Home / Opinion / Hashim, pse e lirove nga burgu dëshmitarin e Astrit Deharit?

Hashim, pse e lirove nga burgu dëshmitarin e Astrit Deharit?

 Shkruan; Faton Mehmeti
Rasti i Astrit Deharit, ende vazhdon të mbetet plagë për shoqërinë e Kosovës, mes raportit zyrtar që e cilëson vetëvrasje, dhe shumë personave që e vlerësojnë vrasje politike.
Në gjykimin tim ky rast kurrë s’do zbardhet ashtu siç duhet dhe e meriton, edhe për shkak të ndikimeve politike. Ky rast që herë pas herë ndizet kur kemi ndonjë zhvillim që e prek direkt apo indirekt këtë rast.
Së fundi, presidenti Hashim Thaçi duke shfrytëzuar të drejtën e tij Kushtetuese, fali një të dënuar për vrasje të dyfishtë, Luz Allaku, i dënuar me 15 vjet në total. Për më tepër se Luz Allaku është dëshmitar akoma në procesin hetimor për rastin e Astrit Deharit.
Pikërisht për këtë shkak edhe ka ngjallur shumë reagime një veprim i tillë, s’ka mundësi që presidenti të fal dikë pa e ditur biografinë e tij, dhe sigurisht se Thaçi e dinte se Allaku është dëshmitar në procesin “Dehari”, prandaj na lind e drejta të mendojmë se lirimi i tij ka të bëjë direkt me këtë rast.
Ka shumë persona të tjerë që vuajnë dënimet për gjëra më të vogla, dhe të cilat zakonisht falen nga presidentet, por jo dikush që është i dënuar me 15 vjet burg.
Me lirimin e tij nga burgu Thaçi i dërgoj mesazh të qartë Allakut “mbylle gojën”, në vazhdim të procesit në rastin e Astrit Deharit do të shohim kur të paraqitet Allaku, që sigurisht se do të thotë “se nuk di asgjë”.
Ky është çmimi që duhet të paguaj për lirimin nga burgu, njeriu që sot është i lirë me urdhër falje nga presidenti. Derisa dy shokët që ishin në dhomë më Astriti nuk jetojnë më, po mundohet që në forma dhe mënyra të ndryshme edhe ca dëshmitarë që kanë mbetur tu mbyllet goja, kështu që ky rast do mbetet kurrë pa e parë të vërtetën, e cila nuk është kjo që pasqyrohet në raporte zyrtarë si vetëvrasje.
Familja Dehari po vritet për së dyti në rastin e Astriti, duke mos nxjerr në pah të vërtetën, të cilën e kërkojnë tash e sa vite. Duket si dikujt po i pengon e vërteta, andaj po përdorin forma dhe mënyra të ndryshme për të penguar.
Në një vend normal, një president të bënte veprime të tilla, do ishe shkarkuar dhe ndjekur nga drejtësia, por këtu nuk ndodh, në një shtet të kapur e vërteta vritet.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...