar. Kjo letër edhe filllo të krijoj huti, sepse masa ishte mësuar me emrat e tyre dhe mbetën në dilemën, të shkonin pas tyre apo Republikanëve. Enigma do të zgjidhet shumë lehtë, sepse do të krijohet UJD-i, në krye me z. Veton Suroin, një llojë strumbullari politikë, në emër të pluralizmit, i cili edhe nxorri në pah propagandën e verdhë. Për të krijuar parti tjera, nënë moton e pruralizmit. Si klasë politike që përfaqëson “vlerat” e demokracisë, ata filluan në radhë të parë, të sulmojnë të burgosurit politik edhe ata të cilët kishin dalë nga burgjet, sepse ata janë “enverista, marksist- leninista, të kuq dhe me tru të shterrur”. Kjo bëhej nga frika, sepse, kishte materiale të bollshme për t’i gjunjëzuar që në fillim, për bëmat e tyre në të kaluarën, por ish të burgosurit heshtën, e disa prej tyre u rreshtuan me dhe i mundësuan rritën. Shumica e të burgosurve politik iu përshtat këtyre kritikave, e, ata më të ndërgjegjëshmit, filluan ta kundërshtojnë, në tubime, se në mediat e informimit nuk u lehej hapësirë.

Në Kuvendin e parë të LDK-së, shumë delegatëve, ish të burgosur politikë, nuk iu mundësua pjesëmarrja, me frikë, se ata mund të gjedheshin në organet e larta të partisë, në mesin e tyre edhe profesor Ukshin Hoti, edhe pse ishte Kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec. Gjithë kjo ndodhi përshkak të propagandës së verdhë. Po kjo propagandë, vizitën e Rugovës në Amerikë, e paraqet si vizitë shumë të suksesshe, gjoja se Presindenti Amerikan i kishte siguruar edhe FBI-në për ta përcjellu, duke mos përmenduar donacionin e mërgatës, për t’i siguruar gjithë këtë vizitë, në banesa private, e hotele të mërgimtarëve.

Propaganda e verdhë shtrihej edhe në mërgatë, madje shumë më me guxim, gjoja se mbrenda ishte e kërcnuar nga Serbia. Qëllimi i tyre ishte të gjunjëzonte mërgatën, e cila ishte kryesisht nga të përndjekurit politik dhe që ishin konsoliduar bukur shumë. Si mbrenda ashtu edhe jashtë kjo propagandë, gjeti mbështetësit e vetë, dikush duke i bërë argatin përmes angazhimit politik, dikush përmes shkrimeve analitike dhe kjo krijoi mes të përshtatshëm LDK-së për shtrirjen e aktivitetit, që në tërësi, mund të quhet aktivitet i propagandës së verdhë. Deformimet e saja shihen që në fillim, me programin e vet, i cili ngërthente në vete autonomi substanciale.

Do të dalin kolumne të ndyeshme, analiza të “analistëve”, kundër atyre që propagandonin Republikën. Zëdhënësja e gjithë kësaj do të bëhet “Bota sot”, në mërgatë, që investohej nga Qeveria Bukoshi, për të paraqitur një të “vërtetë” tjetër për shqiptarët, nga ajo që ishte paraqitur deria atëherë nga mërgata. Kjo propagandë, filloi të shtrihet edhe në përçarje të pjesëtarëve të kombit, duke i trajtuar edhe përmes mbiemrave familjhar. I prari që do të marri përsipër këtë, është Teki Dervishi (ish i burgosur politik, i vdekur). Gjithë ata që kishin mbiemrat ortodoks i trajtonte si grek apo serb, për të mos u besuar në trajtimin parimor të problemeve kombëtar, që kishin bërë ose bënin ata, sidomos në Shqipërinë londineze. Këtë fenomen do ta ndali Haxhi Zyba (i vdekur), me një analizë të thukët. Ata dy njiheshin nga vuajtja e denimit, të cilën analizë nuk e botoi në “Bota sot”, por nuk u morë më me këtë temë.

Burgosjet e anëtarëve të Frontit të Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar (1991) dhe një vit më vonë ata të LKÇK-së, (1992, u munduan të krijojnë opinionin te qytetarët, se këta kishin përgaditur grushtshtet, kundër Ruygovës!!! Kjo fushatë shumë shpejtë u avullua, sepse duhej pasur shtet për grushtshtet, gjë të cilën vetë qytetarët e kuptuan.

Marrëveshjen e nënshkruar, me ndermjetësimin e Shën Egjidios, për arësim, në mes të Rugovës si kryetar i LDK-së dhe Millosheviçit, si kryetar i Serbisë, u munduan ta paraqesin, si një marrëveshje, që kishtë edhe elemente të njohjes së Republikës. Edhe kjo propagandë shumë shpejtë u zhbë, nga subjektet dhe intelektualët e pavarur, që nuk lejonin të përcillej te masa e gjerë, sajesa e tillë propaganduese.

