Home / Opinion / LIDHUR ME NGJARJET NË BJELLORUSI!

LIDHUR ME NGJARJET NË BJELLORUSI!

Prej disa ditësh, në Bjellorusi kanë shpërthyer grevat dhe demonstratat kundër rizgjedhjes së Lukashenkos në postin e Presidentit të vendit, të cilin e akuzojnë për manipulim të zgjedhjeve të 9 Gushtit 2020.
Lajmeve që vijnë me shumicë nga perëndimi, po iu bashkangjisim edhe një informacion i cili vjen nga Partia Komuniste e SHBA për Partinë Komuniste të Shqipërisë.
Informacionin e PK të SHBA po e afishojmë këtu më poshtë:
. . .
MBËSHTETJE NDËRKOMBËTARE
PËR PARTINË KOMUNISTE TË BJELLORUSISË
Komunistët në Bjellorusi kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare dhe solidaritet për të ndaluar një “grusht shteti” të përgjakshëm, që synon heqjen e Lukashenkos nga posti i Presidentit të vendit.
Partia Komuniste e Bjellorusisë (CPB) paralajmëroi për pasoja të rënda nëse SHBA, BE dhe aleatët e tyre të NATO-s do të ndërhyjnë në Bjellorusi, për të iniciuar “Revolucione me ngjyra” si në Ukrainë dhe Gjeorgji.
“Ne pamë se si do të rezultonte ndërhyrja e tyre: në linçimin e komunistëve, shkatërrimin e monumenteve për Leninin dhe drejtuesit e tjerë komunistë, ndalimin e simboleve tona, lavdërimin e gjuetarëve të Hitlerit. Dhe më e rëndësishmja, në një fatkeqësi për njerëzit që punojnë”, – thuhet në deklaratën e Partisë Komuniste të Bjellorusisë
Ankesa e partisë bie ndesh me thirrjet e unionit global Industri ALL për veprim solidar me protestuesit Bjellorusë. Lukashenko ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 9 gushtit, të cilat ai zyrtarisht i fitoi me 80 përqind të votave. Kundërshtarët e kanë akuzuar atë për manipulim të votës, duke thënë se sondazhet e jashtme sugjeruan një rezultat të ndryshëm.
Demonstratat masive që kundërshtojnë Z. Lukashenko janë zhvilluar në Minsk dhe qytete të tjera, me punëtorë të disa industrive kryesore, përfshirë sektorin e plehrave të potasit të Bjellorusisë, që është një burim kryesor i të ardhurave të huaja, të cilët kanë dalë në grevë duke kërkuar largimin e tij. BE përsëriti presionin, duke njoftuar sanksione të synuara për 20 zyrtarë të dyshuar për mashtrim zgjedhor.
Partia Komuniste e Bjellorusisë thotë që Z. Lukashenko është në shënjestër të SHBA dhe BE, sepse ai ka refuzuar të hapë vendin tek sektori privat me BE, dhe tek të tjerët, që kërkojnë të shfrytëzojnë burimet dhe industrinë e Bjellorusisë.
“Nën udhëheqjen e tij, përmes përpjekjeve të miliona bjellorusëve, u ruajtën arritjet kryesore të socializmit: politika e jashtme antimperialiste, e drejta për të punuar dhe gëzuar një pleqëri dinjitoze, mbrojtja e familjes, mëmësia dhe fëmijëria, mjekësia falas dhe arsim të përballueshëm”, – insiston Partia Komuniste e Bjellorusisë.
P. K. Bjelloruse thotë se “Bjellorusia nuk qeveriset nga dollari, nuk ka oligarki financiare dhe industriale dhe nuk ka klane kriminale, dhe kjo “ngjall zemërim dhe urrejtje të egër midis reaksionarëve në të gjithë botën”.
“Në këtë moment të vështirë për vendin tonë, ne komunistët bjellorusë, u bëjmë thirrje të gjitha Partive Komuniste dhe Punëtore të botës, dhe forcave të tjera progresiste, të na mbështesin në luftën tonë për mbrojtjen e pavarësisë dhe jetës paqësore te vendit”.
Përshëndetje të përzemërta,
Departamenti Ndërkombëtar i PARTISË KOMUNISTE të SHBA
30 Gusht 2020
Imazhi mund të përmbajë: 8 njerëz, turmë dhe jashtë, text that says 'KOCMO'
    • /Mar nga FB /

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...