Home / Lajme / Për Detin Jon!

Për Detin Jon!

 Spartak Ngjela shpërthen ndaj grekëve: Genocidistë, sharlatanë, antishqiptarë! Do fitojmë shpejt tërësinë e plotë territoriale! Keni për ta parë!
Avokat Spartak Ngjela qetëson shqiptarët duke u thënë se nuk duhet të kenë frikë për marrjen nga Greqia të disa miljeve në detin Jon.
Ngjela madje shkon edhe më tej duke thënë se nuk do të jetë e largët koha për ta fituar tërësinë e plotë territoriale e drejta arbërore. “Madje, është shumë e afërt. Keni për ta parë…”, shkruan Ngjela teksa i cilëson grekët si ‘genocidistë, sharlatanë e antishqiptarë’.
E PLOTË NGA SPARTAK NGJELA
Asnjë frikë nuk duhet të kenë shqiptarët.
Po, pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në Detin Jon?
Mos ia vini re, ai tani është një fakir. Ne, këndej nga Tirana, i themi sjelljes së tij: kërcen prifti nga belaje; sepse ka frikë. Ai kuptohet se tani ka shqetësim frike nga Erdogani dhe fregatat e anijet e rënda luftarake të Turqisë, prandaj mendon se po kërcënon me Shqipërinë.
Asnjë rrezik nuk ka Shqipëria për të humbur territorin e saj në Detin Jon.
Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar tani marrëveshjen prej hajduti, për shitjen e kufirit shqiptar në Detin Jon, që bëri në vitin 2013 korrupsioni i lartë shtetëror. Sot nuk ka forcë që ta prishë atë vendim, se kompetenca e vendosjes, sipas kushtetutës, është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë, duhet vënë në dukje se, qeverisë shqiptare ia kërkoi këtë me ngulm dhe me forcë politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri -Greqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, marrëveshje nuk ka më, dhe të korruptuarit e qeverisë së atëhershme shqiptare kanë ulur veshët e po rrinë me frikë, sepse SPAK duhet të fillojë procesin penal.
Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, se kërkesën për Gjykatën Kushtetuese e kam firmosur vetë.
Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me nëntë vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen korruptive të Detit Jon.
Grekët janë genocidistë, sharlatanë, antishqiptarë shekullorë dhe pushtues territoresh të gjera shqiptare.
Por, Detin Jon nuk na i marrin dot, siç na kanë pushtuar Korfuzin, Çamërinë dhe Epirin, nga Preveza e deri në Janinë.
Gjithsesi, dardha e ka bishtin mbrapa, dhe kjo e sotmja është historia e Arbërisë që po rivjen.
Nuk do të jetë e largët koha për ta fituar tërësinë e plotë territoriale e drejta arbërore.
Madje, është shumë e afërt. Keni për ta parë…!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...