Home / Histori / 8 Shtator, 1944 – 1991, Dita e pavarësisë së Maqedonisë Veriore

8 Shtator, 1944 – 1991, Dita e pavarësisë së Maqedonisë Veriore

Abdulla Mehmeti
P ë r v j e t o r
Nuk është e vërtetë se komunistët jugosllavë dhe Tito (1944), apo Gligorovi më vonë (1991), e krijuan shtetin e pavarur të Maqedonisë, por ka qenë vazhdimësi e shtetit të Maqedonisë së vitit 1944, prandaj, në mënyrë të vazhdueshme janë përjashtuar shqiptarët nga koncepti i këtij shteti, me përpjekje edhe për ndarjen e Maqedonisë, më 1991, 1992, 2001 etj., duke pretenduar që vetëm rajoni i Pollogut (Tetovë, Gostivar dhe Dibër) të shkëputen nga ky shtet (shihe hartën e Maqedonisë së vitit 1944!).
Koincidencë apo mashtrim politik i qytetarëve të Maqedonisë, dje dhe sot?!
Ja çfarë date festojnë qytetarët e Maqedonisë Veriore si Dita e pavarësisë së shtetit, më 8 shtator 1991!
JA PSE U ORGANIZUA REFERENDUMI PËR PAVARËSINË E MAQEDONISË MË 8 SHTATOR 1991, NË DATËN E KRIJIMIT TË SHTETIT BULLGAR TË MAQEDONISË MË 8 SHTATOR 1944
Pavarësisht nga bindjet e tyre politike dhe përkatësia partiake, të gjitha partitë politike të bllokut maqedonas janë marrë vesh njëzëri dhe kanë arritur qëndrim të përbashkët që referendumi për pavarësinë e Republikës së Maqedonisë të mbahet më 8 shtator të vitit 1991.
Nuk kam lexuar deri më sot nga dikush, pse është zgjedhur pikërisht kjo datë, e cila edhe aktualisht shënohet si festë shtetërore – Dita e pavarësisë së Maqedonisë.
Qytetarët shqiptarë dhe partitë e tyre politike e kanë bojkotuar këtë referendum, për shkak të pyetjes me këtë përmbajtje: „A jeni për shtet të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, me të drejtë të lidhjet me shtetet sovrane të Jugosllavisë?”
Nga përvoja e hidhur nën regjimin komunist jugosllav, shqiptarët nuk janë pajtuar të marrin pjesë në një referendum me të cilin parashihej e ardhja e këtij shteti në një lidhje me shtetet tjera të ish-Jugosllavisë, siç edhe janë bërë përpjekje më vonë, sidomos mes presidentëve Kiro Gligorov (Maqedoni) dhe Alija Izetbegoviq (Bosnje dhe Hercegovinë).
Megjithatë, siç duket, pyetja e tillë e referendumit ka qenë vetëm një mashtrim ndaj fqinjit verior, Serbisë, përderisa në territorin e Maqedonisë ka qenë i pranishëm aparati shtetëror jugosllav dhe armata ish-jugosllave, ndërsa në anën tjetër, udhëheqësit e politikës maqedonase të asaj kohe, shumica kanë qenë të orientuar dhe mbështetur nga fqinji i saj lindor, Bullgaria. Këtë e dëshmojnë edhe faktet që i sjellim këtu:
Data 8 shtator është dita e përpjekjeve të mëhershme të forcave nacionaliste maqedonase (probullgare) për shpalljen e shtetit të pavarur të Maqedonisë, më 8 shtator 1944, siç dëshmohet nga burimet në veprën e cituar, nga pullat postale me këtë datë, si dhe burime të tjera.
Që të mos kuptohet kjo si rastësi, ju përkujtojmë se edhe Komunës së Tetovës, si qendër më e madhe politike dhe kulturore e shqiptarëve në Maqedoni, atëkohë i është imponuar një datë e rëndësishme nga historia e popullit dhe shtetit bullgar, si ditë e konstituimit të kuvendit të parë komunal pluralist, 3 marsi, dita e pavarësisë së Bullgarisë, përkatësisht e Marrëveshjes së Shën Stefanit (1878)!
(3.IX.2018)

About admin

x

Check Also

Goxhaj e Zeqiri në Televizioni ALPO TV – Gjirokastë

ALPO Tv: Të nderuar teleshikues mirë se erdhët në emisonin e radhës ...