Nga Luftulla Peza
Myslim Pashaj është njohtësi më i mirë i çeshtjes së kufirit detar me Greqinë. E kam shok dhe e them me bindje të plotë se është njëkohësisht një atdhetar i madh, që meriton përkrahje. Ai e denoncoi me fakte paktin me detin, që desh ti merrte Shqipërisë Greqia, me marëveshjen Basha-me Greqinë për detin. Edhe tani që Greqia po shtyn kufirin e saj detar nga 6 në 12 milje, koloneli ngren shqetësimin që Greqia ka shtyrë në hartën e paraqitur edhe kufirin me Shqipërisë, duke i marrë vendit tonë disa qindra km. det. Qeveria shqiptare nuk po mbron interesat shqiptare, por ato greke, nga e cila ka përfitimet personale. Prandaj të mos rrimë si cjapi tek kasapi, por të kërkojmë nga qeveria të jetë e hapur dhe të mbrojë interesat kombëtare.
