Home / Lajme / Reagim; Këshilli i Lagjes së Lumbardhit, ish-Lagje e Boshnjakëve në Mitrovicë:
Aktiv

Reagim; Këshilli i Lagjes së Lumbardhit, ish-Lagje e Boshnjakëve në Mitrovicë:

Se kildebilledet
Nga Fevzi Beqiri
Reagim
Të nderuar qytetarë të Kosovës ne banorët e Lagjes së Boshnjakëve në veri po i drejtohemi Parlamentit, Qeverisë dhe Presdientit të Kosovës me disa pyetje dhe kërkesa e ato janë:
1. Si është e mundur që 12,500 shqiptarë të dëbuar me dhunë nga veriu nuk i mbajtët së paku në jug të Mitrovicës por lejuat dhe u pajtuat me dëbimin e tyre në Prishtinë dhe nëpër botë?!
Mos vallë kjo për arsye që të eliminohen kërkesat dhe trysnia e tyre politike për kthim në pronat e tyre?!
2. Rajoni i Shalës është gjeografikisht në veri dhe në këtë rajon nuk u investua, por e tëra është zbrazur?!
Pse u larguan shqiptarët nga veriu, a mos ishin pengesë për realizimin e qëllimeve tjera?!
3. Autostrada për Mitrovicë ende nuk është ndërtuar, mos ndoshta me qëllim të pengimit të zhvillimit ekonomik të veriorëve, kur dihet që Mitrovica është vend industrial?!
4. Si është e mundur që, pakoja për stimulime financiare të ngutshme të jetë e realizueshme vetëm për serbët (pë të cilët ka dyshime të bazuara që, fare nuk janë nga Kosova dhe se, poashtu, të njëjtën ndihmë e morën nga qeveria serbe, ndërsa, nga ana tjetër shqiptarëve në veri, që jetojnë në mjerim t’u refuzohet kjo ndihmë?
5. Pse është ngritur çështja e shkëmbimit të territoreve kur është fakt historik se, ai territor është i Kosovës, ndërsa ju nuk keni bërë asgjë për veriorët?!
6. A e keni menduar që, për 20 vite radhazi për secilin vit një shumë e mjeteve sa ka kushtuar 1km e Autostradës (10 milj, €), do të mjaftonte që ky vend të ishte tani normal dhe pa probleme, por ju nuk keni ndarë asnjë qindarkë përderisa, Serbia për 4% serbë për gjatë këtyre viteve dedikoi dhe investoi 10 miliardë euro?!
7. Me leje të kujt u kolonizua veriu, sepse buxheti dihet botërisht që ishte dhe është nga Beogradi dhe Prishtina?!
8. Mjetet e ndara për rindërtimin e pronave në veri kërkojmë urgjentisht që të vihen në punë dhe mos të zvarriten dhe me këto mjete të meremetohet muzeu i gjenocidit serb në Lagjen e Lumbardhit, ish-Lagje e Boshnjakëve dhe Xhamia më e vjetër në Mitrovicë që ishte simbol antik i qytetit deri në vitin 1999 kur e dogjën pirromanët serbo-çetnikë.
Presim përgjigje në afat sa më të shkurtë dhe reflektim në rindërtimin e pronave të djegura, muzeut, dhe xhamisë.
Në fund do të shtonim; ne shqiptarët e veriut e falënderojmë mërgatën tonë e cila ishte dhe është shtylla e vetme që në vazhdimësi i ka mbrojtur vlerat kombëtare dhe në këtë drejtim u bëjmë thirrje që sadopak të fokusohen edhe nga veriu dhe t’i çasen më seriozisht, sepse ne kemi mbetur vetëm në mëshirën e fatit.
Me respekt!
Këshilli i Lagjes së Lumbardhit, ish-Lagje e Boshnjakëve. Mitrovicé, 02.09.2020

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...