Lajmet e darkës për “Marrëveshjen Kosovë-Shqipëri”!
1.
“Marrëveshja” është krejtësisht politike! Çfarë thuhet për ekonominë janë garnityrë për të fshehur thelbin!
Kosova humbi! Serbia fitoi! Turp për Qeverinë dhe për Kuvendin e Kosovës!
2.
Serbia nuk e njeh Kosoven shtet të pavarur, po pjesë të territorit e të administratës së saj!
3.
Bashkë me Kosovën humbën edhe lufta e ligjshme, e drejtë e heroike e saj, edhe jetët e gjaku i derdhur të kosovarëve!
4.
Turp për Trumpin, që, mu në zyrën e tij, e përdori “Marrëveshjen Kosovë – Serbi” për interesat e tij elektorale!
5.
Presidenti i Shqipërisë duhet ta çojë në popull (në referendum) “Çështjen e Shengenit (tashmë as) ballkanik” të Shqipërisë nën Serbinë!
6.
Serbia e Greqia po e realizojnë, me dëshirën e shtetit borgjez shqiptar, êndërrën e vjetër të ndarjes mes tyre të Shqipërisë. Pritet të hyjë në lojë Italia!
7.
Qeveritë e borgjezisë ia kanë ngulur thikën në kockë shqiptarëve dhe ia kanë bërë sterrë jetën, me qëllim që shqiptarët të nënshtrohen e mos të flasin!
Populli nuk duhet të heshtë!
Më 5 shtator 2020

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...