Njeri nga miqte e mi ne f.b. ka vendosur nje shenim tip pllakate shume interesante, ku ai shkruan:
“Qysh quhet bre Enverist njeri pse ka kerku ribashkimin e tokave shqiptare. E te paret tane qe kane luftuar per bashkim perpara se te linde Enveri, si duhet te quhen?”
Vertete ESHTE PYETJE teper terheqese!
Pergjigja ime eshte per te paret tane, qe luftuan per atdhe e per bashkim, para se te linde Enveri, ose gjate kohes qe Enveri ishte akoma femije dhe jashte politikes, eshte se duhen te quhen “para-enveriste”, e meqe kane ne emrimin e tyre brenda dhe emerin e Enverit, “duhen luftuar” si armiq, ndersa bashkepunetoret e armiqve, tradhetare te popullit, “duhet te ju ngrejme monumente e ti respektojme”, sepse ata vjedhin popullin dhe atdheun dhe bile e shesin ate.
Nuk eshte cudi, qe dikush te beje nje pyetj me te habiteshme: “Po Enveri a ishte Enverist?!” Dhe ne se nuk ka qene aq sa duhet Enveri vete Enverist, duhet te themi, c’fare te themi:”Ah more Enver, c’na bere qe nuk ishe edhe ce akoma me shume Enverist!”
Ka kush qe habitet kur them se “duhet ti luftojme te gjithe”?! Pse a nuk po behet ne mode qe po shkojme ne baltosjen e kujtdo, deri tek Nene Tereza, Pjeter Bogdani, Idriz Seferi e tek kushdo, deri tek Skenderbeu?! “Liria e fjales” i jep te drejte cdo llumi te godase krejte historine tone kombetare, per te na zhveshur dhe lene pa histori, pa dinjitet kombetar, per te na zhdukur si komb!