Tensionet në mes partnerëve të koalicionit LDK-AAK janë duke u intensifikuar.

Krerët e të dy partive ditëve të fundit kanë shprehur hapur kundërshtimet ndaj njëri-tjetrit. Për të treguar se koalicioni qeverisës është në pikëpyetje është edhe kërkesa e fundit e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj për të marrë karrigen e të parit të shtetit.

Ai madje kushtëzoi hapur partinë e Isa Mustafës, duke thënë se në rast se nuk merr postin e Presidentit, koalicioni do të prishet. E një media vendore sot ka raportuar se LDK-ja megjithatë e ka një plan ‘B’ për krejt këtë situatë. Është raportuar se LDK-ja është e gatshme që postin e Presidentit t’ia ofrojë Partisë Demokratike të Kosovës, e bashkë me të edhe 5 ministri. Por kreu i LDK-së Isa Mustafa i ka hedhur poshtë këto raportime.

Presidenti është në mandatin Kushtetues”, tha Mustafa. Se koalicioni qeverisës ka mospajtime të thella, pothuajse në secilën çështje, dëshmohet edhe në deklarimet e ministres së Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla e cila po qëndron në Washington.

Ajo nga atje ka thënë se pa praninë e SHBA-ve nuk ka marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Në anën tjetër, Isa Mustafa ka ritheksuar se është kryeministri i vendit ai i cili e drejton dialogun dhe se vetëm deklaratat e tij do t’i pranonte si të mirëqena.

“Dialogun e drejton Kryeministri dhe për mua vetëm deklaratat e tij shprehin qëndrimin zyrtar shtetëror te Kosovës.”, tha Mustafa

Kujtojmë se mospajtimet në koalicionin LDK-AAK nisën me kritikat e Ramush Haradinajt ndaj Avdullah Hotit për çështjen e dialogut.

Ai e pati goditur kryeministrin se nuk e mori ministrin e Drejtësisë Selim Selmin, (i cili vjen nga AAK-ja) në takimin e Brukselit me Vuçiqin.