Home / Opinion / “Behuni pro-amerikane ju pro-vatikanet, pro-Janullatosat e Athines dhe pro-islamiket e “baba” dovletit te sulltan Erdoganit”

“Behuni pro-amerikane ju pro-vatikanet, pro-Janullatosat e Athines dhe pro-islamiket e “baba” dovletit te sulltan Erdoganit”

 

 

Shkruar nga, LUAN BACI

/USA/ SHBA

31 Gusht 2020

 

 

     Prishja e nje kishe ne zbatim te ligjit te shtetit dhe interesave te vendit nuk demton besimin, 

     Nuk e di se si vjen nje ndjenje e natyreshme qe gjithcka qe shikoj, per mire apo per keq ne vendin ku banoj ne Amerike, apo ne vendet e tjera te huaja ku shkoj per vizitegjithnje me shkon mendja perdite tek atdheu imtek bashkekombesit e mij ne te gjithe trojet shqiptare, por sigurisht qe krahasimet me te shumta i bej me jeten time dhe bashkekombeseve te mij shqiptare ne Shqiperi, per faktin se aty jam rritur dhe kam jetuar pjesen me te madhe te jetes time, e per rrjedhim njoh me mire ate pjese te jetes se kombit tone padrejtesisht te coptuar. 

     Dhe krahasimi qe me vjen ne koke per nje kohe jo pak te shkurter, po per nje muaj me rradhe eshte me prishjen e nje kishe teper te madhe, ne nje qytet ku kam jetuar per me shume se shtate vjet, ne Salem te shtetit te Massachusetts, te Amerikesi njohur shume mire jo vetem brenda Amerikes por edhe ne te gjithe boten per muzeumet e tij, e sidomos per ate “Muzeumin e Shtrigave” te Salemit, museum i cili nuk ishte me shume se rreth shtateqind metra larg shtepise ku une banoja. Midis shtepise time dhe muzeutishte nje kishe e madhe e bardhe katolike, mu ne ane te rruges kryesore te qytetitrruges, “Lafayette”. Rreth njezet vjet me pare, ne Amerike plasi nje skandal me kishat katolikeku u vertetua se shume prifterinje, ne qindra raste kishin abuzuar seksualisht femijetkryesisht djemte qe shkonin ne shkollat qe ishin ne keto kishaDrejtesia amerikanepasi vertetoj nje numer tejet te madh te rasteve te tilla, e gjobiti udheheqjen kishes katolike me qindra miljone dollareShuma ishte e paperballueshme per t’u paguaredhe pse ndihmat financiare te besimtareve per te shpetuar kishen nga falimentimi financiar ishin te medha. Ne keto kushtedrejtuesit e kishes katolike u detyruan te shesin shume kishanje prej te cilave dhe kisha qe une kisha ngjitur me shtepine ku banojadhe ku na ndante vetem nje rrugice. 

     Sa banova  aty prane kishes, e pashe te mbyllur, pa asnje aktivitet ate kishe per rreth tre vjetBesimtaret nuk mund te shkonin me. Askush nuk ishte ne gjendje qe te paguante per te riblere kishen e per ta perdorur perseri si kisheIka nga ai vend me banim ne nje vend tjeter, duke e lene ate kisheashtu te heshtur, pa kurrfare gjalleriesikur perrreth saj nuk kishte njeri te gjalleedhe pse zona shume prane saj ishte teper e populluarBesimtaret mbeten pa objektin e kultit te tyre ku mund te benin ritet e  fetareSigurisht shume protesta nepermjet letrave dhe peticioneve u bene prej tyre, por kush nuk doli ne rruge per trazira dhe dhuneAsnje protest edhe grumbullim njerezish, e per rrjedhim nuk kishte nevoje te perdorej as policiaCdo kundershtim shkonte permes gjykatavedhe ne fund vendosi ligjiLigji ishte percaktuar qarte qe demi i duhej paguar viktimave te abuzimeve seksualedhe pike.     

