Për krimet e pandëshkuara në Maqedoninë Veriore
“Në bazë të të dhënave të azhurnuara për shtetësitë e dhëna në Maqedoni, sipas burimeve të përmendura, ka mbi 2,4 milionë shtetësi të dhëna, nga të cilat:
1.883.612 (72,66 %) janë deklaruar si maqedonas,
375.601 (16,7 %) – shqiptarë,
53.879 (2,66 %) – romë,
77.959 (3,85 %) – turq,
35.939 (1,78 %) – serbë,
17.018 (0,84 %) – boshnjakë,
9.695 (0,48) – vllahë dhe
20.993 (1,03 %) – të tjerë.
Kjo domethënë se gjithsej 27,34 % e qytetarëve të Maqedonisë nuk janë me përkatësi kombëtare maqedonase.”
(Gazeta “Nova Makedonija”, 5.12.2018, Shkup)
Manipulimi dhe falsifikimi i të dhënave për numrin e banorëve dhe numrin e votuesve përbën një nga krimet e rënda mbi njerëzimin, kur këto përdoren për interesa të pushtetit me qëllime sundimi të një populli mbi të tjerët, apo të një klase politike të korruptuar dhe kriminale mbi qytetarët e shtetit përkatës.
Si ka mundësi të heshtet, të mos problematizote dhe denoncohet një nga mashtrimet dhe falsifikimet më të mëdha që ka kryer pushteti i mëparshëm në Maqedoninë Veriore me dhënien e shtetësive dhe pajisjen me dokumente personale (një pjesë e tyre e përfshirë edhe në Listën e përgjithshme të votuesve.
Mediet e vendit kanë shkruar për këtë çështje disa herë dhe nuk përbën fshehtësi se organet e pushtetit të mëparshëm kanë dhënë mbi 2 milion e katërqind mijë shtetësi, ndërsa me asnjë të dhënë zyrtare nuk është dëshmuar deri më sot se numri i banorëve në këtë shtet ka arritur mbi 2 milion e 100 mijë banorë (sipas Entit shtetëror të statistikës në Shkup, në muajin dhjetor 2019 në Maqedoninë Veriore ka pasur gjithsej 2.076.255 banorë). .
E gjithë kjo është bërë nga pushteti vetëm për ta ulur numrin dhe përqindjen e banorëve shqiptarë në këtë shtet. Çfarë domethënë ky ndryshim, kjo përmbysje e gjendjes reale, ky diskriminim, shovinizëm dhe racizëm i hapur, që nuk ka mundur të ndoshë në asnjë shtet tjetër, as nga regjimet më diktatoriale të kohës?!
Në një shtet të vogël me afërsisht 2 milion banorë, dhënia e mbi 400 mijë shtetësive banorëve të panjohur, nuk përbën vetëm një skandal, por KRIM TË ORGANIZUAR, që fatkeqësisht ka mbetur i pa sqaruar dhe pandëshkuar deri më sot!
(28.VIII.2020)

NOVAMAKEDONIJA.COM.MK
Бројот на Албанци околу 16 проценти – Нова Македонија
По објавувањето на намерата за спроведување попис во 2020 година од страна на Државниот завод за статистика, јавноста бурно реагираше на можноста тој да се врши со пр…