Home / Opinion / Margaritarët e marrëveshjes

Margaritarët e marrëveshjes

Se kildebilledet

 

          Afrim Morina

            Në një shkrim të mëhershëm analitik, kur kam folur për “Çekun e bardhë” dhe Eksteritoret”, por për shqiptarët do të jetë “Çeku i zi”, po del se kam pasur të drejtë. Në marrëveshje, edhe pse nuk përmendet shuma e këti Çeku, sipas medieve, del të jetë 13 milijard dollar amerikan, por Një prezencë ndërkombëtare e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit Ndërkombëtar me orar të plotë në Beograd, Serbi.”, duhet të ojentojë këto mjete se ku duhet investuar. Pra, kjo jep për të kuptuar se për ne është “Çek i zi” Kjo, sepse, duhet që Serbisë t’i krijohet komoditeti për të dalë në ujërat e Adriatikut, qoftë përmes linjës rrugore, qoftë parmes hëkurudhës dhe ëndra e kaherëshme e saj po realizohet, dalja në Adriatikë. E neve na jepet për copëza rrugësh dhe asgjë më teper.

Mërdari

            Në këtë marrëveshje, si pikë kufitare përmëndet Merdari “Të dy palët do të hapin dhe funksionalizojnë Pikën e Përbashkët kufitare në Merdare.” Çka ngërthen në vete kjo “Pikë Kufitare”, në mes Kosovës dhe Serbisë?! Ku janë pikat tjera kufitare në mes këtyre dy shteteve?! Si duket i kanë lënë për më vonë, sepse të tjerat nuk përkojnë në projektin serb. Këtë z. Hoti e merrë si element njohëje, atëherë, ky delegacion është pajtuar që pikat kufitare tjera të caktohen më vonë, pra aty ku është planifikuar, në lumin Ibër. E dinë këta zotërinjë se ku po e fusin Kosovën dhe shqipatët?!

Ujmani

Margaritari i dytë dhe më përmbajtësor, se fiton apo humb Kosova, është çështja e Ujmanit. “Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A’së dhe subjekteve të tjera të Qeverisë së SH.B.A.-së, për të gjetur zgjidhje dhe fizibilitet për qëllimin e ndarjes së Liqenit Gazivode / Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë. “. Ishin në gjendje të ndërgjegjëshme përfaqesuesit e Kosovës, apo vetëm prezenca e tyre në Shtëpinë e bardhë, ua shtoi nostalgjinë që të jenë dorëshlirë, se kështu po e kërkojnë “miqtë” tanë, për të plotësuar apetitet e Serbisë. Ndarja e liqenit të Ujmanit, si duket për ta nuk është asgjë tjetër, pos një marrëveshje shfrytëzimi, e, jo edhe territorial. Kjo është Pika kufitre e dyta e nënshkruar në këtë marrëveshje, për të cilën dhannë sihariqin se është shënuar progres. Mu për këtë edhe Vuçiqi e Bërrnadiq, e mirëpriten, se kurrë nuk do t’ju shkonte ndërmend, ta marrin Ujmanin kaqë lehtë.

Eksteritoret fetare

Eksterritoret po fillojnë me kishat ortodokëse serbe. “Të dy palët zotohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë e fesë, duke përfshirë komunikimin e rinovuar ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe”. Kjo e mundëson një ndarje të brendëshme, për të cilat me siguri do të bisedohet në një takim tjetër dhe të caktohen vijat eksteritore të tyre. Pasi të kryhetn këto, atëherë do t’u lyhet edhe pjesëve tjera, që nuk u përfshin në këtë marrëveshje, caktimi i vija kufitare në mes Serbisë dhe Kosovës. Për këtë jep për të kuptuar, se në marrëveshje nuk përmendet Zajednica, por këtë territor të saj Serbia tash e konsideron si të vetën dhe mu për këtë nuk e ka hapur si temë, e, as janë përmendur pikat kufitare tjera në mes këtyre dy vendeve. Për z. Ismet Beqirin, se nuk e ka kuptuar çka ngërthen në vete marrëveshja, kjo është prerja e parë me thikë, në hartën e Kosovës, e, që nuk je i vetëdijsëm për këtë, sepse, në fuind të fundit, mirë e ke mbrojtur e mronë pragun e shtëpisë, tjerat nuk të interesojnë

Mini-shengeni

            Mini-shengeni i nisur nga Vuçiq dhe i mbshtetur nga Rama, po jetësohet përmes kësaj marrëveshje. “Të dy palët do të bashkohen në zonën mini-Shengen, njohur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Rendin 2019, dhe të shfrytëzojnë plotësisht përfitimet e saj.” Kosova dhe Shqipëria londineze do të jenë vetëm rrugë kalimtare për Serbinë në Adriatik. Cili është përfitimi i këtyre dyjave në këtë minishengen? Me heqjen e vizave për shqiptarët, nuk do të ketë problem lëvizje për në shtetet e Perendimit, sepse këtë e garantoj marrëveshja e lidhur në mes shteteve përfaqësuese të Shengenit.

Moratorium

            Delegacioni i shqiptarëve as që ka njohuri për këtë nocion- Moratorium, se kaqë lehtë nuk do të pranonte të hiqte dorë nga angazhimet njëvjeqare për prosperitetin e shtetit të tyre. Me këtë japin për të kuptuar, se sa serioz e marrin të qenit në krye të shtetit dhe sa lehtë mund të heqin dorë nga përpjekjët e mëtëjme për prosperitetin e vendit, po u mjafton të jenë në kreun e tij, për përfitime përsonale e akraballëkut të tyre partiak e familjar.

