Home / Opinion / Zajko kryeministër i MV edhe për katër vjet!

Zajko kryeministër i MV edhe për katër vjet!

Shkruan;  Medai Shaholli
( rrëfenjë bulevardi )
Shkon për lesh ”klieministli” shqiptar i DUI-t Naser Ziberi, pas negociatave me titistin Zajko nuk do të ketë kryeministër shqiptar edhe nëse do të kishte ai do të ishte (në kohën shtesë pas 90 minutave ai do të përgatiste vetëm zgjedhjet e radhës.) një marionetë në fund të mandatit.
Gënjeshtra me bisht për ”kliministël” ishte një sajesë e Ali Ahmetit për të vjelur votat e injorancës dhe kjo është e kuptueshme por jo e besueshme.
Nëse qeveria e re do të varej nga numrat e integristëve të cilët do të kërkonin si shpërblim ”klieministlin” e tyre dhëndër ”cërnogorac” si Naseri as atëherë Zajko nuk do ia jepte këtë post për ta udhëhequr ekzekutivin por vendi do shkonte sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Këtë përgjigje e ka ditur Ali Ahmeti dhe integristët e tij para kohe që nuk bëhet ”klieministli” sepse nuk i kanë numrat për ta shantazhuar demagogun Zajko, por këtë hap ai e ndërmori për të vjelur sa më shumë vota për fushatë edhe mund të premtosh të pamundurën.
Nuk është e pamundur të zgjidhet kryeministri një shqiptar në krye të ekzekutivit por me këtë klasë politike dhe me këtë disponim antishqiptar që mbretëron në kokat shovene të dy partive politike sllave ai do ishte një ”Sejdo Bajramoviq” në shërbim të pansllavizmit dhe jo një kryeministër i të gjithëve për të gjithë pasi klasa politike sllavo-maqedone nuk e lëshon primatin e të mbajtjes së ekzekutivit nga një shqiptar.
Kjo duhet të jetë e qartë për çdo shqiptar përse klasa politike sllavo-maqedon ruan me çdo kusht mosndryshimin e kushtetutës dhe statusit politik të shqiptarëve në këtë vend ku ne përbëjmë afro gjysmën e popullsisë për shkak të manisë së ndarjes së pushtetit sipas popullsisë.
Frika nga humbja e pushteteve dhe supremacisë mbi pushtetin e bën klasën politike sllavo-maqedone jo një shtet të së drejtës dhe shoqëri demokratike po një pushtet që ruan dhe mban të pa prekur për vete të gjitha të drejtat e drejtimit të shtetit veç ndonjë posti të kryeparlamentarit (siç është rasti me ish oficerin e JNA Talat frikacakun)që në momentin kritik e shkarkojnë kur të duan.
Përfundimisht ‘klieministli” shqiptar Ziberi për sprovën e parë për mandatin katër vjeçar mori fund, megjithatë të ketë shëndenë njëherë se vjen rasti duke pritur në vijën e atyre lojtarëve që presin të hynë në lojë pas 90 minutave ( në lojën shtesë ) të bëj ndonjë mrekulli ku i dihet mbase shënon në sekondat e fundit.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...