Home / Opinion / Letër elektronike Albin Kurtit

Letër elektronike Albin Kurtit

I nderuari Albin!
Para se gjithash, unë, ndjehem krenar, qe për këto vite, kurr nuk dyshoja në rrugën tënde të zgjedhur: mosnënshtrimin tuaj dhe të subjektit, qe ti drejton, karshi politikanëve e politikave nënshtruese, qe u aplikuan në Kosovë, qe nga sundimi i UNMIK-ut e këndej.
Kur patem hedhur kashtë dhe lëng fekalesh në oborrin dhe, muret e UNMIK-ut, i pata thënë vetit në heshtje”ne jemi të krisur”, sepse veprimi, qe patëm bërë mu duk i çmendur.
Kur patëm shpërndarë shabllone nëpër të gjitha qytetet tona, pata thënë” mos po gabohemi, sepse nuk ka mundësi qe Euleksi të jetë”Made in Serbia”.
Tani po e them:”Nuk paskem vepruar me të njejtën masë, sa paskan qenë veprimet e UNMIK dhe EULEKS, armiqësore karshi nesh.
Faktori politik shqipëtar nuk paska qenë aspak me shumë se sa një rob i përkulur i UNMIK-ut dhe EULEKS-it. Politikanët hajdutë e të pangopshem materialisht, kurr për gjithë këto vite nuk paskan bërë as kundërshtimin më të vogël të veprimeve të padrejta të faktorit ndërkombëtar.
Ju plaqkitës të huaj, zhvatës të pasurisë se këtij populli të ngratë e keni ndarë prenë me keqbërësit, hajnat e matrapazet vendas.
Asnjë veprim, nuk ka guxuar ta bëjë klika e Kosovës pa miratimin e faktorit sundues ndërkombëtar.
Këta tanët kanë marrë nga një asht, ndersa te huajt yndyrën e Kosovës.
Ndërkombëtarët e penguan zhvillimin ekonomik e politik të Kosovës, bashkëpunuan, keqpërdoren e devijuan çdo pore të lirisë se mirëfilltë.
Me miratimin ndërkombëtar u ndërtuan qindra xhami, me modelin mesjetar turk, nëpër fshatra e qytete, në menyrë. qe të shpallet Kosova shtet islamist, siq u shpall sot.
Albin, ti me qindra e mija qytetarë ke kundërshtuar këto ecuri të shëmtuara. Protestave e demostratave u ke prirë, pa frikë, nga plumbat, të cilët moren dhe jetë njerëzish gjatë protestave.
Ti Albin, me popull, se bashku, me deputetët e LVV, bëre rezistencë të pashoqe për kundërshtimin e gjykatës speciale, demarkacionit, heqjen e reciprocitetit dhe shumë të ligave, qe ju pregatiten Kosovës për 20 vite radhazi.
Albin! Na bëre krenarë, qe për 15 vite nuk u dorëzove e as u lige, në luftë të pa barabartë e të pa kompromis me cubat, qe shkatërronin
shtetin e Kosovës, në vijimësi.
Më vullnetin e popullit, Ti Albin, arrite të bëhesh maja e pushtetit ekzekutiv dhe fillove nga një veting i vertetë. Po ndodhi, qe kundërshtarët e shtetit të Kosovës, tradhëtaret dhe bashkëpunëtorët e Serbisë u bashkuan, për të bëre shumicën në parlament dhe për ta rrëxuar qeverinë, në krye të se cilës ishe Ti.
Plani, për rreximin e Qeverisë, se dalë nga vota e popullit, u bë në Beograd dhe u aplikua pikë për pikë, sipas instrukcioneve serbe.
Ti, Albin, pate thënë:
“Nuk kam udhëtuar për në Washington me insistimin e Hashim Thaqit, sepse më mirë të mos shkoj, se sa të lëshoj takimin, në të cilin do ta nënshkruaja ndarjen e Kosovës”.
Sot, u vërtetua, puçi i kurdisur kundër Kosovës dhe popullit të saj në kryeqendrën e botës.
Sot u gjend një qingj i vogël, i cili nënshkroi marrëveshtjen e turpit në dëm të Kosovës, duke urinuar nga friga.
Sot definitivisht Kosova u nda, përmes Ujmanit.
Sot, definitivisht, fitoj Serbia daljen në deti, të cilen dalje ja kishte ndalue, madje dhe Ahmet Zogu, mbretërisë SKS-ne.
Kam besim, qe LVV, do të rritet edhe më shumë dita ditës dhe nuk kam dyshim, qe në zgjedhjet e ardhshme amerikane do të fitojë kandidati demokrat Joe Baiden, ku pritet ndryshimi i çasjes, amerikane ndaj nesh.
Bashkimi Europian nuk flet më një gjuhë për ne, prandaj as nuk mund të ndikojë dhe, as qe ka vullnet të na ndihmojë. Sot Kosova është e varur në një trekëmbësh, ku vetëm pritet terheqja e litarit dhe përfundimisht të fundoset.
Ky trekëndësh eshtë: ShBA-BE- Rusi, Serbi!
Pra tani jemi të pafuqishëm, për dy arsye:
E para, sepse na tradhëtuan elita jonë më personazhet e quajtura: Hashim,
Ramush,Kadri,Fatmir,Behxhet,Isa e shumë të tjerë dhe
E dyta, I tërë zingjiri komandues e veprues i komunitetit ndërkombëtar, nuk i llogariti agjenturat e lindjes, qe ishin kundër lirisë tonë dhe u ndikua nga propaganda e tyre.
Tani kemi mbetë në mëshirën e shteteve armike.
Albin Kurti, nuk e dij, se sa do ta shtrydhin këtë popull, veç po pate jetë e shendet fitorja është e LVV dhe e popullit. Atëherë dhe ndërkombëtarët do të na përkrahin.
Qëndro, i palëkundur, sikurse, qe qendrove për këto 15 vite, bashkë me ne, na do të jemi me ty. Populli tani e ka fjalën!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...