Home / Opinion / E kam një pyetje: A ka kush që e shtin në karantinë Lutfi Hazirin, – me hirë apo pa hirë, këtë “tallava-politikan” të Kosovës?

E kam një pyetje: A ka kush që e shtin në karantinë Lutfi Hazirin, – me hirë apo pa hirë, këtë “tallava-politikan” të Kosovës?

Sikur të mos ishte Kosova e pavarur (madje vend multietnik, si vlerë bashkëkohore), ky dhëmbëpalarë në politikë vazhdon t’ia bëjë argatin Serbisë dhe kolonës së saj të pesë në “Arnautlluk”, duke e përfshirë tashmë Presidentin e akuzuar nga Haga për vrasje (që pavarësisht se nuk duam që të dëshmohen të vërteta, ai megjithatë akuzohet), Kryeministrin zgjatan të Shqipërisë, Baton Haxhiun dhe disa mshefaqok të tjerë. Edhe pas vendimit historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që e shpallë të vlefshme pavarësinë e Kosovës, kori i të humburve tanë, vazhdon ta kryej punën zëdhënëse të Serbisë së Aleksandër Vuçiç, duke mos e pranuar si realitet faktik shtetin e pavarur të Kosovës sonë. Shteti i Kosovës ekziston. Ai është njohur nga së paku 100 vende të botës si dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Edhe sikur atë ta kishte njohur vetëm Një shtet i kësaj bote, vendimi i 22 korrikut 2010 i Gjykatës së Drejtësisë e ka legjitimuar përfundimisht pavarësinë e Kosovës. Kosova është vend që e ka Kushtetutën e saj si dhe institucionet e saj të pavarura e legjitime, e jo vend që bazohet në Kushtetutën e Serbisë, që e parasheh atë si pjesë të saj.
Lutfi Hazirit të Gjilanit dhe kësaj “lukunie” që i përkrah mendimet e këtilla, nuk i bënë përshtypje vetlëndimi që ia shkakton vendit të vet, por flet pallavra për “kufirin” në Ristovc me Serbinë …
Mos i mitizo serbët, Lufti Gjilani. Ata janë e duhet të mbesin vetëm njerëz, si gjithë të tjerët. Punë e madhe që serbët e veriut të vendit tonë nuk e njihkan (me zemër) shtetin e Kosovës. As Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e njohin (dhe as e ndjejnë) shtetin e Serbisë, por realiteti është realitet që duhet jetuar e jo fantazuar.
Kosova dhe organet legjitime të saj e kanë vetëm një obligim parësor, mbrojtjen e KUFINJVE të shtetit, në bazë të Kushtetutës së vitit 1974, që u mor për bazë për Shpalljen e pavarësisë së mbështetur në Pakon Ahtisari. As më pak e as më shumë.
Andaj, leri poshtërsitë dhe gënjeshtrat propagandistike proserbe, qoftë edhe nëse i bënë në mënyrë të pavetëdijshme, Lutfi Haziri. Mos gënje e fantazo si Hashim Thaci, që na krypi tuj na gënjye, se “edhe do ta marrim Luginën e Preshevës, edhe do ta mbajmë veriun”. Mos të ishin mendime idioteske, të shqiptuara për ti qitur hi syve nje populli të tërë, do të mund të thuhej se janë mendime qesharake, shprehje të ca rrugacëve, që për fat të keq flasin nga pozita partiake e shtetërore.
Kthehuni nga vlerat e botës demokratike,-bashkëkohore, në mënyrë që të njejtat të drejta (universale) që do t’i kenë serbët në Kosovë, të njejtat të drejta t’i kenë edhe Shqiptarët e Luginës së Preshevës, apo banorët e Sanxhakut.
Të tjerat as ti e as Hashim Thaci me “xhirafën” Edi Rama nuk i dini e as i kuptoni, pasi planet dhe programet serbomëdha janë shumë më të thella e mirëmenduara në kuptimin gjeostrategjik, meqenëse pas tyre qëndron SANU nga Beogradi, që nuk merret me gjepura e gjëra periferike e humoristike, si ASHAK-u ynë!
Pastaj, Aleksandër Vuçiç, së paku për dy centimetra është më i gjatë se sa “xhirafa” e Shqipërisë.
Nëse është ky ndonjë argument.?
Albanci shvatili šta moraju da urade, ali onda su izneli najluđu ideju za Kosovo!

About admin

x

Check Also

Goxhaj e Zeqiri në Televizioni ALPO TV – Gjirokastë

ALPO Tv: Të nderuar teleshikues mirë se erdhët në emisonin e radhës ...