Home / Opinion / Olldashin dhe Kosta Trebickën i vrau e njëjta dorë e stërvitur, ja të gjitha ngjashmëritë mes dy vrasjeve

Olldashin dhe Kosta Trebickën i vrau e njëjta dorë e stërvitur, ja të gjitha ngjashmëritë mes dy vrasjeve

Si u gjend Agron Kuliçaj pranë Kosta Trebickës pak minuta pas vrasjes, Trebicka kishte kërcënuar disa muaj para Berishën, po denonconte mafien e Gërdecit në SHBA dhe ishte gati t’i fundoste të gjithë me dëshmi në gjyq. Edhe për rastin e Olladashit kupola politike e Tiranës po zbaton kodin e heshtjes, ndërsa drejtësia është dorëzuar.

Ka dyshime të forta se pas eliminimit misterioz të Sokol Olldashit dhe vrasjes mafioze të Kosto Trebickës, fshihet e njëjta dorë pranë Sali Berishës. Si Sokol Olldashi, ashtu dhe Kosta Trebicka, përbënin një rrezik të madh për Sali Berishën, familjen dhe pushtetin e tij.

Kosta Trebicka mund të fundoste familjen e Berishës me dëshminë e tij për Gërdecin, ndërsa Sokol Olldashi ishte rreziku kryesor për pozitat e të besuarit të Berishës në krye të PD, Lulzim Bashën. Kosta Trebicka kishte takuar disa muaj se të vritej, njerëzit e Gërdecit, duke i kërkuar llogari se pse kishin ndërhyrë, duke e nxjerrë jashtë loje nga biznesi në Gërdec. Trebicka ka kërcënuar se do të tregonte gjithçka dinte për implikimet në Gërdec që nga Berisha, Mediu, Bumçi etj.

Publikisht njerëzit e Berishës kanë deklaruar se janë sqaruar me Trebickën dhe ky i fundit i ka besuar se nuk kishin ndërhyrë, por Berisha ishte i shqetësuar se Trebicka mund ta fundoste nga momenti në moment. Kosta Trebicka kishte sinjalizuar mediat amerikane për skandalin e trafikut të armëve dhe nga tërbimi që e kishin nxjerrë jashtë loje, ishte gati t’i fundoste të gjithë një ditë me dëshmitë e tij. Trebicka u vra më pas mbi Voskopojë dhe pranë tij shkoi shumë shpejt Agron Kuliçaj, ish-truproja i Berishës, i akuzuar nga Dritan Prifti për zhdukjen e Eduard Belegut, i cili denoncoi trafikun e naftës që drejtohej nga Kuliçaj.

Për të shkuar nga Tirana në Voskopojë në atë kohë duheshin 5 orë me makinë, por Kuliçaj çuditërish u gjend pranë trupit të pajetë të Trebickës disa minuta pas aksidentit të inskenuar.

Nga ana tjetër, Sokol Olldashi ishte pretendenti numër një dhe rreziku më potencial për dyshen Berisha-Basha për të marrë një ditë drejtimin e Partisë Demokratike. Olldashi kishte shumë informacione rreth aferave të qeverisë Berisha dhe muajt e fundit para se ta eliminonin, kishte nisur lëvizjet për krijimin e një partie të re. Berisha e kishte nën monitorim dhe përgjim Olldashin deri natën fatale. Olldashi dhe Kosta Trebicka udhëtonin vetëm dhe familjarët e tyre nuk i besuan kurrë ekspertizat. Sipas ekspertizës së ekspertit amerikan Kevin Teter, Kosta Trebicka kishte dëmtime të rënda në kokë. Po ashtu, edhe ekspertët shqiptarë konstatuan dëmtime në kokën e të ndjerit Olldashi, të cilat nuk kanë lidhje me aksidentin. Si në rastin e Olldashit, ashtu edhe në rastin e Kosta Trebickës, persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë. Në vendin ku gjeti vdekjen Kosta Trebicka, shkoi i pari Agron Kuliçaj, ish-bodigardi i Sali Berishës, i cili dyshohet se ka prishur provat.

Në vendin ku aksidentua Sokol Olldashi, fillimisht kanë shkuar disa deputetë të PD, megjithatë zëra se kanë shkuar persona të tjerë të dyshimtë. Në të dy rastet dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentet. Në të dy aksidentet, kushtet teknike të të dyja makinave kanë qenë të mira dhe asnjëra nga makinat nuk ka rënë nga një lartësi e madhe. Në të dy ekspertizat, thuhet se zonat e tavanit të mjeteve kanë qenë të shtypura dhe se kanë dëmtuar kokat e viktimave, ndërsa dolën në konkluzionin se Olldashi dhe Trebicka kishin humbur jetën nga pakujdesia

Dëshmitari kyç i implikimit të familjes Berisha në Gërdec, Kosta Trebicka, vdiq me shpejtësi 10 km/h, duke gjuajtur për shpendë. Ndërsa Sokol Olldashi, gjithmonë sipas ekspertizës, humbi jetën me 45 km/h, me një automjet super luksoz dhe tejet të sigurt. Këto “rastësi” dhe “mrekulli” ndodhin vetëm në Shqipëri. Këto variante certifikohen vetëm nga institucionet shqiptare. Autopsia e trupit të të ndjerit Sokol Olldashi është kryer me shpejtësi dhe në shkelje flagrante të ligjit. Ekspertiza mjeko-ligjore, edhe nëse është e besueshme, është e paligjshme. Neni 2 i ligjit për autopsinë parashikon që autopsia, që mund të jetë anatomo-patologjike ose mjeko-ligjore, nuk mund të kryhet pa kaluar 12 orë nga çasti i vdekjes. Ndërkaq, trupi i Olldashit, tre orë pas aksidentit është dërguar në morg, ndërsa pas katër orësh është dërguar pranë familjes për t’u varrosur pas pak orësh. Gjithçka është kryer me shpejtësi, në mënyrë të dyshimtë dhe të paligjshme. Për të dy rastet, kupola politike e Tiranës po zbaton kodin e heshtjes, ndërsa drejtësia është dorëzuar.

/ marë  nga Pamfleti/

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...