Home / Opinion / KADRI VESELI: “ME HAJNA DHE RRENCA NUK KA SHTET!”

KADRI VESELI: “ME HAJNA DHE RRENCA NUK KA SHTET!”

Ne kemi mbjellur korrupsin e po korrim dhunë.
Frika ime është se ky llumë i dalë në sipërfaqe do të kthehet në modele shoqërore. Vendi u pushtua nga hajdutëria dhe shumë qeveri u formuan në të.
I nderuari Kadri:
“A duhet të krenohen shqiptarët me ato që na turpëruanë çdo ditë e netë me allyshverishe!”
Populli nuk e duron dot. Hashimin të parin, Kadri…
E shikoni si janë tërbuar Hashimët, Isat, Dullet, Ramushet deri te Fatmirët që janë strukur deri skutave e labirintheve të çuditëshme brenda foleve të partive të tyre. Por nuk janë në lajmë Pacollët e të tjerët pasi janë zhdepur me pasuri e anaksuar nga syri i përditshmërisë duke u fshehur edhe në mesin e fletëve të librave. Noeshqiptarizmi i Presidentit, Veselit, Halitit dhe diktatoria e djallit në folen e qyqes së LDK,së ishte atëherë një problem që rrihej çdo ditë në shtyp. Ardhja në fuqi e qeverisë e kryesuar nga Hashim Thaçi i cili njihet si (Bej Demokrat) dhe se e bëri popullin të dilte me bastun i zbathur dhe i varfur.
I dashuri Kadri Veseli!
I nderuari kreu i PDK-së zoti K. Veseli.
“Dardania kohëve të fundit është t’kurrur në masë të madhe nga hajdutët.”
Ju shkruaj nga Gjakova. Korrupsioni dhe hajnat janë në Prishtinë dhe kudo në Dradani. Vetë partia e PDK-së ka nevojë për trimëresha si “Ganimete Musliu”. Një deklaratë e juaj fëminore në pamundësi të plotë gjymtyrësh, mendimesh e fjalësh të pa strukturuara mirë brenda partisë. Goditjet tuaja kanë qenë një e vërtetë për telashet e vjetra me drejtësinë që nuk arritët për ti ndalur hajdutetë, zhvarësitë, rrencatë dhe injorantët e shtetit.
Çfarë kënaqësish të brendëshme mund të afrojë xhanëm kjo karrier e “dyshimtë” dhe cilat parakushte përsonale presupozon t’i tek politikanët e korruptuar, që ia kushtove (anti-hajdutëve dhe rrencave)?
Ajo nuk duhet të jepë së pari:
“Ndjenjën e pushtetit. Madje dhe në pozicione formalisht modeste i nxit politikanit profesionist ndërgjegjën e ndikimit ndaj popullit, ndërgjegjen e pjesmarrjes në pushtet mbi ta, por para së gjithash i nxit ndjenjën se ka në duar bashkë me të tjerët tufën nervore të ndodhive brenda pushtetit dhe partisë suaj të “zhytur brenda aferave korruptive” dhe se u ngritet mbi realitetin e përditshëm zhvatës”. Madje dhe në pozicione formalisht “modesti” i nxit politikanit profesionist ndërgjegjen e ndikimit ndaj hajnave e rrencave, ndërgjegjën e pjesëmarrjes në pushtetin mbi ta, por para së gjithash i nxit ndjenjës se ka në duar bashkë me të tjerët tufën nervore të ndodhive të rëndësishme historike dhe ngrihet mbi realitetin e përditshëm.
Vetë fryma e kësaj letre drejtua Kadri Veselit është tërësisht miqësor. Ajo përshkohet nga “respekti e mirësia, sinqeriteti dhe humanizmi”. Mjaftojnë vetëm fjalët e tuaja të para:
“Me hajna e rrenca nuk ka shtet!”.
“Me këto fjalë ke hapur shtegun e mirëkuptimit e të bashkpunimit mbarëshqiptar me popullin”? Në botën shqiptare nuk ka asnjë vështrim kritik mbi veten. Nuk duam të themi me këtë se Dadania ishte më mirë nën diktatorët e saj zullumqarë, por ky shpjegim na shtynë të mendojmë se Dardania, më shumë se sa për demokraci, ka nevojë urgjente për mirëqeverisje.
