Home / Opinion / IDIOTIZMI INTELEKTUAL dhe ARROGANCA e PUSHT-ETIT

IDIOTIZMI INTELEKTUAL dhe ARROGANCA e PUSHT-ETIT

Gjenerali M. Hayden, një ish-drejtor i CIA, e quan R. Grenellin idiot (“you are an idiot!”), kurse Kryeparlamentarja Osmani e quan Kryeministrin A. Hoti arrogant.
Natyrisht, as njëri e as tjetri nuk pajtohen me këto cilësime.
Vlerësimi i gen. M. Hayden është më tepër me karakter shkencor, sepse si ish-udhëheqës i CIA-s sigurisht bazohet në bazën e të dhënave, pra në gjetjet shkencore për IQ të Richard Grenellit. Është apo jo e vërtetë, këtë e zgjidhin ata vetë në SHBA. Mirëpo, derisa vetë R. Grenelli nuk e kundërshton publikisht, ashtu si di ai të deklarohet edhe për macat e kucat në Kosovë e gjetiu, kjo mbetet e vërtetë. Sepse nuk është thënë nga dikush atje i parëndësishëm.
Tash, çështja nëse gen. M. Hayden është pro- apo antiamerikan do të trajtohet në debatet shkencore të ekspertëve dhe analistëve proamerikanë të televizioneve në Kosovë. Sepse mediat dhe ekspertët analistë të amerikës si duket i besojnë ish-drejtorit të CIA si autoritet i lartë edhe me përgatitje shkencore dhd nuk merrem me marrëzitë e “antiamerikanizmit” amerikan!
Pyetja tani është vetëm se a do të guxojnë të mos/pajtohen ekspertët kosovarë me ish-shefin e CIA, se Grenelli është vërtetë idiot.
Sidoqoftë, kjo është një e vërtetë shkencore amerikane, të cilën e ka heshtur R. Grenell megjithë arrogancën e tij pushtetore. Nuk bëzën këtu. Thjesht, R. Grenell është një frikacak intelektual dhe e di ku duhet të ndalet, sepse në thelb ka një arrogancë pushtetore të karakterit shtazarak të stilit “lum i forti e mjerë i ligshti!”.
Vlerësimi i znj. V. Osmani për arrogancën e z. A. Hoti është i karakterit intelektual. Z. A.Hoti këtë e ka kuptuar duke e bjerrë fjalën arrogant nga kuptimi intelektual dhe duke e animalizuar fjalën arrogant, në kuptimin e frikës jo-instinktive. Me këtë, vërtetë ka dëshmuar se më shumë është idiot në kuptimin shkencor sesa arrogant në kuptimin intelektual, ashtu si e ka cilësuar znj. V. Osmani. Ky nuk ndalet si Grenelli, sepse ka bindjen se pushteti është i përjetshëm!
Edhe Grenelli sikurse Hoti, kanë kufijtë e tyre qartë të dallueshëm në idiotizmin intelektual dhe arrogancën shtazarake me bazë pushtetore.
Për tutën dhe budallakinë nuk ka ilaç!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...