Home / Lajme / në katundin Bozovcë u mbajtë manifestimi tradicional “KARNAVALET ILIRE” të Malësisë së Sharrit, i 12 me radhë

në katundin Bozovcë u mbajtë manifestimi tradicional “KARNAVALET ILIRE” të Malësisë së Sharrit, i 12 me radhë

Se kildebilledet
Neshat Mehmedi
REFERAT FALËNDERIMI, 23 Gusht 2020
Të nderuar vëllezër e motra, më lejoni të përshëndes: përfaqsuesin e Komunës së Tetovës, Zotri Ahmed Qazimi (edhe pse s’ishte këtu), Shef i Sektorit për Veprimtari Publike, përfaqsuesin e ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup z. Vlorat Gashi, me zonj. Edona Gashi dhe fëmijët e tyre Aromën dhe Yllin, përfaqësues të Kompanisë ECOLOG, drejtorin Shefajet Ramadani,  prof. dr. Shefki Selami, prof. dr Lazim Kamberi, Juristin e diplomuar Ali Salihin, profesorë e arsimtarë, falënderoj këngëtarët – bilbilat e Malësisë së Sharrit vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu, këngëtarët Halim Rakipi dhe Shaban Bakija, këngëtarin Arif Madana nga Radomiri Republika e Shqipërisë, kryetarin e shoqatës kulturore “ Lulet e Malësisë” nga Gostivari z. Luan Veliu dhe këngëtarët e shoqatës: Sinan Zulbehari e të tjerët, ju mediume që po bëni punë të shkëlqyer tv Koha në Tetovë, tv Topestrada Tetovë me Jetmir Sejdiu
,… studion “Bora” dhe lodërtarët me kryetarin Sabedin Rexhepin … falënderit shumë Ju të pranishëm, Ju mysafirë e bashkëkatundarë. Të gjithë bashkarishtë e bëjmë më të fuqishëm këtë manifestim kulturor.Të dashur të pranishëm s’mund të ri pa përmendur të ndjerin prof. dr. Fadil Sulejmani, që ishte njëri ndër përkrahësit dhe mbështetësit më të mdhenj të këtij manifestimi tradicional, si dhe dr Hamdi Mediun –Dushin…
Falënderojmë Safet dhe Gazmend Akikin, karnavalistët nga katundi Vicë me udhëheqësin e tyre prof. Xhemail Ramadani
, krnavalistët, nuset dhe vajzat nga katundi Trebosh dhe Pollaticë me udhëheqësin e tyre Prof. Kasam Arifi
, drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit – Ndihma e Shpejt në Tetovë, për dërgimin e ekipit mjekësor për me u kujdesur për shëndetin e pjesëmarësve në manifestim: mjekun dr. Besnik Mustafai, motrën medicinale Mahije Lika dhe shoferin Emin Salihi. Falënderojmë Drejtorin e Punëve të Mbrendëshme në Tetovë për dërgimin e policëve për me u kujdesur për rendin publikë në manifestimin kulturor.
Të nderuar vëllezër e motra, përshëndetje e mirësekeniardhur këtu në Malësinë e Sharrit në katundin Bozovcë, për t’i dhënë përkrahje dhe mbështetje të këtij manifestimi tradicional kulturor aq të moçëm, mijëravjeçar, që të çonë te rrënjët tona Iliro – Pellazge.
Këtë vit kemi ndryshuar datën e mbajtjes së këtij manifestimi kulturor tradicional për shkaqe të gjendjes së rëndë në vend dhe në tërë ruzullin tokësor nga pandemia e virusit KOVID – 19. Ky manifstim duhej të mbahej sipas orarit më 14 dhe 15 Mars 2020, për këtë shkak që përmendëm më lart, ne si këshill u detyruam këtë vit të mos bëjmë ftesë publike nëpërmjet mediumeve e rrjetit social e as të ftojmë mysafyrë anë e mbanë trojeve shqiptare si vitet e mëparshme. Me keqardhje e them dhe u kërkojmë ndjesë miqëve që ishi e janë përkrahësit dhe mbështetësit shumë të mëdhenjë të këtij manifestimi kulturor nga Republika e Shqipërisë, nga Republika e Kosovës dhe nga vendi – Republika e Maqedonisë së Veriut, e sidomos nga katiundet përreth dhe më gjërë,
Pra këtë vit manifestimi është simbolik bazuar nga situata e kryjuar si, për të ruajtur vazhdimësin e lidhshmërisë, pra mos të ketë shkëputje Manifestimi.
Të dashur të pranishëm edhepse Ju e keni parasysh, Ne ju lutemi të mbajmë distancën e nevojshme ndërmjet njëri tjetrit ashtu si është e paraparë me protokoll për me u kujdesur për shëndetin personal, të njëri tjetërit dhe të tjerëve në përgjithësi.
