Home / Opinion / Vuçiç në vend se të ishte në bankën e të akuzuarve, për krime lufte ,ai sot luan me viktimën e bënë gallatë

Vuçiç në vend se të ishte në bankën e të akuzuarve, për krime lufte ,ai sot luan me viktimën e bënë gallatë

Vuçiç në vend se të ishte në bankën e të akuzuarve, për krime lufte ,ai sot luan me viktimën e bënë gallatë

Prof. Skender Morina, veprimtar atdhetar nga diaspora,për  nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë? pohon ;” Kosova ka mbi 33 marrëveshje të nënshkruara me palën serbe dhe të cilat ende nuk gjejnë zbatim. Marrëveshjet e nënshkruara sot, në Shtëpinë e Bardhë, janë në vazhdën e nënshkrimeve që bënë pala serbe e të cilat mandej nuk i zbaton në praktikë. Për mendimin tim sot u humb shansi historik për zbardhjen e fatit të të pagjeturëve shqiptar të cilët Serbia i mori nga shtpitë e tyre dhe edhe pas mbi dy dekada s’jep asnjë informacion për fatin e tyre, e personi që është pëgjegjës, ish ministri i kriminelit Millosheviç dhe presidenti aktual i Serbisë Vuçiç ka të gjitha informacionet se ç’u bë  me ta dhe ku gjenden trupat e atyre që i vranë në Kosovë e i varrosen në varre masive në poligonet ushtarako-policore në Serbi.

Vuçiç në vend se të ishte në bankën e të akuzuarve, për krime lufte ,ai sot luan me viktimën e bënë gallatë në Shtëpinë e Bardhë. Shkëlqimi i shtëpisë së bardhë humbë  kur një krimineli si Vuçiç i ipet mundësia të luaj rolin e njeriut “paqësor” ndërsa poligonet e ushtrisë së tij që bëri krime dhe masakrat më monstruoze kundra shqiptarëve i ka të mbushura me varre masive me civil shqiptarë.

Problemi mes Serbisë dhe Kosovës është problem politik, dhe pa u bë njohja nga Serbia e shtetit të Kosovës asnjë marrëveshje ekonomike nuk ka asnjë kuptim e në ketë rast vetëm sa fuqizon Serbinë dhe presidentin kriminel të saj Vuçiç i cili merr para nga Amerika e blenë armë nga Rusia e hapë kapituj integrimi nga Brukseli për hyrjen në BE”

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...