Në historinë e Dardanisë, kjo masë e tërbuar anarkike bastardësh shqiptarë, e ngjashme më shkijet, derdhen si llavë vulkanike, sa të shkaktonin kacafytje e ploja, pasojat e të cilave nuk do të arrinte dot kurrë të ndahej prej Dardanisë. Madje me kalimin e kohës, do të ndodhte që një pjesë e miteve të përçundnoheshin aq fort, sa të shkaktonin kacafytje e ploja, pasojat e të cilave do të ndiheshin ende sot, në kohën pandemia korruptive i’u dha hapsirë PDK-së dhe Dulles për shkatërrimin e Shtetit…
Këta janë kafkatë dhe eshtratë e krimbave që i tërheqin fijet e pushtetit pas perdes. Mos ndoshta në horizontin e shqiptarit mungon kuptimi i atdheut, apo ky horizont është shumë i ngushtë, saqë një virtyt i kthyer në “antishqiptar” motivon mohimin e kombit shqiptar?
Kurba e krimit është shtrirë në të gjithë vendin. Njëzet vjet të njejtat fytyra, këta që ishin dje prapë janë sot. Mjerë djepi që i ka përkundë, shokët e tyre si gjenë kundë. Ajo që duhet të bëjmë është të pyesim veten se çfarë na mungon. Çfarë mund të bëjmë që këto fenomene antikombëtar të pakësohen? Por unë jam i bindjes që sistemi i drejtësisë në Dardani çalon për së tepërmi, në të gjitha hallkat e tij. Dhe, ç’është më e keqja, mungon besimi tek drejtësia.
Në mes tyre ka shumë politikanë që kanë themeluar parti e kanë krijuar qeveri, por nuk kanë bërë dotë Dardani e nuk kanë dashur të bëjnë Shtetë sepse kanë dashur të krijojnë EGON e VRARË historike e pasuri personale edhe duke nxjerrë në tregë interesat e trojeve etnike në këto 20 vjet tranzicion me diferenca morale, hendek kulturor, mungesë atdhetarie e shumë largë distancë personaliteti nga 40 burrash të pavarësisë më 1912, lisa që sakrifikun për vendin. Ndërsa këta sot Hashimi, Ramushi, Limaj, Kadriu, Xhaviti quhen xhambas listash që kanë shkatërruar ekonominë e shpopullojnë vendin dhe shitësit e interesave kombëtare. Dhe me këta “super hajdutë të ndarë nëpër banda partiake” që pozihen si hijenat për karrigë deputeti e pushteti.
Të lumtë o Kadri – shoku i bosit të PDK-së – Sheiku i Dardanisë i sëmurë mendor. O Kadri, rasformo partin e PDK-së pa shefin e shefave, kjo është në interesin e PDK-së dhe vetë drenicakëve. Qytetarët e saj janë të arsimuar, kozmopolitë dhe të mirëinformuar mbi pjesën tjetër të politikave korruptive. Brezi i ri i drenicakëve nuk mund ta pranon këtë sistem të mbrapshtë e të mbyllur politik, ndërsa argatët e tyre pranojnë se janë për destabilizimin e vendit, ata do të mundohen ta ruajnë fuqinë e . Se shqiptarët e kanë për detyra që ta ndalojnë këtë kancer politik.
Pyetja është:
“A është Kadrija krijesë intelegjente që ta udhëheqë shtetin”.
Dardania nuk ka nevoj për bazën e tyre korruptive e politike të këtij sistemi të kalbur.
Kurse historiani Brojës, i odave , i kafiterive dhe Presedniku i “Kosovo Metohisë” ka thënë:
“Disa pjesë të Kosovës janë dhurata e Aleksandar Rankoviqit për shqiptarët!”.
Historia tregonë se Rankoviqi ka vrarë e ka dëbuar shqiptarët drejtë shkretirave të Anadollit. Krimet gjakun deri në gju i shehë si dhurat të Rankoviqit e Vuçiqit… Nëse ka një imazh që simbolizon vdekjen përfundimtare të Shtetit dhe të PDK-së, ai është Kadri Veseli e Hashim Thaçi hipur mbi një pushtet kapur për njëzet vjet.