Populli i jonë në situata të ngjajshme, por edhe më të rënda se kjo në kohë luftrash ka ditur t’i jap gjallëri jetës, ta thyejnë monotonin me aktivitete të ndryshme familjare e shoqërore, edhe ky manifestim sot e ka këtë qëllim, por duhet të jemi shumë të vëmendshëm e të kujdesshëm.
Të Dashur të pranishëm,Tetova me katundet përreth, dhe në veçanti katundet e Malësisë së Sharrit: Bozovca, Veshalla, Brodeci, Vica, Sellca, Xherma, Shipkovica, Liseci, Gajrja, dhe më gjerë, janë vendburime të trashëgimisë shumë të pasur kulturore, të mikpritjes e bujarisë,…
Shtrohet pyetja një popull a mund të ekzistoj pa të kaluarën e tij historike, pa heronj e dëshmor, pa gjuhë amtare e shkollim të përgjithshëm pa dallim gjinie, deri në studimet pasuniversitare, pra pa kulturë, festa e rite ?!
Pështuesët tanë, si në kohë lufte, si në kohë paqe kishin dhe kanë një qëllim të përbashkët: Dhunën më çnjerëzore institucionale të shkruar e të pashkruar, elaboratet dhe marrëveshjet e fshehta për pastrimin etnik shkombëtarizimin, shfarosjen, të harrojmë të kaluarën e të mohojmë vetveten!!!
Me thënë të drejtën robëria është shumë e rëndë, derë e hekurt në prag të shtëpisë, pa një të mirë e me të gjitha të këqiat, me shumë pasoja për të sotmen dhe të ardhmen.
Të dashur vëllezër e motra, kultivimi i kulturës është armë shumë e fuqishme e bashkimit shpirtëror të një kombi, shkollimi është zgjimi, ndërsa shtylla e kombit është ekonomia dhe na bënë të dinjiteshëm, as njëra pa tjetrën nuk shkojnë, pra e ushqejnë njëra tjetrën, dhe i japin jetë e gjallëri kombit, janë si drita, uji dhe ajri.
Këtë manifestim nga pamja e jashtme që e shikojmë duket shumë i frikshëm, po s’është ashtu, kurse nga mendimi shumë i dëmshëm, sikur dikur që thuhej për shkollimin, futbollin … por në realitet nuk qëndron aspak, sepse sot kemi me mijëra mësues e mësuese, profesorë e profesoresha, e shumë universitete, kemi mjek e inxhinier me famë botërore, kemi futbollist, sportist që ishin e janë krenaria jonë, humanist e biznesmen që i kalojnë përmasat kombëtare e ndërkombëtare që janë shpresa e rinisë tonë ,…
Edhe këta djem e këta vajza në pikë të parë janë fëmijët tanë, të mbuluar e të veshur me gëzofë, me ferexhe, xhubleta, lurka, pantallona, tirqi e kësula, dhe në fytyrat e tyre shohim maska, nga lëkura e deshe apo deleve dhe të lyer me gaca e me ngjyra. Këta sot na sjellin copëza jete nga e kaluara e jonë e lashtë iliro – pellazge: Humorin, këngën, solidaritetin, unitetin dhe sakrificën.
Këtë manifestim kulturor se kemi marr uha e as kopjim si na e kanë marr të tjerët, por na e lanë trashëgim të parët tanë stërgjyshërit, gjyshërit, prindërit e sot na e prezantojnë rinia jonë.
Edhe këto nuse që shohim kështu të maskuara, të teleisura janë pasuri e jona shpirtërore e kulturore e trashëgimisë.
Ne e dimë se ka tradita, festa e rite të shumta të motmotit, ka edhe karnavale të tjera, por që dallojnë shumë nga karakteri dhe mbrendia, dhe pikërisht nga këto dallime veçohemi nga popujt e tjerë dhe e quajmë veten Shqiptarë. Pra festat, ritet, manifestimet,… karnavalet i dallojmë sipas traditës shqiptare.
Të nderuar vëllezër e motra kemi për të thënë edhe më shumë, por për këtë karnaval kemi organizuar dy tryeza shkencore, që i kanë thënë studiuesit tanë anë e mbanë trojeve shqiptare. Të parën e kemi organizuar në muajin mars të 2016, në Bozovcë bashkëorganizator ishin Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe këshilli organizativ i Karnavaleve Ilire dhe i dyti në 10 Mars 2018, në Tetovë organizuar nga Shoqata kulturore Karnavalet Ilire dhe shpresojmë të dy librat ti botojmë si një libër të vetëm.
Ju faleminderit që më dëgjuat!
Momente të Këndëshme!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...