Home / Opinion /             Analistët janë pjesë përbërse e propagandës!

            Analistët janë pjesë përbërse e propagandës!

          Se kildebilledet

 

 

  Afrim Morina

 

Analistët

            Analistët janë pjesë përbërse e propagandës. Propaganda mbulon të gjitha fushat e jetës. Në këtë analizë, për analistët, do të ndalem vetëm nga këndi politik, të cilët edhe krijojnë opinione. Dikush më teper e dikush më pak, varësish nga kaçiku dhe nga audotiriumi që i përcjellë. Mu për këtë, i kam ndarë në disa kategri, që lexuesi ynë, por edhe shikuesit e dëgjuesit e debateve, nëse thellohen vetëm pak, mund ta bëjnë këtë ndarje.

1.       Analistët oborrtarë

            Këta analist na bie t’i shohim më shpesh, apo edhe të lexojmë për thellësinë e të menduarit “parimor”. Kjo është kategoria që, gjithnjë i mban krahun pushtetit, pa marrë parasysh, se çfarë pushteti është. Këta janë mësuar të jenë të tillë, sepse, gjithnjë mendojnë, se një ditë do të jenë pjesë e pushtetit, të paktën si këshillëtar të dikujt.

2.      Analistët me pagesë

            Analistët me pagesë mund të diktohen shumë lehtë. Ata janë më së shpeshti para ekraneve televizive dhe valëve të radios. Ndoshta shumë kush do t’i parashtronte vetës pyetjen, si kanë gjetur kohë këta të jenë gjithnjë prezentë, më shumë para mediave se sa pranë familjeve. Nga i marrin gjithë këto informaciona dhe sa përfolin mendimet e dikujt tjetër, por, me marifet, për t’i paraqitur si mendime të tyre. Shumë shpesh ndodh që të bien në “lajthitje” me vetën, se, nga ngarkesa e madhe, edhe mund të harrojnë çfarë kanë thënë, e për çka bëhet fjalë. Më një fjalë, siç thotë populli, u përzihen kabllot. Por, janë shokët aty, që e qesin në rrugë, edhe pse aty duket se janë secili për veten, por në kësi raste e rujnë njëri tjetrit. Arsye, se kjo i ndodh sejcilit. T’i këthemi titullit, kush i paguan këta. Parat vijnë nga shumë burime në redaksi, e redaksia për të arsyetuar mjetet ka përgjedhur një grup të caktuar për të dhënë opinionet e tyre “analitike”, për situata të caktuara, duke i ndërlidhur, të shumëten me ato që kanë ndodhur, e harrojnë se duhet thënë, të paktën, një fjali për të ardhmen.

3.      Analistë të politikës redaktuese

            Ka gazeta, portale, televizione, e, radio, që për të bërë analiza, gjithnjë e kanë të gatshme stafin e analistëve, të cilët nuk dalin prej mentalitetit të tyre dhe bëjnë analiza, sipas politikës që ata ndjekin. Kjo kategori mëmzi pret të jetë në mediat e informimit dhe nuk çanq kokën, se çfarë mund të flasin neser pas nesër. Madje, ata janë shumë të zëshëm, se e dinë, që moderatori nuk i shtjenë shumë llugave, sa të mos mundën ta gjejne vetën se ku janë dhe nuk u jep vërejtëje, nuk ua ndrëpret fjalën gjatë shprehjes së mendimit, por mundohet ghjithnjë t’i mbajë në temë, sa shpesh ua përkujton, ndonjë insertë, ndonjë politikan, ndonjë datë, ndonjë festë, që të kthellohet, për të kuptuar se ku gjendet e për çka është aty. Ata e kanë gjithë kohën në dispozicion për t’i shprehur mendimet e veta

4.      Analiztët e njëasnshëm

            Kjo kategori janë paksa më të kujdesëshmë, por anojnë, qoftë pse ka qenë këshilltar i dikujt në pushtet, qoftë se shpreson të jetë, qoftë se është në rrethin e ngushtë të kreut të ndonjë subjekti politi, por për “hirë” që të duket analist i “pavarrur” nuk është i dukshëm në rrethin e vetë. Është i maskuar mirë, në publik, por edhe finok në debate, intervista dhe dhënie mendimi, ku i jepet mundësia. Këta, zakonisht, janë njerëz që presin t’i pyet dikush dhe fare nuk marrin iniciativa për të dhënë mendimin e vetë, për fenomenët që na paraqiten në shoqëri. Por, edhe te këta nuk shkojnë rastësisht gazetarët për të marrur mendimin e tyre, zakonish në ambiente të hapura, se ata i dërgonë politika redaktuese, investitori medial, apo politika ditore, për të dhënë mendimin profesional e të pavarur.

5.      Anailstët inatçor

            Ky grup analistësh vjen nga strukturat politike. Ata haptas mbojnë liderin e tyre, bëmat e partisë, bëmat e çdo anëtari që është në struktura të larta, ose ka qenë dikur pjesë e nomenklaturës së pushtteti. Këta nuk kamunflohen, janë të hapët. Këta ndonjëherë tejkalojnë vijen e kuqe, sepse marrin në mbrojtëje edhe bashkëudhëtarët e tyre në pushtet. Janë shumë shpifarak, të pamotalshën në fjalën publike, janë etiketues vend e pa vend, vëtëm për të mbrojtur parimin politik që përfaqson. Këta nuk duan për të dëgjuar edhe nëse u tëhiqet vërejtëja, nga moderatori apo bashkëbiseduesi. Aq janë këmbëngulës, sa janë të gatshëm të prezentojnë edhe fakte të pa qena, duke treguar një letër, e, që nuk e tregonë në ka të shkruar në te diçka. Thirret në shumë burime informacioni, shpesh herë duke ngatruar emra njerëzish, emra shtetesh e qutetesh, se ku i ka marrë këto të dhëna. Ai është në gjendje, si “intelektual” edhe të qerojë hesapet edhe me grushta, sepse, duhet mbrojtur bukën e ngrënë, se, siç thotë Filip Shiroka, se “ në bukë të tjj jam rrit”.

