Home / Opinion / Njerëzit që lindin para frikës

Njerëzit që lindin para frikës

 

Se kildebilledet

 

Afrim Morina

Hyrje

Janë tri kategori të njerëzve:

1.      Ata që lindin para frikës

2.      Ata që lindin baras me frikën dhe

3.      Ata që lindin pas frikës

Që të tria kategoritë, nëse nuk është studjuar nga lëmit e caktuara të përsonaliteteve, ngërthejnë në vete veçoritë të caktuara, që dallojnë nga njëra tjetra dhe menjëherë na shtynë të mendojmë, në janë të ndar mirë apo jo. Në këtë analizë nuk e kam ndermend të bëjë fjalë për të tria, por do të ndalëm vetën në, njerëzit që lindin para frikës.

            Pse zgjodha për analizë këtë temë? Arsyet janë të shumëta, sepse kjo kategori e jerëzve janë:

a.      Minipulantë

b.      Frikacak

c.       Rrahagjoks

d.      Mbrojnë me fanatizëm të vërtetën e vet

e.       Futin frikën te qytetarët, për problemet e pa njohura

a.      Manipulantë

       Manipulimi në emër të tjetërkujt, më emra të panjohur për bashkëbiseduesit, me data të imaxhinuara, me literaturë të imaxhinuar, janë vetit e kësaj kategorie, e cila mundohet të na mbush menjen, në të vërtetat e tija, që thotë, apo mbronë.

b.      frikacak

            Ata frigohen nga çdo fenomen natyror e shoqëror. Nuk din të vlerësojnë situata natyrore, shoqërore, politike etj. Nga frika e tepruar humbin toruan dhe këmbngulin se kanë të drejtë dhe nuk mendojnë fare se si ndikojnë të dikush në opinion. Janë sikur ato plakat e vjetra që shukin thëngjillin në hi zjari, që mundohen para fëmijëve të tregohen të guximshme dhe të ditura, për ta shporrur djallin, dragoin apo shtigën, nga mesi i tyre.

c.       Rrahagjoks

       Krekosen para të tjerëve dhe shumë lehtë mund t’i dallon në bashkëbisedim. Vënë gjoksin përpara, sikur trëgojnë siguri në ate që thonë, duke shikuar përrreth, në e shohin apo jo. Nëse i mbushet mendja se nuk e vërrejnë, hynë në bisedë, edhe kur nuk e ka vendin, e, kohën, për të tërhequr vëmëndjen e të tjerëve

d.      Mbojnë me fanatizëm të vërtetën e vet

 

        Vetëm në mbrojtje të fanatizmit nuk janë frikacak. Atë mundohen më çdo kusht t’ia imponojë bashkëbiseduesit, madje, duke kthyer kokën djathtas e majtas, për t’i bindur të tjerët se ka të drejtë. Ky fanatizëm lind te siguria e mbështetësit parapashpine, te paraja nga dora e sigurtë, se do ta mbrojë dhe përdorë gjithë zhdërvjelltësin e vet, për të qenë sa më bindës.

e. Futin frikën te qytetarët për problemet e panjohura

       

             Ata nuk analizojnë për fjalën e vet publike, në ndikon të dikush apo jo. Ata sikur përçonë mesazhin e të panjuhurit, gjoja nga menja e tyre, e, në ndërdie kanë figurat që u parafytyrohen, si dhe pse i kanë marrë ato mesazhe dhe ku, e, si duhet transferuar te qytetarët.

Shtjellimi i temës

            E morra për të trajtuar këtë kategori jerëzish, sepse, në mediat e shkruara, difuzive e pamore, pothuaj, gjithëmon na paraqite njerëzit që kanë lindur para frikës. Këta politikan, fillozof, analist…, duhet të jenë më shpesh në mediet e informimit, sepse, politika e mendjes së robëruar i kërkon, për arsyetime të nduarndurta. Kur te një komb dominon metaliteti i robit, e, për fat të keq, te ne, që i ka rrënjët këtu e dymijë vjet, politika ditore, aty ku ka ndikim, përdor këtë kategori analistësh e politikanës, për të orjentuar opinionin në kahën e deshiruar. Përmes tyre mundohet të na tërheq vëmendjen, se ne jemi të pafuqishëm për të ndërrmar veprime, pa bekimin e miqëve tanë, të cilët shumë herë i kanë tumirë mendimet e serbëve, e, kohëve të fundit, ato të z. Vuçiq.

            Kur, sot, temë trajtimi është takimi i Vashingtonit, me katër shtator, atëherë duhet gjetur mjete të arsyetojnë dështimet dhe kthimin në pikën zero, problemet teknike (lexo:- politike), të fillojnë aty ku kanë mbetur, në viti 2015. Gjeopolitika dhe gjeostrategjia që zë pjesa veriore e Kosovës, do të jetë temë, jo vetëm në Vashington, por edhe në Bruksel, se aty i dhëmbë Serbisë. Këtë temë e hapën vet shqiptarët në Bruksel, prandaj pa përmbylljen e kësaj, nuk do të ketë paqe, që do ta pranojë Serbia. Propaganda parapolitike që bëhet, jep për të kuptuar shumë, mu për këtë mendimi i Hasan Prishtinës që na la si porosi, se “nëse dona për të ditur si sillet politika serbe ndaj shqiptarëve, të hulumtojmë në politikën e Sofjes” (parafrazim), sot ka rënë. Gjërat kanë ndryshuar shumë dhe nuk kemi nëvojë të hulumtojmë diku tjetër, pos në politkën tonë dhe në analizat midiale të analistëve tanë. Ato na shpjegojnë të gjitha, madje edhe pa u lodhur shumë, sepse janë shumë të cekët, duke u munduar të jenë sa më të kuptuar nga qytetarët.

