Home / Lajme / Prometeu njerzimit i ndezi dritën e lirisë!

Prometeu njerzimit i ndezi dritën e lirisë!

Shkruan: Avdi Ibrahimi
Shkenca ka dhënë mendimin se paraardhësi i njeriut ishte majmuni…? Ky relacion i mijëra viteve të mëparshme është që ndanë njeriun nga stadi majmunorë…?!
Me përparimin evolutiv të natyrës kafsha majmun u shndërrua në një botë njerëzore kuptohet me kalimin e mijëvjeçarëve…?!
Stuhit që gjëmuan nga e kaluara, drejt të tanishmës, nuk na lejojnë të harrojmë nga kemi ardhur, dhe nga po shkojmë…!
Kushdo që ecën mbi këtë tokë, provon të ecurit e veçantë të shampanzës, ashtu edhe të Prometeut të madh që i dha zjarrin njeriut!
Që ta them hapur njeriue ka mundësin e zgjedhjës të mbetet lakmitar e primitivë apo të marrë diturit nga e kaluara e Prometeut që i solli dritën njerëzimit…?!
Kjo më zgjon kujtimet sikur këta njerëz primitiv i kishte sjellur në kafaz në anijen e tij Hagenbeku, për fat të keq në trojet shqiptare ky sojë rrugaçësh e hajdutësh mendojnë me bark se koka e tyre e zbrazët nuk funksionon fare, ky soj sorollapi njerëzish të pushtetshëm, vesë të keq i kanë njerëzit e kulturuar të ditur dhe të njerëzishëm i përqeshin e shpifin, në gojë kanë gjithnji për ta pështyrë njeriun, nuk ka rëndësi se cilin…!
Por gjithnji ankimet e tyre janë se njerëzit nuk i kuptojnë sjelljet dhe çfryrjet e tyre arrogante e banditeske…?!
Ashtu kalimthi po mendoja se njeriu nganjëherë gënjehet me lirin e tij mbasi liria radhitet në vargun e ndjenjave të madhërishme për të cilën Prometeu njerëzimit i ndezi dritën e lirisë, dhe kjo dritë lirie u bart nga brezi në prez që nga koha e lashtë pellazge-ilire-shqiptare deri në ditët tona, që për fat të keq kjo liri sot na është vjedhur dhe po mbahet pengë nga pushtetar të korruptuar në mbarë hapsirat shqiptare.
Në Restorantin e kryeqytetit në tavolinën tjetër ku ata janë ulur, të dukej se ndodhëshe para një skene teatrale, ne ishim spektatorët e atij teatri, tek i dëgjonim ata duke bërtitur e bërë pazare për pushtet aty ku mund të zhvatësh pambarimisht paranë publike të shtetit përderisa nuk funksionon për ta ligji e drejtësia, pushtetar të korruptuar lëkundëshin sa majtas e sa djathtas, duke i rënë njëri tjetrit mbi supe dhe u shtohej e qeshura. Nga kjo e qeshur më dukej se do të binte çatia e atij restoratni, nga ato të qeshura, të krijohej përshtypja se do t’u shkyhej fyti, duke i ndarë postet pushtetare përderisa tavolina e tyre ishte e mbushur me lloj-mishrash të pjekur e verëra të shtrenjta zgajte Zot, ata po jetojnë në kurrizin e popullit për shtatë palë qejfe, ndërsa shumica e popullit mezi siguron kafshatën e bukës për familjet e tyre.
Vrojtova gjithçka të tyre qetësisht, ata ishin kater, i pari dëgjohej tek fyente e shpifte njerëz me emra të ndryshëm në veçanti kundërshtarët e tyre politik, i dyti poashtu miratonte sharjet, shpifjet, marrëzirat e të parit, i treti dhe i katërti shtonin edhe më shumë emra në listen e fyerjeve të races njerëzore, që kanë një kultur dhe sjellje tjetër nga e tyre.
Në çastë me shokët që ishim në atë restorant rastësishtë thirrem kamarierin të bënim pagesën dhe donim të largoheshim nga aty. Duke u larguar vështrova këtë marrëzi çmendurie të tyre mendova më vete, ndoshta këta njerëz të pangopshëm zbutën vetëm në kafaz që populli të ndjejë veten në liri pa këta pushtetar të korruptuar e nepotist…!
Disa qytetar dëgjova tek thoshin mjaft kemi vuajtur nga okupimi jugosllavo – serbë…tani pas çlirimit të atdheut, nuk duam shqetësime nga pushtetarë të korruptuar që po abuzojnë pafundësisht pushtetin për vete dhe tarafët e tyre, edhe ne populli duam të jetojmë të lirë dhe me mirëqenie sociale, e jo një grup i vockël pushtëtarësh të nasundojnë që për interesat e tyre personale të shkatërrojnë ardhmërinë tonë që e paguam shumë shtrenjtë me gjakun e bijëve më të mirë të atdheut dhe me sakrifica të panumërta që bëri populli shqiptar kundër pushtuesit jugosllavo-serbë.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...