Home / Opinion / Lirim Gashi – Në spitalet tona po ndodhin vrasje. Po, po vrasje. Prandaj Armend Zemaj është një vrasës pa paramendim!

Lirim Gashi – Në spitalet tona po ndodhin vrasje. Po, po vrasje. Prandaj Armend Zemaj është një vrasës pa paramendim!

Lirim Gashi

Në spitalet tona po ndodhin vrasje.
Po, po vrasje.

Prandaj Armend Zemaj është një vrasës pa paramendim, sepse e udhëheq një resor që nuk e kupton profesionalisht dhe për të cilin nuk ka legjitimitet popullor demokratik, por vetëm legalitet të rrejshëm politik.
Pra, shkarkimi i Qeverisë Kurti në mes të Pandemisë shumë qytetarëve të pafajshëm të këtij vendi ua mori dhe po ua merr jetët dhjetëfish më shumë sesa Covid

Sa shpesh duhet të keni marrëdhënie në bazë të moshës? E zbulon studimi
Ja çfarë kishte thënë ushtari i vrarë i UCK-së, i vrarë sot, Qerim Kelmendi, për vrasjen e Ilir Konushevcit
Sepse në pushtet u rikthyen pazargjinjtë me poste, jetë, vullnet dhe dinjitet njerëzish, si dhe tendere, privilegje, monedha, imobilie dhe territore.
Ose edhe më detajisht në pushtet u rikthyen përmes pazareve politike pazargjinjtë (tregtaret) që i keqpërdorin postet politike dhe publike për të bërë tregti me pronën publike, territorin e shtetit, si dhe jetët dhe dinjitetin e njerëzve.

Kjo do të dëshmohet se shpejti edhe me fakte të pakontestueshme.
Sot mjekët tanë të stërlodhur dhe degraduar shpirtërisht e moralisht, dhe jo sa duhet të honoruar materialisht, në mungesë të kushteve elementare për mjekësi moderne dhe humane po i shtrijnë pacientët me Covid 19 në të njëjtat dhoma me pacientët pa Covid.
Në këtë mënyrë prej shpëtuesve të jetës së njerëzve (ashtu siç e kanë dhënë betimin) , ata po shndërrohen në vrasës gjakftohtë.
Sepse e kanë humbur çdo sens dhe ndjesi për vlera e mirësi.
Mirëpo ata janë në fakt më së paku fajtor për situatën në këtë vend ku politika ka dështuar në çdo element.
Se çka do të thotë kjo në kuptimin mjekësor (unë si laik i kësaj lëmie edhe pse goxha mirë i informuar) nuk dua të flas.

Por imagjinojeni këtë situatë:
Çka mund t’i ndodh një pacienti që vuan nga një sëmundje e rëndë siç është kanceri, diabeti apo hepatiti B nëse infektohet me Covid 19?
Ashiqare vdekja.
Dhe kjo po ndodh në Kosovë ku vlerat si humanizmi, etika, morali, kultura, edukata, përgjegjësia dhe llogaridhënia janë masakruar nga pushtetet e pasluftës.
Pra pushtetet e pasluftës jo vetëm që e kanë masakruar këtë popull dhe vend materialisht, por edhe shpirtërisht.
Sepse t’ia masakrosh popullit vlerat e t’ia mbjellësh dhe përhapesh anti vlerat, do të thotë ta shndërrosh në mumie.
Dhe çka pritet prej një mumie?
Asgjë.

Përndryshe ky popull që nuk ka më asgjë për të humbur nuk do të qëndronte duarkryq dhe indiferent ndaj realitetit të trishtë, por do të dilte në rrugë dhe kërkonte përgjegjësi e llogari prej atyre që e kanë sjellë në këtë derexhe.

Ose së paku familjarët që i kanë humbur me të dashurit e tyre përmes keqtrajtimit dhe keq-terapimit mjekësor do të dilnin në rrugë për të kërkuar sqarim dhe drejtësi.
Edhe ashtu po ankohen për çdo ditë në rrjetet sociale për mënyrën mizore të keqtrajtimit dhe keq-terapimin të më të dashurve të tyre që e kanë humbur jetën.
Por çuditërisht edhe atyre po u mjafton shfryrja e mllefit në rrjetet sociale për ta vazhduar pa ndërgjegje të keqe jetën normale.

Çka do të thotë kjo?
Kjo do të thotë se njerëzit janë mësuar dhe pajtuar me të keqen dhe të këqijtë, prandaj po bashkëjetojnë me të dhe ta si me komshinjtë.
Kjo është dëshmi që janë shndërruar në mumie apo njerëz të vdekur për se gjalli, të cilët për asgjë të mirë nuk i merr malli.

Lajmin që pacientët pa Covid po shtrihen pranë pacientëve me Covid 19 ma kanë konfirmuar privatisht disa mjekë që punojnë në këto spitale, por edhe disa infermierë të zakonshëm të cilët po e ndjejnë vetën si bashk-vrasës për shkak të krimit të kolegëve të tyre të pashpirt.
Mirëpo për shkak të frikës nga humbja e vendit të punës nuk po i publikojnë faktet, por po i ndajnë me gazetarë, të cilët po i lusin për të mos ua përmendur emrat.
Sepse jo vetëm që kanë frikë nga humbja e vendit të punës por edhe nga hakmarrja, ndëshkimi dhe linçimi

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...