Home / Të ndryshme / PESHA E DHEMBJES

PESHA E DHEMBJES

Një lirikë – perlë dhembjesh dhe malli për humbjen tragjike të bijve të tij, por njëkohësisht edhe një krenari që i pati dhe u bënë Yje të Lirisë
Se kildebilledet
AVNI DEHARI
(Bijve të mi, që humbën jetën
në rrethana të errëta:
Arbënori më 2014 dhe
Astriti më 2016)
Atdheu dhe alfabeti
Kurorë nderi vunë shkronjën A.
Për hapat drejt agimeve të purpurta,
A-ja brerore edhe në emrat Tuaj!
E rëndë dhembja,
Sa pesha e Alpeve Shqiptare,
Sa dheu i gjakut tonë!
I thellë hidhërimi,
Sa thellësia e Adriatikut,
E Jonit valëshumë,
E oqeanit pa fund!
Krahëhapur bujaria,
Si fushat e gjera,
Si rrafshnaltat e bjeshkëve,
Si shqiponja jonë e shenjtë
Në qiellin e paanë!
Hijerëndë trimëria,
Si pyjet e dendura!
Si Moti i Madh
Në oqeanin e kujtesës sonë!
E lartë krenaria,
Sa kreshtat e Sharrit,
Sa kupa e qiellit mbi tonin Atdhe!
Det i trazuar pikëllimi,
Përplot valë ngushëlluese, përplot valë freskie
Cep më cep zemërdhembshurës sonë,
Për Ju që hodhët
Me shkronjën e parë të ATDHEUT!
AVNI DEHARI
Prishtinë, 11. 9. 2019

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...