     Muajin e kaluarpasi kishin kaluar me shume se trembedhjete vjet nga koha qe isha larguar nga ai qytetpata mundesine te shkoj per vizitedhe nuk u besova syve. Kisha ishte zhdukur. Ne vend te saj ishin ndertuar disa godina shumekateshe biznesi dhe banimi!      Ketu nis edhe qellimi i krahasimit tim me pozitat qe marrim ne shqiptaret me praktiken dhe qendrimet ndaj veprimeve te institucioneve fetareKryesisht, ne Shqiperi dhe ne Kosoveku “ka shtet dhe administrate shqiptare”. Ne “nuk kemi probleme” seksuale me institucionet te deklaruara deri me sot. Ne “jemi shembullore”, por ne kemi probleme me moralin shoqeror dhe shteterorku ne keto institucione te financuar komplet nga te huajt, behet nje pune e paster antikombetare, e mbuluar me petkun fetar, e mbuluar me “kostiumin” e priftit dhe te hoxhesFillo tek predikimet fetare qe behen greqisht dhe arabisht apo turqisht, e dil deri tek mohimi i vlerave kulturore e historike kombetare dhe ca me largderi tek kerkesat per te ndryshuar historine e shkruar e te pashkruar, duke hedhur balte mbi kedo shqiptarmbi kedoqe i ben nder dhe lavdi ekzistences sone heroike kombetare 

     Dhe cfare bejne “udheheqesit tane te ndritur” te institucioneve tona shoqerore dhe shteterore ne Shqiperi dhe ne Kosove, per te mbrojtur ekzistencen e kombitkultures dhe historise nga ky aggression intensive i perditeshem i emisareve “te zotit”, qe ne fakt nuk kane asgje te perbashket me zotinsepse ne brendesi te shpirtit dhe ekzistences se tyre ata e mohojne zotin, e mohojne me veprimet dhe qellimet e tyre te erreta e te zeza ndaj kombit tone?! Pergjigja eshteasgjeAta behen pale me keta agjente te sherbimeve inteligjente secrete te huaja te veshura me veladon, ne sherbim te marrjes dhe mbajtjes se nje pozite shteteroreAta nuk jane ne gjendje te nxjerrin nje pakete ligjore qe te imponojne me ligj qe sherbesat fetare per besimtaret te behen vetem shqipata nuk jane ne gjendje qe te imponojne qe ritet fetare te kryhen vetem brenda shtepive dhe institucioneve fetare dhe jo ne rruge dhe sheshe, duke e kthyer vendin per turp te botes se qyteterua ne Arabi. Dhe pas vendosjes se nje pakete ligjore, ne sherbim te mbrojtjes se kombitkultures, historisedhe ne fund te funditte ekzistences se tijte zbatohen ato ligje kunder atyre qe nuk i respektojnederi ne mbylljen e ketyre institucioneve qe predikojne “zotin” pa pasur zot as vete.   Ne Amerike nuk shikon njerezit te vene sixhadera ne rruge dhe te falen si ne Shqiperine dhe Kosoven e zene per fytikjo sa per kujtese ju “pro-amerikaneve” dhe anti-shqiptareve qe po shtoheni si fara e hiskllit. (Per ata qe nuk e dine: Hisklli eshte bime qe kur e prek te krijon djegje te lekures dhe plage. Rritet si bime e egerjashte kontrollitashtu sic rritet injoranca nga feja kudo ne bote per ata qe nuk hapin libra me dore) 

     Atyre qe kane nate e dite gojen plot me Amerike, per reklamat e tyre politike dhe te korrupsionit, do tu thojaBehuni vertete pro-amerikane qe te arrini te kuptoni demokracineqe te ndjeheni dhe te beheni e te qendroni pro-shqiptare te perjetshemqe te mos beheni “pro-amerikane” te perkoheshem vetem per te pasur mundesine per te lepire nje kocke dikukocke qe mund te jete edhe e helmuar dhe qe mund te te detyroje te leshosh helm kunder atdheut dhe kombit tend tere jeten. 

     Me respect edhe tek ata qe jane kunder meje, ne bindjet e tyre fetare, duke me konsideruar heretik per kete shkrimPo, edhe pse edhe vete zotin, po ama zotin shqip, e therras me dhjetera here ne ditendoshta edhe per zakondua te them se personalisht jam me shume ateist, pa pasur frike se do shkoj ne ferr. Por jam shqiptar, qe do ti sherbej atdheut tim deri sa te vdesDoni te besoni ne fevazhdoni te besonieshte e drejta juaj, por i peshoni mire fjalet qe degjoni nga prifti dhe nga hoxha. Ne se ato fjale jane kunder atdheut dhe popullit qe i perkisni, mos shkoni me ne ate kishe apo ne ate xhami. 

 

FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Jon Baideni dhe Luan Baci

Se kildebilledet

 

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...