            Ridvan berishët e Fisnik halimët prinë në këtë drejtim dhe janë mbrojtësit më të flakët të politikës zyrtare. Përmes tyre mund të kuptojmë më së miri lojën e shahut, që luhet në politik. Këta marrin të drejtën dhe pa kurrëfar ngurimi, të paraqitën si më të dijshmit. Ata shpesh e përmendin, se nëse nuk merren parasush sygjerimet e tyre, nuk do të ndahemi mirë me Serbinë, alias me shtetet e Perendimit, sidomos me SHBA-në, thua se janë zëdhënësit e tyre. Ata në realitet paraqesin politikën e udhëheqëjes shtetërore dhe partive simotra të kësaj nomenklature institucionale. Sikur ata janë në Pentagon, bëjnë “analiza” dhe me plotë gojë bëhen trumbetues të “politikës” zyrtare të tyre.

            Duhet përkujtuar luftën e Vlorës, të viti 1920, kundër pushtuesve Italian dhe të kthehemi në realitetin tonë të sotëm. Vlonjatët me rrethinë, e dinin forcen italiane, në ushtar dhe armatim dhe situatën politike, në arenën ndërkombëtare, kur Shqipëria londineze bënte përpjekje për njohje nga fuqit e mëdha. Ajo luftë vulosi tërësinë teritoriale të Shqipërisë londineze dhe faktori i jashtëm e morri me seriozitet mesazhinë dhe u detyrua të veprojë dhe pranojë kërkesën e përfaqësuesve shqipar. Edhe te ne, në Kosovën, të gjithë e përçmonin UÇK-në dhe i vunë etiketën- terroriste, madje edhe SHBA-ja. Mirëpo, sinjalin e fuqishëm e morrën në pranëverë të viti 1998 dhe ndryshe filluan të na trajtonin dhe në fund na mbështetën për humanizëm. Atëbotë filluam nga zerroja, në  njerëz dhe armë. Sot këta trumbetues, mbjellësit e frikës, harrojnë se nuk jemi në zero dhe nuk mund të llogarit askush, për fatin tonë, pa na pyetur ne.

            E kam thënë edhe në një analizë, menjëherë pas lufte, se faktori ndërkombëtar e ka kuptuar mesazhin e shqiptarëve, kur filluan të vinin nga gjitha këndet e botës vullnetarët, prandaj edhe bëri ndërhyrjen përmes NATO-s. Ky mesazh ishte i kjartë, shqiptarët do të luftonin kundër serbomalazezve, për të kryer porosinë e rilindasve dhe dëshmorëve të kombit, nëpër të gjitha kohët. Para dhe pas luftës, ndodhi të kemi në polirik “njerëz që kanë lindur pas frikës” dhe ndjellakeq, se nuk mund të luftojmë më. Koha ka treguar, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, se Abdullah pashët kanë dështuar dhe fatin e kombit e kanë marrë djalëria, e, së fundëmi, baras me ta edhe vajzat shqiptare.

            Nëse i nënshtrohemi këtij mentaliteti të njerëzve që kanë lindur para frikës, duhet të heshtim për kufijtë tanë dhe le t’i vendosin kudo ndërkombëtarët. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë pranuar këtë mesazhë dhe përmes luftrave të përgjakshme kemi arritur deri këtu. Harta jonë kombëtare ka humbur mbi dyzetmijë kilometra katror, por asnjëherë nuk është nëshkruar nga shqiptarët. Forca e ndërkombëtarëve, në trojet tona ka krijuar Greqinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Duhet bërë e ditur për të gjithë ndërkombëtarët, se shqiparët nuk kanë më troje për të dhënë dhe të forcohen këto shtete edhe më tepër, tash në gjeostrategji e gjeopolitk, duke përfshirë edhe pasurit nëntokësore (minierat, gazin, naftën, etj.) dhe ato mbitokësore (ujërat, lumenjët, fushat, mallet, liqenët, etj). Mesazhi i tyre, se pa SHBA-në jemi të vdekur, duhet të hudhet poshtë dhe të mos dëgjohet. Të dërgohet mesazhi i qëndrueshëm i shqiptarëve, ne jëmi me ju derisa ju jeni me ne. Por, nuk mund të jemi me ju, derisa ju përgdhelni Gebelsin (Vuçiqit) Ilirik, si artikulues të politikës nazifashiste të satrapit –Millosheviq, për të vazhduar aty ku e ka lënë ai. Ne asanjëherë nuk i kemi shkaktuar luftra, por gjithnjë jemi detyruar të mbrohemi. E dim se Serbia ka pasur mbështetje nga Perendimi dhe Rusia, sa herë kanë qenë në pyetje shqiptarët, këtë gjë e ka dëshnmuar së fundi edhe Franca, në vendosjen e “kufirit” mbi lumen Ibër.

            Burizanët e shtjellimit të frikës, duhet pranuar çfarëdo që na japin ndërkombëtarët, se “Shteti i Kosovës është produk i tyre”, duhet të mos dëgjohen, edhe pse, i kanë mundësit e artikulimit në mediet e informimit, por të nxjerrim mësim nga historia, sidomos nga ajo e Vlorës, e viti 1920.

Ato shtete që me të vërtetë e kanë njohur Republikën e Kosovës, nuk do të tërhiqen, nëse ne nuk loshojmë pe, sepse ruajnë investimet e veta dhe gjeopolitikën e gjeostrategjinë në këtë hapësirë shumë me peshë, që të mos të ju rrëshqet nga dora

            Prishtinë, 28.08.2020

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...