Home / Opinion / Bashkim Alibali: Pse greket nuk e diskutuan çështjen e detit gjatë komunizmit?

Bashkim Alibali: Pse greket nuk e diskutuan çështjen e detit gjatë komunizmit?

Debati pas deklaratave të kryeministrit grek që pak ditë më parë tha se vendi i tij do të shtrihet me 12 milje detare ka sjell reagimin edhe të këngëtarit të njohur shqiptar Bashkim Alibali.

Në një postim të tij në Facebook, Alibali ngre pyetjen pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërinë?!

Më tej ai sqaron se si duket, kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i “fërkon” kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar?!

Postimi i plotë:

Për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë!

1.Pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërinë?!

Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që sot shteti grek nuk e llogarit shtetin shqiptar, ndërsa në socializëm i “shkonin shtatë” prej tij?!

2.A ka “budalla” që të mendojë se ligjet, konventat dhe e drejta ndërkombëtare për detin mbronin Shqipërinë Socialiste në dëm të Greqisë Kapitaliste?

Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i “fërkon” kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar?!

Deklarata e kryeministrit grek ishte hapur kërcënuese: Greqia po zmadhohet – tha ai!

Po shteti turk, a do ta lejojë? Unë them : Jo!

Po shteti borgjez shqiptar?! Shteti borgjez shqiptar do t’ia besojë zgjidhjen BE-së! Dmth, do të heshtë!

Urojmë që kjo të mos ndodhë!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...