Zgjedhjet e pritshme nuk do ta humbisnin vlerën ardhshme; ato ishin më shumë një demokratizim pushteti dhe një garë e drejtë. Hashimi drejtoi si të mos ishte presidenti aktual i vendit, me frymen dhe autoritetin e një të akuzuari nga Gjykata e Hagës (që udhëhiqte edhe një luftë?), kundër një grumbulli gërdallësh brenda PDK-së. Cilatdo qofshin synimet e sundimtarëve të PDK-së, Dardania i ka hyrë një rruge qorre, e cila do të mbarojë o me “demokraci” o me kaos. A do t’i pranojë PDK-ë realitetet e reja dhe do t’i lejojë zgjedhjet e reja t’i hapë rrugë edhe VETINGUT, siç kanë bërë autokratët e tjerë në Ballkan? Apo do të luftojë gjer në fund dhe do t’i mbajë fort frenat e pushtetit me dredhira e intriga – varen nga ky vendim.
Historia e Presednikëve dhe xhelatëve të tjerë i kohëve të fundit tregon raste të konkurrimit në tradicionalizë dhe ruralitet midis autoriteteve politike dhe autoriteteve korruptive: për shembull, në Dardani midis viteve të fundit pas luftës. Në enciklikën korrupsionit të hapur, të shkruar në një kast tensioni midis politikës së Albin KURTIT anti-korrupsion dhe stalinizmit korruptiv shqiptar nga Broja. Në përgjithësi, sa më shumë integrimi në indin e një shteti të kapur, aq më shumë afera dhe moraliteti provincial rezulton dhe aq më shumë roli i një pjesë të madhe të deputetëve të kësaj partie të PDK-së.
Ky popull i përgjumur lypë dajak dhe ate të fortë!
Jo nga unë, por nga Perëndia!
Kadri, ma në fund e pranove se nuk ka shtetë me rrenca e hajduta?
“Bota përendimore dhe demokratike nuk po i lojonë këta që më ligj me i privatizue Uçk-në dhe emrat e komandatëve” e të tjerëve me u mbrojtë me ligj – mos me guxu kush me i përmend për të keqë. Për këta me ba veç me ju thanë, ju lumtë trima e mbi trima!”.
Klubet e partive dhe korrupsioni brenda PDK-së e LDK-së dëshirojnë ta shkatërrojnë rinin shqiptare. Nuk kanë të ndalur lëvizjet prapa skenës në teatrin e squllur të politikës korruptive të Dardanisë. Aktorët kryesor janë izoluar në dhomat e rrethuara me kanxhela enigmatike hekuri të mbushura me ankthë.
Janë disa “intelektial” gjakovarë që e sulmojnë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin nuk i lëshojnë nga goja kinse për krime politike dhe korrupsionin brenda partive të tyre. Veseli lindi si politikan – nuk mund ta vëmë në dyshim? Në Shtetin e Dardanisë në vitet shtatëdhjetë, por u ngritë në lavdinë e kronikës së luftës falë suksesit të saj në “Kosovën e Shikut” dhe, më vonë, në disa fshatra e qytetet të Dardanisë. Ajo bazohet mbi një parim shumë të thjeshtë, të sintetizuar kështu:
“Veseli e Hashimi si Jezusi erdhën të predikojnë të varfritë me qëllim që vetë të bëhen të pasur”.
Shumë vetë dallojnë një element të përbashkët për të gjitha këto dështime brenda shtetit, në atë fenomen të quajtur “kriza e modelit shqiptar”. Është folur shumë nga Hashim Taçi , Kadri Veseli e Isa Paterica, Abdullah Koti rreth këtij koncepti kinse “gjeopolitik” dhe do të kemi mundësi të kthehemi sërish te deklarata e Kadriut:
“Me hajna e rrenca nuk ka shtet!”.
Tani për tani do të kufizohemi të themi se kjo deklaratë mund të pranohet vetëm nëse i referohet “vetes së parë”, por shteti-komb dhe refuzimi të përpjekjes së një shartimi tij në kushtet politike, kulturore e historike dhe ende të papjekura kombëtarisht.
Nuk bëhet fjalëpër një dështim ideologjik, por për një dështim kombëtar: Nëse një lider i korruptuar lëshon deklarata të tilla si Veseli – nëse një kualicion partishë si PDK-ë e LDK-ë, me ide të të korruptuar interesash e kanë të vështirë të formohen si politikan, çfarëdolloj situate gjendet pre e një gjendjeje gueriljesh të përhershëm (jo medoemos mafijoze) midis grupeve të ndrushme politike të interesit, të ndarë në zona gjeografike brenda territorit të Dardanisë.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...