Home / Opinion / Çfarë është Shqiptare ?!

Çfarë është Shqiptare ?!

Se kildebilledet
Aristotel Petro
22.02.2020.
Duke marë shkasë nga vjedhjet që Serbët,Grekët ,Turqit etj po i bëjnë kulturës shqiptare po mendoja se ata kanë vjedh çdo gjë që e quajnë serbe,greke apo turke dhe se kanë problem të vjedhin dhe çdo gjë tjetër shqiptare ! Po çfarë kanë vjedh së shumti ata?
Kanë vjedh shqiponjën në flamur apo sigla të tjera? Jo sepse i kanë trashëgimi! Po si i kanë trashëgimi do pyesi dikush që nuk e kupton se si? E kanë trashëgimi sepse Serbët ashtu si dhe Grekët e Turqit para se me qenë si janë sot ishin po shqiptarë që flisnin po të njëjtën gjuhë që flasim ne shqiptarët sot e me të njëjtat doke e zakone siç i kishim ne! Por çfarë ndodhi? Ndodhi që pa pritur me formimin e hartave të reja dhe shteteve në Europë shqiptarët e Veligradit u ngrysën si shqiptarë e u gdhinë si Serbë , njësoj si shqiptarët e Arvanitisë e Moresë që pa pritur një mëngjesim e së njëjtës ditë u gdhinë si Grekë ndërsa shqiptarët e Kostandinopojës,Bursës etj u bënë Turq ! Duke manipuluar Historinë dhe një pjesë shqiptarësh është luftuar pjesa tjetër , ky kurth i atyre që ende sot po bëjnë ligjin por ama në fund të kohës së tyre, filloi kur Shqiptarët e Trakisë i quajtën Turq dhe u dhanë nga një spatë në dorë për të nënshtruar gjithë botën ,vazhdoi me të sapo asimiluarit në grekë e serbë që u dhanë nga një pushkë në dorë për të vrarë e dëbuar ish vëllezërit e tyre që ende flisnin shqip në vatrat e tyre. Mes shqiptarëve janë krijuar hasmëri e dasi pa fund dhe pse ? – sepse deri në fund shekullin e 19të çdo histori e fakt apo popull i mesdheut e më tej fliste e frymonte shqip!
E sot? Disa Shqiptarë krenohen se janë Serbë ,disa krenohen se janë Grekë e disa krenohen se janë Turq , ndërsa shqiptarët që ende kanë mbet shqiptarë nga “rastësia” po marin rrugët e botës të detyruar nga Qeveria ” e tyre” duke u bërë Gjermanë,Anglezë, Amerikanë e disa dhe shejtanë! Çfarë do të ndodhte në se të mbeturit ende shqiptarë bashkohen rreth gjuhës që flasin dhe flamurit 🇦🇱që i përfaqëson? Jo vetëm që do mbeteshin shqiptarë por do zgjonin e nga gjumi e do rikthenin në jetë dhe “të vdekurit” e tjerë që pa dashje u bënë Serbë,Grekë e Turq!
Pse ka rëndësi të mbetsh shqiptar? Sepse njeriu në këtë Kontinent që kur ka ardhë ka ardhë e ka frymuar duke fol shqip e jo gjuhë të sajuara teknike ! Po ç”rëndësi ka gjuha shqipe?
Po gjuha shqipe është gjuha kozmike,gjuha e Perëndive që krijuan edhe këtë Botë e si e tillë kjo gjuhë është projektuar për të mos vdekur kurrë !!!
Aristotel Petro
22.02.2020.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...