Home / Opinion / A jane anti-amerikane figurat e ndritura te politikes amerikane, miq te shqiptareve, per lapanjoset e politikes Kosovare?!

A jane anti-amerikane figurat e ndritura te politikes amerikane, miq te shqiptareve, per lapanjoset e politikes Kosovare?!

Shkruar; Luan Baci
USA
27 gusht 2020
Keto dite ne Bruksel dhe me 4 Shtator 2020 ne Washington, do zhvillohen bisedime Kosove – Serbi, me nje qeveri kukull kosovare, te vendosur ne pushtet me rruge antidemokratike, duke rrezuar me formen me te paster, te nje grushti shteti, nje qeveri legjitime, te drejtuar nga zoti Kurti, qeveri e zgjedhur nga nje votim masiv ne mbeshtetje te zotit Kurti dhe zonjes Osmani. Kjo qeveri kuislinge, qeveria Hot, e katapultuar me vote nen presion, ne mes te nates, nga “presidenti” i vendit, dora e zgjatur dhe e forte e Serbise ne Kosove, gjarperi Thaci, dhe “opozitari” i dikurshem i Hashim Thacit per Cakorrin, zoti Ramush Haredinaj, ne bashkepunim te ngushte edhe me “pro-amerikanet” e tjere te partive te tjera politike te LDK-se, PDK-se, Nisma-s, dhe bishtat e tjere, me 82 deputetet kukulla qe votuan faljen e Cakorrit, duhet te hiqnin pengesen Kurti per realizimin e planit te zi te Thacit dhe Vucicit per coptimin e Kosoves. Kjo qeveri Hoti nuk eshte e ligjeshme edhe per nje fakt tjeter teper te rendesishem qe njeri nga votuesit e saj ishte i denuar me heqje lirie nga drejtesia, perpara se te votonte per qeverine Hoti.
Por sa me thelle te futesh dhe te gerrmosh ne demokracine Thaci dhe “pro-amerikaneve” kosovare, aq me shume shikone se “me rude del delja e demokracise se tyre”. Por kjo “dele” eshte e zeze, eshte korupsion dhe intrige e gjalle, eshte vjedhje dhe shitje e interesave kombetare per perfitime personale, eshte shkelmim dhe perdhosje e gjakut te mijera te reneve per liri dhe pamvaresi.
Europa, me gjykaten Speciale, ja dha nje goditje te fuqishme Thacit, dhe kete per aresyen e thjeshte se Thaci doli nga orbita europiane, sigurisht me urdher te Beogradit, por nje veprim ky i papelqyeshem dhe i papranueshem per interest e Europes, qe me Ballkanin “edhe i ha, edhe i krruhet, edhe i djeg”. Dhe “melhemin e sherimit” per zgjidhjen e krizes, Europa, si gjithnje e shikon ne sakrifikimin e interesave te shqiptareve?! Europa ka friken e inflyences ruse ne ngritje ne Ballkan, por ne anen tjeter e ka lene Ballkanin Perendimor ne meshire te fatit, me me shume se sa pune te mbaruara, me pune vetem per “show”. As per Europen, as per Ameriken, nuk ka rendesi se Qeveria Kurti u rrezua me puc, se qeveria Hoti eshte ne fuqi me nje vote nen presionin e presidentit, kjo e vertetuar direct ne kuvendin e Kosoves, dhe nje vote te dyte nga nje i denuar nga drejtesia, qe nuk duhej te votonte. Pa njeren nga keto dy vota, qeveria Hoti ishte e vdekur, nuk mund te kalonte, por prap, per Brukselin dhe per Ameriken eshte OK , sepse kane nje qeveri kukull, qe mund ta luajne si te duan dhe sa here te duan, kunder interesave te Kosoves dhe kunder interesave te mbare kombit shqiptar. Ne se diku tjeter ne bote do te ishte levizur nje qeveri demokratike si ajo Kurti, dhe do te ishte vendosur nje qeveri si ajo Hoti, por qe do te ishte jashte interesave dhe sferes se inflyences europiane apo amerikane, te dy keta do te benin nje zhurme te madhe mediatike dhe diplomatike, ndoshta dhe veprime ushtarake, per te rikthyer demokracine Ne rastin e Qeverise Hoti ne Kosove, ku kjo qeveria thellesisht jo demokratike, thellesisht armiqesore ndaj popullit dhe vendit te vet, per demokracite europiane dhe administraten amerikane te sotme te perfaqsuar nga zoti Grenell, eshte OK?! Kjo qeveri, ne syte e politikes europiane dhe asaj te sotme amerikane eshte e pranueshme, edhe pse ben “muuuu…” qe eshte anti-demokratike, por eshte e pranueshme per ta. Zoterinj, e pranueshme per ju qeveria kukull Hoti dhe kuislingu Thaci me company, por te papranueshem per interesat e kombit shqiptar!
