Home / Histori / Si e shkatërruan Berisha, Nano, Meta e Rama, ushtrinë shqiptare për 30 vjet!

Si e shkatërruan Berisha, Nano, Meta e Rama, ushtrinë shqiptare për 30 vjet!

Në një kohë kur po tronditen ekuilibrat politikë e ushtarakë të vendeve të Ballkanit si në përplasjen Serbi-Kosovë-Mal i Zi, apo Turqi- Greqi, po vijnë e po bëhen më të rëndësishme asetet nacionale të fuqisë së Mbrojtjes.

Serbia prej vitit 1999 vetëm ka rritur kapacitetin e ushtrisë së saj, Maqedonia bleu helikopterë gjatë konfliktit me shqiptarët, Greqia është një fuqi rajonale, Turqia po ashtu një forcë e madhe, Bullgaria ka zgjedhur President një nga aviatorët më të mirë te vendit.
E Shqipëria, e cila kishte një ushtri konvencioanale jo pak të organizuar është telendisur sot në një vend, që ka vetëm ca mjete të blinduara, shumë pak avionë, tre anije e kaq.
Ndërkohë që ka pasur mbi 200 avionë, të shitur për skrap, qindra tanke të shitur për skrap, artileri me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi në kufi, të shitur për skrap, dhe një kastë të madhe oficerësh e nënoficerësh që pas vitit 1990 u degdisën nga tezgat e bananeve tek ofertat për të shërbyer në shtetet e tjera.
Kush e shkatërroi ushtrinë shqiptare që të paktën, nga numicioni dhe armatimi konvencional dhe nga burimet njerëzore përbënte një resurs të madh kombëtar?
Mendo, një numër i konsiderueshëm ushtarakësh shqiptarë shërbyen në UÇK; e janë me qindra, madje edhe në kryesimin e saj. Kolonel Dilaver Goxhaj ka qenë një nga strategët e Ushtrisë së Kosovës.
“Babushi” i Kukësit, Gjeneral Kudusi Lamaj, profesori i artilerisë ishte edhe mendja e luftës së Kosovës.
Ku janë ushtarakët shqiptarë. Ku i çuam ne, çfarë bëjnë sot?
Napolon Bonaparti, kur e pyetën se cili është çelësi për të arritur suksesin në shtet të madh, tha që e para është motivimi, e dyta, ligji, e treta disiplinimi.
E ne nuk kemi zbatuar asnjërën, vetëm kemi shkatërruar gjithçka; aftësinë mbrojtësie, aftësinë goditëse, potencialin qëndrestar e natyrisht burimet njerëzore.
E kjo është tradhëtia më e madhe e vendit që bënë qeveritë e Sali Berishës-Aleksandër Meskit, Fatos Nanos, Pandeli Majkos, Ilir Metës, e Edi Ramës.
Shqipëria sot është në NATO, por nuk ka një armatë, ka vetëm disa Forca të Armatosura, disa kontigjente, kur ne kishim një armatë të madhe jo vetëm njerëzore, por edhe infrastrukturore dhe konvencionale.
Në kufijtë e jugut, veriut, lindjes, Perëndimit, kishte artileri të instaluar, që ishte e mundur të pamundësonte çdo avancim.
Për të mos folur në fuqinë e këmbësorisë, aviacionit, tankeve, e minave.
Gjithë këto vite, Shqipëria ka humbur aftësinë ushtarake reale, nuk ka më mundësi mbrojtëse dhe është më turpi i vendeve të rajonit që nuk i përgjigjet dot kërcënimeve të shteteve fqinje.
Jemi në një kohë kur kemi nja dy anije, disa mjete të blinduara, pak avionë ose aspak dhe shumica e burimeve njerëzore ushtarake të margjinalizuara, kur shumë mirë mund të shërbejnë si forcë rezerve.
Siç mësohet shefi i sapo emëruar i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Bajram Begaj i ka kërkuar qeverisë që të rikthejë në rezervë të gjithë forcën njerëzore të ish-ushtarakëve por deri tani nuk ka marrë përgjigje.
Mendo ne kemi pasur komandant flote që ka qenë oficer këmbësorie, e më vonë një komandant që e ktheu flotën në lokale dasmash. Po ajri e toka? Ne sot llogarisim si forca të gatshme vetëm RENEA-n e Policisë. Edhe Kosova ka më shumë. Kush e shkatërroi ushtrinë shqiptare? Ja me këtë të merret SPAK-u./Pamfleti

About admin

x

Check Also

Goxhaj e Zeqiri në Televizioni ALPO TV – Gjirokastë

ALPO Tv: Të nderuar teleshikues mirë se erdhët në emisonin e radhës ...