Home / Opinion / Sot isha pran protestës të organizuar nga shoqatat e dala nga lufta dhe nuk protestova.

Sot isha pran protestës të organizuar nga shoqatat e dala nga lufta dhe nuk protestova.

Zemra donte me më dal prej vendi, ishte hera e par që rrija larg shokve të idealit.
Erdha vullnetar si i ri në luftën e Kosovës, kalova netë, javë muaj të tërë në bjehskët e nëmura në temperaturat – 25 – 30° celcius, u plagosa, u shërova dhe u riktheva përsëri në vijën e parë të frontit, sepse ndjeja se duhej të isha dhe se ja vlente edhe të vdisja duke luftuar për çlirimin e Kosovës. Kësaj pjesë së okupuar nga pushtursit serbë.
Sot e kisha edhe më lehtë të luaja patriotin në një protest paqësore në mes të sheshit Adem Jashari në Lipjan.
Nuk mora pjes, nuk gjeta arsye në mendimin tim. Mbi 37 veteran të UÇK-së kan bër vetëvrasje për shkak të depresionit dhe kushteve skajshmërisht të dobëta pas luftës dhe shoqatat e luftës asnjëherë nuk protestuan sikur sotë.
Mijëra të tjer mbijetojnë në menyra të ndryshme pa kujdesje, deri te mbledhja e mbeturinave nëpër rrugë dhe kosha plerash. Ndërkoh që bijët dhe nipat e pushtetarve dhe shum komandantëve e paguajn 300 euro një shishe votka dhe disa redbull nëpër disko të ndryshme.
Për veteranët e thjeshtë nuk u protestua asnjëherë.
Shokët bën fotografi te busti i Komandantit Legjendar Adem Jashari, unë nuk bëra. Më vinte turp, komandanti nuk u sakrifiku duke luftuar, që ne të reklamojm veten pran bustit të tij, Ai pati ideale të larta atdhetare. Ideale të cilat shkelen për çdo ditë nga pushtetarët pa dallim partie, e më e keqja edhe nga shum komandant, “shok” të tij.
I shikoja reagimet dhe habin e tyre pse nuk ju bashkangjitem, por në vete kisha arsyet e lartëcekura të cilat më kan lën gjith natën pa gjum, duke menduar se si duhet të reagoja…!
Unë jam ky dhe i till do të jem deri në vdekje.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...