Home / Lajme / Qeveria Trump është serbofile

Qeveria Trump është serbofile

Por ne jemi aq të vetindoktrinuar me idenë e “miqësisë së përjetshme”. Sa nuk shohim dallim midis qeverive Klinton, Bush, Obama, e Trump.
Nuk ka fyerje më të rëndë për miqtë e vërtetë të shqiptarëve në Amerikë se kur kryetari i Kosovës dhunimin virtual në Washington D.C. e quan “ndërmarrja më serioze amerikane këto 20 vjet të fundit”. Kjo s’është më as për të qeshur. Trump po detyron Prishtinën të lëpijë aty ku pështyu pak muaj më parë, e të hyjë me zor në minijugosllavinë serbe të shek. XXI. Në cilin univers quhet kjo “ndërmarrja më serioze”?! “Më serioze”, krahasuar me kë? Me qeverinë Bush, që njohu pavarësinë? Me qeverinë Obama, që pruri 24 njohje aty ku qeveria Trump fshiu 18 prej tyre?
“Ndërmarrja më serioze këto 20 vjetët e fundit”, bah! Kumtesa si kjo dekurajojnë mbështetjen e shqiptarëve dhe e lënë Prishtinën krejt në duar të serbofilëve. Lobistët që punojnë për Serbinë këtë kumtesë ua çojnë tash të gjithë miqve tanë atje. E ata janë të pamësuar me këtë nivel servilizmi. S’duan më të fëlliqen me ne.
Nganjëherë në jetë njeriu duhet të pranojë disfata. Ndoshta kryetari Thaçi ka informacione që s’i ka askush tjetër, prandaj vepron kështu si vepron. Unë dua ta lë të hapur këtë mundësi. Por pse vallë nuk thotë njerëzisht, “u desh të themi po aty ku mendja na thotë jo, se duam të ruajmë miqësinë me SHBA”. Pse shkon në teprime?! Pse bën kurvën mazokiste në publik, thuase i pëlqen dhunimi? Pse more, pse. Pse është kaq e pamundur për politikanët shqiptarë të shfaqin një fije dinjitet.
Mos u bëj më kurrë bukëpërmbys, zoti kryetar. Klinton na ndihmoi në luftë. Bush na njohu pavarësinë. Obama na shtoi njohjet. Dhe njeriu që na shërben si kryetar duhet të na ruajë në çdo situatë aq dinjitet sa të mund të shohim tjerët në sy. E jo të na korisë para botës në këtë mënyrë.

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...