Dr. Vaso Çubriliviq: Shpërngulja e arnautëve

Problemi i sanxhakut të Novi Pazarit u zgjidh në vetvete dhe ai nuk luan në jetën e shtetit tonë atë rol që luante deri në vitin 1912.
Do të kujtojmë vetëm se me shpërnguljen e arnautëve lidhja e fundit midis myslimaneve tanë të Bosnjës e Novi Pazarit dhe botës tjetër muslimane këputet. Ato bëhen pakica fetare, të vetmet myslimane në Ballkan dhe ky fakt do të shpejtojë nacionalizimin e tyre.

Mënyra më e mirë për sllavët është që të fitonin kundër shqiptarëve me përdorimin e forcës brutale.
Shqiptarëve, me hir e pa hir, duhet t’u bëhet e mundur largimi nga trojet e tyre.
Shqiptarët është e pa mundur të zmbrapsen vetëm me anën e kolonizimit gradual.
Ky është i vetmi popull që arriti gjatë 100 vjeçarit të fundit jo vetëm të mbahet në bërthamën e shtetit tonë Rashkën e Zetës, por të na sjellë edhe dëme, duke shtyrë kufijtë tanë etnikë.