Home / Opinion / KUSH E VRAU ASTRIT DEHARIN?

KUSH E VRAU ASTRIT DEHARIN?

prokuror!
Sot, më 30 gusht, mbushen katër vjet qëkur me urdhër të pushtetit politik-policor të udhëhequr nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli, nën akuzën për terrorizëm, u arrestuan 6 aktiviste/ë të Lëvizjes Vetëvendosje!
Për të frikësuar qytetare/ët nga pjesëmarrja në protestat të caktuara për 1 shtator 2016, që shtoheshin për ditë e më shumë, e që kundërshtonin dy projektet antishtetërore e antikombëtare për cungimin e territorit të Republikës së Kosovës për 8’200 hektarë me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi gjegjësisht krijimin e kancerit politik serb në trupin e Kosovës – Zajednicën serbe, të nënshkruara nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa më 25 dhe 26 gusht 2015, krerët e kriminalizuar të Policisë së Kosovës, tani në shërbim të plotë të bosëve të egërsuar kriminelë të pushtetit politiko-policor, e nisën një krim të tmerrshëm.
Me urdhër politik të Hashim Thaçit, tani e qartë se me dijen e Skender Hysenit si Ministër i Brendshëm, me urdhër të drejtpërdrejtë të Shpend Maxhunit, Drejtor i Policisë së Kosovës, urdhër-veprimi operacional të Rashit Qalajt, drejtor i departmentit për operacione dhe Fatos Makollit, drejtor i njësisë kundër terrorizmit, nën udhëheqjen operacionale konkrete të Luan Kekës, zëvendësdrejtor i njësisë kundër terrorizmit, me kërkesën e prokurorit të prokurorisë speciale Abdyrrahim Islami, vegël e krimit politiko-policor, me urdhërin gjyqësor të Vehbi Kashtanjevës, po aq sa prokurori Islami, vegël në duart e krimit politiko-policor, gjyqtar i procedurës paraprake, njësitë e specializuara e të kriminalizuara të Policisë së Kosovës për luftë kundër terrorizmit, rreth orës 5 të mëngjesit, në shtëpitë e tyre arrestuan aktivistë/et e Lëvizjes Vetëvendosje!: Astrit DEHARI, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Petrit Ademi.
Të gjitha këto veprime kriminale politiko-policore, u mbuluan me propagandën më të egër mediale gebelsiane të udhëhequr nga Mentor Shala dhe Ridvan Berisha, drejtor gjegjësisht redaktor të RTK, të përcjellura, të përcjellur me besnikëri edhe nga disa „media“ elektronike, të shkruara dhe audio-vizuele.
Më 5 nëntor 2016, nga Qendra e paraburgimit në Prizren u konfirmua informata për vdekjen e Astrit Deharit në burg. Në ngutinë theqafëse për mbulimin e këtij veprimi kriminal politiko-policor, majen e lajmeve dhe informatave kundërthënëse dhe të gënjeshtërta institucionale, me brutalitetin kriminal e shpërfaqi Nexhmi Krasniqi, komandant i policisë rajonale në Prizren, duke e deklaruar përdorimin e medikamenteve si shkak i vdekjes.
Vetëm 2 javë më vonë, ende pa u mbyllur as hetimet preliminare, Sylë Hoxha, i ashtuquajturi Kryeprokuror i Prokurorisë themelore në Prizren, i caktuar në këtë funksion nga Klani Pronto, i përzgjedhur i ngarkuar enkas dhe vetëm për përndjekje politiko-policore të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta ngarkuar me veprën e terrorizmit, i cili më vonë u gradua në „prokuror special“ për merita kriminale dhe sot vazhdon të veprojë me të njëjtin funksion, përndjekjen politiko-policore të anëtarëve dhe të Lëvizjes Vetëvendosje!, jashtë kompetencave ligjore, rrejshëm, duke interpretuar në mënyrë krejtësisht kriminale, gjithsesi me porosi politike, deklaron se Astrit Dehari është vetëvrarë.
Megjithë kompetencën ligjore, duke ikur nga e vërteta për shkak të presionit politiko-policor, prokurori i rastit nga prokuroria themelore në Prizren, Metush Biraj heshti dhe, me dashje, u pajtua me veprimin kriminal, deklarimin e rrejshëm të shefit të vet, Sylë Hoxha. E tërë kjo lojë kriminale u përcoll me propagandën mediale, me besnikëri kriminale, nga krimineli medial Baton Haxhiu, bos i TV Klan-Kosova dhe gazeta Express e Berat Buzhalës, me përpjekjen për arsyetime „profesionale“ të Insajderit të Vehbi Kajtazit.
Përpjekjet për mbulimin e këtij krimi makabër politiko-policor të shefave të vet, politikisht i mbuloi me energji kriminale të pashembullt, Dhurata Hoxha, ministre e atëhershme e drejtësisë, edhe pse psikikisht e dërmuar nga krimi i fshehur.
Pas të gjitha veprimeve kriminale dhe gjykimit-farsë të organizuar nga klani kriminal politiko-policor, i udhëhequr nga Beqir Kalludra, tani e një vit e gjysmë, që nga fundmarsi i vitit 2018, ka pushuar çdo veprim gjyqësor në rastin e “sulmit terrorist në ndërtesën e Kuvendit”. Vetëm heshtje kriminale!
Por, fundi i kësaj loje kriminale politiko-policore me pasoja tragjike nuk mund të jetë heshtja!
Drejtësia nuk duron heshtjen! Edhe pse drejtësia e kapur kosovare nga krimi i organizuar politiko-policor po gulçon nga ngulfatja – nga “asfiksia” politike, që i ka zënë frymën.
Ekspertiza shkencore ndërkombëtare vërtetoi vrasjen makabre në burgun e Prizrenit. Prokurori special tani po heshtë, nuk po i shtyn përpara hetimet dhe ndjekjen e ekzekutorëve, të organizatorëve të kurthit makabër, të porosi- e urdhër-bartësve, të fshehësve medialë të vrasjes e të urdhërdhënësve.
Kriminelët e organizuar në institucione, Urdhërdhënësi/t e ndihmësit masha po i zhdukin dëshmitarët duke i likuiduar e liruar nga burgu, e prokurori përsëri po heshtë!
Prokuror, ose bjeri punës dhe zhvillo hetime e ndjekje të mirëfilltë, ose lësho udhë! Përndryshe bashkëpërgjegjësia në krim është pjesë e funksionit!
Deri në nxjerrjen para drejtësisë së lirë në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje! deri në atomin e fundit të fuqisë së vet njerëzore, politike e institucionale, nuk do të pushojë të kërkojë të drejtën dhe drejtësinë:

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...