Home / Opinion / Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurti, ishin dhe janë në rrugën e drejtë!

Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurti, ishin dhe janë në rrugën e drejtë!

Se kildebilledet
Blerim R. Metaj
15 vite kanë kaluar prej kur dëgjohej për herë të parë në Kosovën e pas luftës parulla VETËVENDOSJE! Kjo Parullë ishte dëgjuar para luftës nga revolucionaret shqiptar. Por pas luftës, për herë të parë këtë parullë e shkruajti në murët e Prishtinës ish i burgosuri politik Albin Kurti. Data e lindjës kur lindi fizikisht Albin Kurti është 24 Marsi 1975. Por data e vërtetë e lindjes së tij shpirtërore është 10 Qërshori 2004 kur edhe lindi Lëvizja VETËVENDOSJE!
Në tërë këto vite, në çdo proces politik që kalonte Kosova, dëshmohej që fjala e Albinit ishte e drejtë, dhe se Kosovës i mungonte një gjë pas çlirimit të saj, i mungonte VETËVENDOSJA!
Lëvizjen VETËVENDOSJEN na e sjelli Albin Kurti. Me Lëvizjen VETËVENDOSJE, Albini ia çeli syt Kosovës që pos lirisë asaj i mungonte edhe zbatimi i vullnetit të popullit nga klasat politike që e qeverisnin vendin. Që Kosovës i mungonte zbatimi i amanetit të Dëshmorëve që jepen gjithçka nga vetja, jo vetem për çlirim dhe liri, por edhe për bashkimin me shtetin amë, Shqipërinë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! i arriti majat e saj kur popullit ia deshmoj që kishte të drejtë. Albin Kurti persekutohej vazhdimisht nga çdo pushtet i Kosovës vetem pse kishte të drejtë. Kapja e shtetit ishte aq e madhe, e qebesa është edhe sot, saqe Albinit populli ia dha besimin, por të pabesët u bashkuan dhe vullnetin e popullit e rrëzuan.
Sot si kurrë më parë populli është vetëdijesuar. Ata po e kërkojnë Albinin. Populli e ka gjetur shpresën të Albini, sepse pos asaj që Albini nuk është i korruptuar, ai ua ka deshmuar popullit që nuk korruptohet edhe në të ardhmen. Albini ia ka deshmuar popullit që është këmbëngulës dhe që nuk leshon pe në kërkesat e tij dhe që nuk shkel mbi vullnetin e popullit.
– Albini deshmoj që bashkimi kombëtar ishte kërkesë e drejtë, sepse pa bashkim kombëtar jemi të cunguar, siç po deshmohet edhe sot.
– Albini na deshmoj që Negociatat pa parime do na sjellnin në Bosjnezim, siç po deshmohet edhe sot, sepse asaj rruge janë duke na çuar këto Negociata pa parime dhe këta politikan të korruptuar.
– Albini na deshmoj që Decentralizimi ishte fillimi i ndarjes së Kosovës, siç po deshmohet edhe sot, sepse nga ai decentralizim nisi gjithçka, dhe sot jemi pranë një Zajednicë ose një ndarje që Kosovës ia merr resurset natyrore.
– Albini na deshmoj që rruga e Kosovës për anëtaresim në organizata ndërkombëtare duhet të jet përmes Shqipërisë dhe jo Serbisë, sepse rruga përmes Serbisë, Kosovës do i shkaktoj probleme të pariparueshme. Kjo po deshmohet sot!
– Albini na deshmoj që Kosova mund të Qeveriset mirë me një Qeveri të përgjegjshme siç ishte ajo e Albin Kurtit.
– Albini na deshmoj që prioritet i Kosovës është shtetndertimi dhe jo Negociatat.
– Albini na deshmoj që gjithçka mund të rregullohet nëse i largojm hajnat nga pushteti dhe pozitat kyçe shtetërore.
Albini na i deshmoj shumë gjëra. Tani është koha që ta degjojmë dhe ta mbeshtesim në fitoren e ardhshme. Në fitoren e cila do ia sjell Kosovës VETËVENDOSJEN e nisur nga Rilindasit, VETËVENDOSJEN e vazhduar nga Dëshmoret e Kombit. VETËVENDOSJEN që e meritojnë fëmijët tanë dhe shumë breza pas nesh.
Personalisht do ta mbeshtes Albin Kurtin gjithë jetën përderi sa ju qendron besnik parimeve dhe idealit kombëtar. Prandaj mbeshtete edhe ti Albinin. Ftoj të gjithë familjarët, shokët dhe shoqet që ta mbeshtesin, sepse Dita Erdhi, por atë ditë duhet ta bëjm realitet.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...