Zhvillimin më të madhë, propaganda e verdhë, e pati pas disa komunikatace të UÇK-së. Medijat bënin presion te Rugova të thoshte diçka, për zhvillimet që ndodhnin në teren. Ai pa hezituar i quajti “grupe të frustuara, dorë e zgjetur e UDB-së, njerëz që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe po provokojnë luftë”. Ky ishte një sinjal bukur me peshë, për propaganduesit e kësaj politike, sidomos në diaspor, sepse këtu nuk pinte fortë ujë, se qytetarët i njihnin guerilasit dhe heshtnin. “Bota sot”, morri përsipër të jetë artikuluese e këtij mendimi të Rugovës. Vetëm Teki Dervishi ka botuar mbi 270 (dyqindëeshtatëdhjetë) “analiza” e artikuja kundër UÇK-në, e të mos flasim edhe  për shtabin që ishte tubuar rreth saj. Ajo përhapi propagandën e verdhë në perendim, për “organizatën terroriste”, që ishte shfaqur në Drenicë, por edhe në vise tjera. Ashtu si shtrihej UÇK-ja në teren, ashtu edhe ajo shtonte propagandën, për t’i paraqitur sa më të liq luftëtarët e lirisë.

Edhe Brenda Kosovës nuk mungonte kjo, por ishte pak më e kamufluar, në “Bujk”, “Zëri” dhe “Koha”. Madje, “Koha” kishte moton, siç e kishte edhe televizioni i Prishtinës, “Aty ku nuk është UÇK-ja, gjithëçka ishte rehat dhe mirë, ndërsa aty ku është UÇK-ja, paraqiste tabllo të fshatrave të djegura dhe këtë në emër të objektivitetit.” Në këtë kohë u krijua një bindje te nadërkombëtarët, se UÇK-ja ishte “organizatë terroriste”, përme propagandës dhe takimeve me Rugovën. Kemi kohën kur do të ketë një kundërshtim shumë të madhë nga subjektet e intelektualët të pavarur dhe me rritën e UÇK-së, filloi të zhveshet nga kjo propagandë.

Për të mbështetur këtë propaganda të verdhë mediale dhe zbërthyer mendimin e Rugovës, menjëherë konsilidohet kolona e pestë dhe në çdo degë e nëndegë, filloi t’ua spjegojë qytetarëve rezikun që paraqiste UÇK-ja, prandaj të rrinë sa më larg prej tyre dhe të ruajnë djemtë e vetë, që mos t’i bashkangjiten asaj, se, i kanë ditët e numëruara. Kjo kolonë e paraqiste Serbinë një përbindësh, se kur të dojë na zbinë nga faqëja e dheut, për dy orë. Prandaj duhet ruajtur djemt, që të mos jenë në kontakt me ta. Këta ndërrmorën edhe një hap shumë të “guximshëm” institucional, krijimin e një grupi për të mbeledhur fakte për “gjenocidin dhe krimet që i bënte UÇK-ja.”

“Bota sot” nuk dorzohej dhe sejmenët e saj mundoheshin të gjenin, të paktën, një element terrorist. Me daljen e FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës), kësaj propagande iu shtua edhe sektori i propagandës ushtarake, duke nxjerr edhe buletinin e vet javor. Qëllimi ishte ta poshtronte e përçmonte UÇK- në, në vlugun më të madhë të luftimeve dhe të mos i përgjigjeshin thirrjes së saj për mobilizim. Farkistet dhe sektori i propagandës së verdhë, ishin shëndrruar në mercenarë dhe përmes parasë mundoheshin të mbëlidhnin informata, e, të tubonoin ushtar, kryesht ata të cilët ishin të pa informuar, me qëllim, se iu kishin përgjegjur zërit të atëdheut, për t’i ngujuar në Popaj dhe të prisnin ditën e shënuar.

Puna në teren e mposhti propagandën, por ajo nuk u qetësua dhe dorëzua asnjëherë. Filloi t’i marri këmbët e veta, tash të organizuar brenda. Avazi i tyre nuk kishte ndryshuar dhe luftonte, gjithnjë e më tepër të merrte meritat e UÇK-së, sa arriti, që, gjitha strukturat e saj, kuda që kanë qenë, t’i trajtonte si veteran dhe këtë e arriti përmes ligjiit.

Propagande e verdhë u bë edhe për betejen e Kosharës, duke mohuar gjithë Operacionin Shigjeta, që përfshinte territor shumë më të madh dhe ky operacinë e vendosi edhe fatin e luftë për shlirimin e Kosovës. Edhe aty ishin të moblizuar pjesëtarët e kolonës së pestë dhe për njëzetë vjetë e mbajtën të gjallë frymën e saj, sa thua se në gjithë Kosovën nuk isshte luftuar askund, pos në Koshare.

Edhe sot mund ta shohim shumë aktive propagandën e verdhë dhe kolonën e pestë. Marrëveshja në SHBA e nxorri në shesh tërësisht lakuriq, sa edhe Grebel hyri në lojë, por i vetëdijshëm, për ta ndihmuar këtë propagandë, se ishte akter i saj dhe u bë pjesëtar i kolonës së pestë. Kjo dëshmon me faktin, se askund nuk trajtohet hekurudha që lidh Mitrovicën me Rashkën, të cilën e kam lënë me qëllim pa e trajtuar te “Margaritarët e marrëveshjes”.Kjo pjesë e hekurrudhës në të ardhmen, Serbisë i nevojitet për të çarkulluar të mirat materiale, nga Mitrovica në Rashkë e tutje.

Kam bindjen se bashkëkombasit e mi, si gjithëmon, do të jenë në gjendje ta luftojnë propagandën e verrdhë dhe kolonën e pestë, me bindjen se kanë dale ngadhnjyes gjatë histrorisë, që nga mbarimi i LDB-re.

Lezhë, 11.09.2020

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...