6.      Anaistët kumentues ditor

            Këtë kategori na e shohim, dëgjojmë edhe e lexojmë më së shpeshti. Këta mun t’i shohish tërë ditën me tëlëfona në duar, duke pyetur se çfarë ka ndodhur, ç’është duke ndohur dhe, çfarë prite të ndodh. Të shumtën e kohës e kalojnë në lokale, duke pirë kafene, për të mësuar mbi ndodhit e ditës, që në mbrëmje të jëtë i përgaditur. Në mbrëmje mundohen të përfolin atë të cilën e kanë dëgjuar nga të tjerët, kryesisht nga syflerët, por, që pjesa dërmuese e qytetarëve veç e kanë të çartë Këta pa vetëdije bëjnë argatrin e dikujt prapa kulisave, që i kanë orjentuar ku të ulën, si të duken dhe sa me kujdes duhet të japin mendimin e vetë. Vëtëm nga tema e debatit qytetari e kupton, se çfarë qëllimi ka emisioni dhe nuk presin ndpnjë margaritar nga ta, sepse, tema që do të trajtohet ka qenë tërë ditën, në forma të ndryeshme, e prezentuar.

7.      Analistët parimore

            Analistët parimor janë shumë pak. Ata janë njerëz të cilët nuk anojnë në asnjë lider politik, nuk janë anëtar të ndonjë subjekti dhe janë shumë të zëshëm kundër padrejtësive kombëtare e shoqërore, por që shum pak, ndoshta asnjëherë, nuk mund t’i shohësh në ekrane televizive, t’i dëgjon në valet e radiove, t’i lexosh në shumë gazeta e portale, të cilat kontrrollohen nga pushteti dhe investitorët, që nuk kanë nevojë për mendim të pavarur dhe analizë të thukët. Këta nuk presin t’i thëras dikus, por dinë momentin dhe kohën kur duhet ngritur zërin dhe marrin iniciativa vetanake për të shfaqur menimin e vetë, sa shumë herë edhe kërcnohen nga pushtetarët, mafit ekonomike, e grupime të ndrueshme, madje, edhe nga ndërkombëtarët, kur vërejnë se ka ngacmuar gerëzën me krande. Këta edhe në shoqëri shumë pakë kuptohen. Pushteti apo partitë tjera, pretenduese për pushtet, këta i quan me përbuzje, opozitar të papërmirësuar dhe mundohen çdo herë t’ua pamundosojnë shprehjen e mendimit, sidomos kur është në pyetje fati i atdheut.

Përfundim

            Gjashtë kategorit e para të analistëve, jo vetëm që ua humbin rrugën në oborr qytetarëve, por aq shumë ua mjegullojnë skenën politike, sa një pjesë e qytetarëve fillojnë ta mallkojnë votën e vet pas një muaji. Një pjesë, shumica, krijojnë bindjen, se për çdo ditë po të mbahen zgjedhjet, për çdo ditë do t’ia jepte votën të njejtit. Gjithë kjo vjen, sepse nuk shpalosen progame ekonomike, por gjithë punën që bëjnë ata, janë të orjentuar në zbërthimin e zhvillimeve poitike.

            Këta kanë krijuar edhë propagandën e verdhë, propaganda që nuk ka të bëjë fare më të vërtetën egzistuese. Këta kanë arritur të shtyejnë mendimin e tyre deri aty, sa qytetari është pajtuar, se gjithëçka po shkon mirë, në pushtet, në politik të jashtme e të brendëshme, në administrat, në punësim, në shendetësi, në udhëheqje bordësh, në kategorizim pagash, etj. Propaganda e verdhë ka qëllimin për ta larguar nga realiteti egzistues qytetarin dhe po ia del shumë bukur.

            Analistët parimor po mundohen ta luftojnë propagandën e verdhë, dhe shumë vështirë e kanë të krijojnë mentalitet politikë e institucional, të moralshëm. Imoraliteti është pjesë e propagandës së verdhë, madje ata kënë krijuar edhe pararojën, kolonën e pestë, për të kontrrolluar gjithëçka që merr frymë, dhe nëse është në kundërshtim me frymën e tyre, duhet ndërprerë rrugën, duke mos zgjedhur mjetet.

            Analistëve parimor u ka mbetur të ndërgjegjësojë qytetarin, kudo që ai gjendet: në amfiteatro të studentëve, nënë mantelin e bardhë, me ditar në dorë, në administratë, në serat e tija, me çekanë në duar etj. Nëse këta vetëdijësohen dhe janë të pandikushëm të përcjellin jetën shoqërore, shumë më shpejtë do të zhduket propaganda e verdhë, shumë më shpejtë do të zhduket kolona e pestë dhe skena politike do të kthellohet më të mirë, sepse, këta janë votuesit dhe përmes tyre priten ndryshime të mëdha. Do të hiqen dilemat për zhvillim ekonomik, për tradhëti kombëtare, për mitëmarrje, korrupsion e nepotizëm. Ata do të jenë kategoria që do të bëjë spastrimin e figurave politike, duke i larguar nga pushteti, bashkë me ta do të zhduken edhe disa kategri analistësh politik.

            Lezhë, 07.09.2020

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...