Home / Opinion / ASNJË KOMB NUK MUND TË KATANDISET SI SHQIPTARËT SOT, NËSE UDHËHIQET NGA DIJETARË E ATDHETARË TË DËSHMUAR, JO NGA MERCENARË TË HUAJ

ASNJË KOMB NUK MUND TË KATANDISET SI SHQIPTARËT SOT, NËSE UDHËHIQET NGA DIJETARË E ATDHETARË TË DËSHMUAR, JO NGA MERCENARË TË HUAJ

Faktori politik shqiptar i sotëm, një shembull i keq në historinë tonë
(Ja pse 30-40 milionë shqiptarë mund të sundohen, poshtërohen dhe masakrohen nga shtete dhe popuj shumëfish më të vegjël.)
Nuk është aspak çudi pse faktori politik shqiptar në Maqedoni asnjëherë nuk bëhet bashkë për interesa të përgjithshme e madhore, përderisa as faktori politik në Tiranë dhe në Prishtinë nuk është i bashkuar për interesa madhore shtetërore dhe kombëtare.
Kjo sëmundje i ka ndjekur shqiptarët gati gjithmonë në historinë e tij, që nga periudha e lashtë ilire, prandaj edhe janë copëtuar trojet e tyre, janë rrënuar lehtë mbretëritë e fiseve Ilire, duke u pushtuar dhe sunduar lehtësisht nga të huajit.
Vetëm një periudhë të lavdishme kemi ne shqiptarët, atë të Rilindjes Kombëtare, e cila duhet të studiohet dhe mësohet gjithmonë, që nga entet parashkollore deri në nivele akademike.
Kjo periudhë, me vlerat që ka krijuar dha lënë trashëgim për brezat e ardhshëm duhet të jetë mësimi dhe shembulli më i mirë si të mendojnë dhe veprojnë elitat politike dhe intelektuale edhe sot dhe në të ardhmen.
Vetëm në periudhën e lavdishme të Rilindje Kombëtare shqiptarët kanë ditur ta bashkojnë dijen dhe forcën dhe kapitalin, pendën dhe armën për lirinë e tij, krijimin e shtetit dhe përparimin e kombit.
Paramendoni, në këtë frymë të veprojnë edhe sot shqiptarët, pa dallim të përkatësisë krahinore, fetare apo vendit ku jetojnë!
Nëse para një shekulli e gjysmë kanë ditur shqiptarët të bashkohen dhe veprojnë si një komb i vetëm, me një gjuhë, një besë e një flamur, nga Kontandinia, Aleksandria, Bukureshti, Sofja, Athina, Selaniku, Kalabria e Sicilia, nga Evropa dhe Amerika e largët, bashkë me shqiptarët vendës në të gjitha krahinat dhe qytetet, pse kjo nuk mund të realizohet sot?! Përgjigjen mund ta gjejmë tepër lehtë!
(23.VIII.2020)

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...