Home / Opinion / Ideologët mjaullitës!

Ideologët mjaullitës!

Shkruan;  Medai Shaholli
Konkluzione të qarta dhe bindëse mund të nxirren pas tri dekada të mashtrimit të madh me popullin shqiptar në MV.
Në ndryshimet kushtetuese kasta jonë politike ka pranuar ta nënshkruaj aktin e madh të tradhtisë kombëtare me statusin denigrues për shqiptarët si bashkësi etnike e 20% dhe si popull nomad pa gjuhë dhe identitet.
Veçoritë dalluese të një kombi janë gjuha dhe flamuri elemente që përcaktojnë identitetin kombëtar. Le të shohim sesi përfaqësohen elementet tona kombëtare si gjuha dhe flamuri në trojet e Ilirisë së lashtë tani në të ashtuquajturën MV.
Ligji themeltar i shtetit nuk e njeh gjuhën shqipe por i referohet bashkësisë së shifrave që përbën ai etnitet. MO e sanksionoi këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit shqiptar ku banda e kusarëve që përfaqëson klasën tonë politike e proklamuan si fitore historike. E drejta e arsimimit superior në gjuhën shqipe nuk është sanksionuar me ligj por tolerohet.
Dimensionet e flamurit kombëtar shqiptar janë përcaktuar të jenë në përpjestim 3/1 më të vogël se ai i ”dërzhavës”!
Atëherë cilat janë ato të drejta dhe avancime që paskësh bërë kjo bandë kusarësh për shqiptarët që nuk i kanë turqit, vllehët, serbët dhe evgjitët në këto tri dekada të shkërdhatokracisë sllavo-maqedone në MV?
Jemi këtu ku jemi për shkak të aftësisë së tyre mashtruese ( klasës sonë politike) që kanë arritur të na gënjejnë për tri dekada duke mos i ndëshkuar asnjëherë por përkundrazi, i kemi votuar dhe mbajtur në pushtet pa kërkuar llogari këtë kastë kusarësh që kanë parë vetëm interesat e tyre.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...