1. Një telefonatë e përgjuar u nxor në youtube para disa ditësh. Aty dëgjohen të flasin politikani i Serbisë, N. Sanduloviq, me një serb të Kosovës. Gjërat dhe emrat që përmenden aty janë shumë të rëndësishme, dhe publiku duhet ta marrë vesh se a qëndrojnë apo jo ato gjëra.
Pati pretendime që është e rrejshme, nga Gani Koci, por pati pretendime që është e vërtetë, nga Indeksonline, e cila shkruan se e ka zbuluar personin e panjohur që flet me Sanduloviqin. Nuk mund të zbulohet identiteti i një njeriu të panjohur nëse vetë videoja është e prodhuar rrejshëm, pra nuk ekziston.
Pse AKI nuk po angazhohet për të zbuluar se a është e vërtetë apo jo telefonata dhe ato çka thuhen në të?
Pse mediat serioze të Kosovës nuk po i kërkojnë intervistë Sanduloviqit, që ta pyesin mbi vërtetësinë dhe përmbajtjen e videos?
2. Nëse është e vertetë ajo çka thuhet në përgjim atëherë lind pyetja, cili është shqiptari i rekrutuar prej BIA-s që përmendet në video?
Kjo bisedë nga përmbajtja duket që është bërë në janar, kur negociatat LVV-LDK patën ngecur, sepse flitet aty për kalimin prej formulës me 12, në 14 ministri, hap me të cilin LVV u përpoq të zhbllokonte ngecjen.
Kemi si të dhëna emrin e rekrutuesit, Vukashin Jokanoviq, i cili gjatë viteve ‘90 ka qenë prokuror e ministër i policisë. Ky pretendohet se e ka rekrutuar në burg personin i cili në ato vite paska qenë në burg të Gjilanit dhe/ose Prishtinës si i burgosur politik. Po ashtu, marrim vesh se i rekrutuari është në pozitë të atillë që mund ta pengojë marrëveshjen LDK-VV për qeveri, dhe angazhohet kundër Albinit me urdhër prej Beogradit, gjë që tregon se është në pozitë të lartë vendimmarrëse në LDK. Pra, po të jetë e vërtetë video, do të duhej të hulumtohej se cili është ai person që i përmbush këto të dhëna?
Në rajonin Ballkanik po fryjnë erëra shumë të ftohta për shqiptarët. Duhet t’i lexojmë seriozisht shenjat e të dhënat që hasim, e jo t’i lëmë ato në harresë.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...