Home / Opinion / “Hashim Thaçi tradhtoi familjen Jashari”, ja arsyeja e vrasjes së Ahmet Krasniqit

“Hashim Thaçi tradhtoi familjen Jashari”, ja arsyeja e vrasjes së Ahmet Krasniqit

Kohë më parë, në një intervistë në njërën prej televizioneve në Kosovës, Saim Tahiraj, bashkëluftëtar i Sali Çekajt, ka drejtuar akuza ndaj ish kryeministrit, tash presidentit Hashim Thaçi.

Tahiraj në deklaratën e tij thotë se e gjithë përçarja e UÇK-së ka ardhur nga Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi, duke i bërë apel Thaçit që t’i kërkoj publikisht falje familjes Jashari, e që sipas tij për tradhtinë që i kishte bërë Thaçi familjes Jashari në luftë.

Ai më tej ka treguar se gjithë armatimi gjatë luftës në Kosovë, në Durrës ka hyrë nën llupën e Xhavit Haliti, ku Tahiraj ka rrëfyer se ai edhe ishte arrestuar ku atij i ishte kërkuar mito, ku sipas Saim Tahiraj kjo ka qenë edhe arsyeja e vrasjes së Ahmet Krasniqit, përcjellë “Bota sot

Unë vet kam qenë kur kam ardh me 9 pizgaverë dhe me dy kamionë kam ardh në Durrës më janë blloku, gjatë kohës së luftës, në 98-ën po flas, mu kanë blloku aty dhe u dashtë me jap mito dhe me i nxjerr prej asaj. Kjo ka qenë dhe pikërisht për këtë vritet edhe Ahmet Krasniqi, sepse kishte edhe me bashkësinë edhe shtetet tjera të Evropës që armatimi që vjen nga shtetet tjera, ne në Tiranë kemi pritë komplet me Sali e me gjithë që ta furnizojmë me armatim Tahir Zemajn në Prapaqan me armatim dhe u blloku armatimi, armatimi i qeverisë së Kosovës u blloku në Durrës, nuk u lejua”, ka thënë Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar dhe bashkëveprimtar i Sali Çekajt.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...