Ndrërrimi i identitetit kombëtar shqiptarë, në ate musliman

 

Nga na doli njohja e Izraelit në këtë “Pako” të marrëveshjes.? “Kosova (Prishtina) dhe Izraeli bien dakord të njohin njëri tjetrin”. Mos vallë këtë e kishte përgaditur këshilltari i Thaçit, që do të vinte momenti për njohje edhe nga shteti i tij. Mirëpo, kjo njohje na doli me bisht dhe ky bisht vështirë të na hiqet. Serbia gjithnjë është munduar ta paraqes luftën shlirimtare te ne, si luftë civile, (në mes muslimanëve dhe otodokësve) zatën edhe në Kushtetut zuri vend fjala KONFLIKT. Ky nënkuptim rrjedh nga prononcimi i Natanjahut, se “Kosova është shteti i parë musliman që pranon ta vendos ambasadën e vet në Jerusalem”. Kjo i bije që kombin tonë shqiptar me një nënshkrim të Hotit ta humbim dhe të pranojmë kombin musliman. Kush guxoi të lujë me gjakun e dëshmorëve të kombit, të cilët ranë në alltarin e lirisë me flamurë kombëtar, me këngen shqipe, ku i këndohej dëshmorëve paraadhës, luftrave të tyre heroike, alfabetit e gjuhës shqipr?!

Jo vetëm njohje, por…

 

            Çfarë borgji i ka Kosova, e shqiptarët shtetit Izraelit e hebrejve të tyre, kur në marrëveshje është futur edhe kjo “… kthimin e vazhdueshëm të pasurisë hebreje të trashëgimisë dhe të pakërkuar të epokës së Holokaustit”. Kjo nuk vlen për Serbin, se si çështje në mes këtyre dy shteteve nuk është ngritur asnjëherë. Atëherë kjo vlen për Kosovën. Çfarë pasurie ka marrë Kosova nga hebrenjët, në epokën e Holukaustit, kur dihet se ne ishim i vetmi komb në botë, që ruajëm hebrejët dhe pasurit e tyre dhe u mundësuan të lëvizin në drejtime të sigurta, duke rrezikua vetën e familjen. Dihet se deri në mbarimin e luftës së fundit, shqiptarët nuk kanë pasur asgjë në dorë. Pas Luftës së Dytë Botrore ishte sitemi i Titos, pastaj ai i Millosheviçit dhe së fundit i UNMK-ut. Kur patën mundësi shqiptarët të marrin apo keqpërdorin pasurinë hebreje, sa Izraeli të kërkojë këtë nga ne? Dinin përfaqësuesit e Kosovës për këtë diçka, apo punë e madhe, me rëndësi të na njoh Izraeli. Kjo i bie se nga “Çeku i zi” duhet ndarë mjetë për pagesën e dëmshpërblimit për hebrejtë.

Nënshkrimi

            Në asnjë portal e shtëpi televizive nuk u publikua dokumenti me nënshkrimin e palëve, por vetëm ai i z. Hoti. Çka nënkupton kjo? A ka elemente dyshimi se kjo marrëveshje nuk është në mes palës së Shtetit të Kosovës dhe Shtetit të Serbisë? Poqese nisemi nga ky fakt dhe nga thënia e Vuçiqit, se Kosova nuk është “palë e marrëveshjeve ndërkombëtare”, del se në vend të Kosovës ka nënshkruar Tramp. Kjo është një dyshim shtesë për marrëveshjen, së cilës po ia shohim fillimin por ku e ka fundin?!

Përfundimi

            Nga këto që u thanë më lartë, mund të nxjerrim si përfundim, se çështja e veriut, e nisur në Bruksel, do të trajtohet ashtu siç është nënshkruar dhe nuk do të përfillën vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, se, edhe ashtu shumë shtete, përfshirë edhe SHBA-në, duke u nisur nga kjo marrëveshje, nuk e njohin këtë. Pra në Bruksel do të jetë kjo çeshtje, dhe nuk ka çka të trajtohet tjetër, e, nëse atje nuk arrihet kjo, i këthehen Ushingtonit. Besojë se deri atëherë qeveria e Trampit do të shkojë në harres të kohës, por për ne shqiptarët, në fundin e saj, na doli njerkë e shkuar njerkës, më shumë s sa Franca.

            Tash u ka mbetur kuvendarëve të Kuvendit për të shoshitur mirë e mirë këtë marrëveshje, për të treguar lartësin e tyre të njohjes së problemit, zbërthimit të kësaj marrëveshje nga këndi kombëtar e Kushtetues, por edhe politik, për t’i thënë Trampit, faleminderës për përpjekje, por nuk kemi tokë për të humbur dhe Izraelit, nuk ndrrojmë kombë për një njohje që vjen nga Ju,

            Duhet ngritur zërin të gjithë intelektualët, duhet ngritur zërin të gjithë veteranët, pa marrë parasysh kohën, duhet ta ngritin zërin shoqatat e dalur nga lufta, duhet të ngritin zërin të gjithë qytetarët dhe t’ua kthjellin mendjen kuvendarëv, të cilët asnjëherë nuk kanë menduar për fatin e kombit dhe janë të gatshëm të ngritin dorën e pranimit të kësaj marrëveshjeje.

            Lezhë.05.09.2020

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...