Home / Opinion / DEKLARAT PUBLIKE

DEKLARAT PUBLIKE

( Ma merrni fjalën S‘ma vrisni dot!)
Behgjet Pacolli ,ka bë,padi ndaj meje, pranë prokuroris së Kantonit të Cyrihut!
Meqë, sipas kërkesës së tij dhe avokatit të tij, me kërkesën e tyre që „ deri më 5 qershor nuk shkruaj një letër publike, ku do të kërkoj falje publike për „ shpifje“ ndaj veprimeve politike, në kohëra të ndryshme, kundrejt personit me emrin Behgjet Pacolli, dhe, meqë letrën nuk e kam shkruar ( dhe as që do ta shkruaj ndonjë herë edhe me çmimin e jetës), zoti Pacolli ka dërguar lëndën pranë prokuroris së Kantonit të Cyrihut.
Tani jam në pritje të ftesës për „ bisedë informative“ ( Zoti Pacolli duhet
t‘i ketë të njohura këto nga miqtë e tij Selim Brosha and Co) dhe caktimit të seancës gjyqësore.
Me këtë radt bëjë këtë DEKLARATË:
Unë Fatmir Brajshori deklaroj që:
„ Nëse gjatë vizitave të mia në Atdhe- (dheu i babës) dhe në mëmëdhe ( dheu i nënës) Kosovë e Shqipëri, ndodhë të humbë jetën në rrethana enigmatike, të vritem nga persona të panjohur ose të më ndodhë, rastësishtë ndeshje me makinë me ndonjë kamion etj, deklaroj dhe AKUZOJ ,se pas vrasjes dhe likuidimit tim prapa qëndron Behgjet Pacolli…
Kjo le të jetë akuza ime për së gjalli, nëse do jem i vdekur ndaj atyre që duan jetërat tona t‘i kenë nën kontroll.
2.
Zoti Pacolli,
Emil Zola në aferën Drajfus i shkrojti një letër drejtësis franceze, presidentit.
Gruaja e Drajfusit, i drejtohet për ndihmë romancierit dhe kritikut francez – Emil Zolës (emri i vërtetë Edouard Charles Antoine, 1840-1902). Me këtë rast, përfaqësuesi më i madh i natyralizmit francez – Zola. Më 13 janar 1898, në gazetën “L’Aurore” të Klemansosë (Clemenceau) u botua artikulli i famshëm “J’accuse…!” – Lettre au President de la Republique par Emile Zola (Akuzoj…! – Letër Presidentit të Republikës nga Emil Zola).
Letra e Zolës tronditi Francën dhe mbarë Evropën. Protestat shpërthyen në të gjitha metropolet e kontinentit të vjetër. Opinioni francez dhe evropian u nda më dysh: një pjesë e madhe – liberale, ishin me Drajfusin, të dënuar padrejtësisht, ndërkaq pjesa tjetër, ultranacionaliste – kundër tij.
Nën ndikimin e qarqeve konservatore dhe antisemitiste, prokuroria e shtetit – për shpifje – ngriti proces gjyqësor edhe kundër Zolës.
( Por koha tregoj që nuk ishin shpifje! Koha do të tregoj se cili nga ne zoti Pacolli gaboj.)
Shkrimtari i famshëm u dënua me një vit burg dhe me 3.000 franga gjobë. Autori i Zherminalit u largua në Angli.
Shkrimtari i famshëm Franc Kafka më vonë do të thotë: “Fajësia është gjendja në të cilën ndodhemi të gjithë ne, pavarësisht nga faji që kemi bërë…
Shkrimtari i madh u varros në Cimetiere de Montmatre në Paris.
Pas gjashtë vjetësh, më 4 qershor 1908 u bë rivarrimi i mbetjeve të kufomës së tij, për t’u vendosur në Panteon, pranë Viktor Hygosë dhe Aleksandër Dymas.
Inteligjencia shqiptare, aktin e Zolës duhet ta ketë shembull. Intelektuali, krahas profesionit që ushtron, duhet të jetë në shërbim të vegjëlis dhe jo oligarkëve, të ngritë edhe zërin e protestës, duke u vënë në shërbim të interesit të gjerë shoqëror . Ndryshe, mbetet një zanatçi i thjeshtë, pa lënë gjurmë në hapësirë dhe kohë.
(XH. Z.)
Sylejman Krasniqi, Afrim Nimanaj dhe 117 të tjerë
47 komente
4 ndarje
Pëlqej

Komento
Ndaj

Komentet

Shiko 30 komente më shumë

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...