“Keq” me protestat dhe me cdo rruge paqesore, “keq” te perdoren metodat e Avni Rustemit, qe rrezoj perdhe tradhetarin e kombit, Esat Pasha, “keq” per trimin Vasil Laci, qe ja numuroj ne mes te Tiranes krismat e revolverit Viktor Emanuelit, mbretit te Italise, apo “ca me keq” per veprimi e trimave partizane qe qelluan me top asamblene tradhetare kombetare qe ishte mbledhur per te legalizuar pushtimin fashist te Shqiperise. Te perdoresh keto rruge nderi dhe trimash, kete rruge te dinjitetit kombetar, bota “e qyteteruar” te shpall “terrorist”, te mbyll me embargo, te fukareps, te izolon dhe pastaj te ve ne krye ca sahanlepires, atdheshites, qe flasim gjuhen tende, por qe shesin atdheun tend, sikur te jete prone e babes se tyre.
Atehere cfare duhet te besh, cfare, cfare duhet te besh?! Te mbetet vetem te ulerasesh me sa ke fuqine e shpirtit, te zemres dhe me sa force ke ne koke, me shprese se “bota e qyteteruar” do te te degjoje te bertiturat e tua. Ajo “bota e qyteteruar” perseri shikon te te vjedhin pasurite e vendit tend me ndihmen e larasheve qe te ka vene ne krye, ne “menyre demokratoke”, me vote te vjedhur.
Ah…!, Dua te kem nje grusht te fuqishem, t’ja fus malit te shfrytezimit te kombit tim, dhe ta shkerrmoq, ta kthej ate mal vjedhje dhe korrupsioni, ne pluhur dhe hi, ate mal qe i ka zene rrugen perparimit te kombit tim, per ta kthyer ate, te nderuarin dhe te madherishmin kombin tim, aty, ne vendin ku i takon dhe e meriton.
Por edhe ne pisllekun e pamase qe ndodhet brenda kombit tone dhe ne bote, ka qindra mijera, e miljone, njerez te ndershem, perfshire intelektuale, te cilet pamvaresisht kombesise se ciles i perkasin, pamvaresisht vendit ku jetojne dhe punojne, e ngrene zerin dhe punojne dhe luftojne ne mbrojtje te se vertetes, te njerezeve qe u mohohet e drejta dhe liria e tyre, ne mbrojtje te pasurise se popujve te tyre.
Ne shqiptaret kemi fatin e madh, qe ne krahun tone kemi pasur dhe kemi, edhe do te kemi edhe ne te ardhmen miq te medhenj qe vleresojne poziten dhe te drejtat tona. Figura te shquara te politikes se voneshme amerikane, si Presidenti George W, Bush, Presidenti Bill Clinton, Anetari i Kongresit Amerikan zoti Eliot Engel, Sekretaja e Shtetit Madeleine Albright, US ambassador Delaew, dhe shume politikane dhe gazetare te nderuar amerikane, kane paralajmeruar me se nje here qeverine dhe Politiken kosovare per marreveshje te demeshme qe mund te gatuhen nga ambasadori Grenell, dhe qe duhen shmangur me cdo kusht. Besoj se keto figura te ndrituara te jetes politike dhe shoqerore amerikane, nuk do te etiketohen si “anti-amerikane”, nga sahanlepiresit e politikes kosovare. Keta njerez te shquar, qe dalin kunder planeve te Thacit dhe Vucicit, JANE MIQTE TANE TE PERHERESHEM, Megjithate, ku ta dish, cmenduria nuk ka kufi! Eshte koha qe ne presidence dhe ne godinen e parlamentit Kosovar, tani te kete edhe mjeke psiqiatrike, per te kuruar politikanet matrapaze. Qeveria Hoti eshte qeveria Thaci, eshte vazhdim i thacizmit pa Thacin si figure active, por me Thacin teper aktiv kunder dhe ne dem te Kosoves ne hije. Jo me kot ishte e pranueshme per Vucic, qe edhe pse Thaci u thirr ne Hage, perseri Thaci ishte i pranueshem per te ne bisedime per te.
Bisedimet me qeverine Hoti, jane ilegale, nuk eshte ne nderin e politikes dhe diplomacise europiane dhe te asaj amerikane te presidentit Trump, nen drejtimin e zotit Grenell te kryeje bisedime me nje delegacio pa legjitimitet, ose ne rastin me te mire me nje legjitimitet te vene ne pekepyetje! Zoti Gremell do ti beje nder vendit qe perfaqeson ne keto bisedime, duke i nderprere bisedimet me qeverine e paligjeshme Hoti, per te cilen ai eshte jo pak I pergjegjshem per ta prure ne pushtet. Politikanet dhe diplomatet qe respektojne veten dhe detyren e tyre, vendin e tyre, duhet te gjejne forca te riparojne ate cka nuk eshte mire. Populli shqiptar nuk han bar zoti Grenell. Ai eshte ne gjendje te dalloje te bardhen nga e zeza. Duke ndaluar nje marreveshje te keqe, ne dem te Kosoves, ju zoti Grenell, I jepni vlera te reja besimit dhe dashurise qe shqiptaret kane tek vendi juaj, Amerika. Mos e minoni kete besim dhe miqesi zoti Grenell!
P.S. Kete shkrim ja dedikoj mikut tim, patriotit teper aktiv per ceshtjen kombetare shqiptare, zotit Xhemil Zeqiri, i cili ne nje diskutim me mua sot ne mesanxher, me shqetesimin e tij atdhetar per keto bisedime te qeverise Hoti ne Bruksel dhe Washington, me dha shkendijen per te shkruar kete artikull modest.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...