Home / Lajme / Albin Kurti kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi: Nxit përçarjen mes Kosovës dhe Serbisë

Albin Kurti kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi: Nxit përçarjen mes Kosovës dhe Serbisë

 

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ditën e sotme në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shrpehur se nëse ai do të vijë në pushtet nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë,.

Kurti në statusin që ka bërë në Twitter shprehet mjaft qartë se është plotësisht kundër marrëveshjes që u nënshkrua më 4 shtator në SHBA, ku thotë se nënshkrimet e teksteve në Shtëpinë e bardhë janë kundër vullnetit të popullist.

Sakaq u ka dërguar edhe një mesazh SHBA-së që ishte ndërmjetësi kryesor i kësaj marrëveshje.

“Ne nuk jemi të detyruar nga zotimet që bën kryeministri i paligjshëm i Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë. Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme,” shkruan Kurti.

Disa ditë më arë në një status që bëri Kurti në Facebook, tha se marrëveshja është e dëmshme për Kosovën ku dhe analizoi disa pika që prekin drejtëpërdjte vendin.

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...